PE miraton Rezolutën për Shqipërinë mbi dhënien e statusit të vendit kandidat

53

vuljanicKomisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka miratuar Rezoltën për Shqipërinë për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Rezoluta mori 49 vota pro dhe një abstenim.  Europarlamentarët diskutuan para miratimit në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria për tu integruar.  Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikola Vuljaniç theksoi se qeverise i është kërkuar të bashkëpunojë me opozitën për integrimin.

“Qeverisë i është kërkuar të bashkëpunojë më opozitën. Qeveria e vjetër pati një trazicion paqësor. Kemi një opozitë që pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kam një parandjenjë se e gjithë kjo procedurë të jep idenë se statusi u vonua vetëm që të vinte në pushtet një qeveri tjetër. Grupi socialist duhet të punojë më shumë. Do të ketë bashkëpunim deri në rezolutën përfundimtare”, u shpreh Vuljaniç.

Ndërsa eurodeputeti, Volfgang Grossruck deklaroi se, ka vota pro dhe kundër kësaj rezolute.  I është kërkuar që qeveria të bashkëpunojë më opozitën dhe qeveria e vjetër bëri një kalim normal të pushtetit. Edhe kjo duhet të përmendet. Opozita pranoi humbjen në zgjedhje, pasi ky ishte fakti që Shqipëria e humbi vitin e kaluar statusin. Kjo duhet të përmdendet, pasi nuk duhet dhënë ideja që u prit për tu ndryshuar qeveria dhe Shqipërisë ti jepej statusi i vendi kandidat”, tha ai.

Në mbështetje të propozimit të Komisionit Europian, rezoluta “i bëri thirrje Këshillit, të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin kandidat”.