Tre ministra të kabinetit “Rama” në Hollandë para marrjes së statusit

ministrat-510x339Ndërsa mbeten vetëm 6 ditë përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE për marrjen e vendimit për statusin e Shqipërisë, tre ministra të kabinetit “Rama” ndodhen në Hollandë për një vizitë të rëndësishme zyrtare.

Në Hollandë, i cili konsiderohet si shtet ndër më striktët apo më skeptikët në qëndrimin e tij në lidhje me proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ministrja, Gjosha do të  zhvillojë sot një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të këtij shteti. Takimi i parë  është planifikuar me Këshilltaren e Kryeministrit  Lesleyd’Huy.  Në vijim do të zhvillohet  një takim në Senat me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Europiane.

Së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, do të dëshmohet përreformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, do të raportojnë dhe dëshmojnë për reformat e ndërmarra deri tani si dhe planin konkret të masave që qeveria po vë në zbatim për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni, duke u përqendruar sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë vizitës në Hollandë, ministrat do të marrin pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështje të Bashkimit Europian, ku do të tregojnë konkretisht punën e qeverisë, si dhe vullnetin e vizionin e saj , ku procesi iintegrimit mbetet një nga prioritetet më madhore. Qëllimi i kësaj vizite, veç dëshmisë reale për progresin që ka bërë vendi është edhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë,mjaft i rëndësishëm në një kohë kur vetëm pak ditë na ndajnë nga vendimi për statusin.

Gjatë  turit të takimeve të zhvilluara në Francë, Bruksel, Suedi dhe  shtete të tjera, delegacioni shqiptar i ministrave ka marrë vlerësime mjaft pozitive, çka shpresohet të ndodhë edhe në këtë  vizitë.

RTSH, si t’ia kthejmë publikut*

alfred peza1Alfred Peza 

Shqipëria NUK ka sot “de facto” një transmetues publik. Një radio-televizion që ti shërbejë nevojave dhe interesave të pronarit të saj të vërtetë: Qytetarëve të kësaj Republike. Ai që ne sot e njohim si Radio Televizioni Publik Shqiptar, nuk është gjë tjetër, veçse një institucion që i ngjan asaj lopës që ushqehet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, por qumështin dhe nën produketet e saj, i përfitojnë vetëm lidershipi i qeverive të radhës dhe disa nga drejtuesit kryesorë të institucionit. Kështu ka qenë dhe kështu është ende edhe sot, pas plot 23 vjetësh pluralizëm në këtë vend.
E gjithë bota e pas luftës së ftohtë është transformuar, ku më shumë e ku më pak, duke iu përshtatur rregullave të ekonomisë së tregut. Vetëm këtu në Shqipëri, mund të gjesh ende një institucion monist, që ushqehet me paratë e taksave kapitaliste. Funksionimi i të cilit buron nga Parlamenti pluralist, i një shteti me ekonomi tregu dhe e një vendi që po merr statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Kjo korporatë e çuditshme quhet Radio Televizioni Shqiptar.
Transmetuesi ynë publik është punëdhënësi më i madh në Shqipëri, me mbi 1 000 punonjës, por me rendimentin më të ulët. Pasi shikueshmëria e tij është në kufijtë e 2-3 përqindëshit të totalit të tortës së shikueshmërisë së televizioneve. Megjithëse me kapitale që vlerësohen në mbi 1 miliardë euro dhe me histori mbi gjysëm shekullore, ky transmetues sot konkurohet në treg nga të gjitha radiot dhe televizionet private me histori 10- 15 vjeçare, e deri tek çdo kioskë mediatike një dhomë e kuzhinë, që kanë mbirë ngado.
Dikur ëndrra e çdo shqiptari për të dalë qoftë edhe një herë në ekranin e tij, sot turpi ynë kolektiv. Dikur ëndrra e çdo gazetari, e çdo të riu apo të reje që synonte gazetarinë, sot zgjedhja e tyre e fundit profesionale.
– Ç’farë duhet bërë me një institucion që ka 1 miliardë euro asete?
– Që e fillon 1 janarin e çdo viti me 10 milionë euro buxhet fillestar në arkë?
– Që ka të punësuar mbi 1 000 njerëz?
– Që ka shtrirjen më të madhe të sinjalit televiziv në një vend thellësisht malor si yni?
– DHE që ka arkivën filmike më të pasur në historinë e këtij vendi?
Sigurisht që ai duhet reformuar, mendojnë të gjithë. Por, ç’farë konsiderohet rëndom reformë në këtë vend? Aq më tepër sa herë që ka rrotacione pushteti si ky që realizuam pas zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti? Ndryshim i ca drejtuesve të zgjedhur nga një mazhorancë e djeshme, me disa të tjerë të zgjedhur nga mazhoranca e re që unë përfaqësoj sot? Vetëm ndryshim të kuajve të karrocës, për shkak edhe të ligjit, për të zëvendësuar anëtarët e vjetër të Këshillit Drejtues të RTSH me anëtarë të rinj? Kryetarin e këtij këshilli me një tjetër? Dhe drejtorin e përgjithshëm aktual me një drejtor të ri?
JO.
Eshtë koha për të reformuar thellësisht njëherë e përgjithmonë Radio Televizionin Shqiptar. Për tia rikthyer njëherë e përgjithmonë, pronarit të saj të vërtetë: Publikut shqiptar. Shpreh vullnetin e mazhorancës qeverisëse që përfaqësoj, se: Qeveria e Edi Ramës dhe mazhoranca e majtë që qeveris sot Shqipërinë, nuk kanë as më të voglën dëshirë dhe vullnet për të bërë në vijimësi me RTSH, atë që kanë bërë qeveritë dhe mazhorancat e derisotme. Ne shprehim angazhimin tonë të plotë, për të reformuar thellësisht, njëherë e përgjithmonë transmetuesin publik shqiptar. Për ta transformuar atë cilësisht ndryshe nga ana profesionale, strukturore, teknike dhe ligjore po qe nevoja. Si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Për ta futur njëherë e përgjithmonë edhe këtë institucion, në rrugën e pakthyeshme të shndërrimit në një nga instrumentet kryesore në dobi të opinionit publik shqiptar, si të gjitha mediat publike në shoqëritë e zhvilluara të epokës sonë.
Ne duhet të synojmë të shndërrojmë TVSH në garanten e sistemit të vlerave mediatike, vlerave tona kombëtare dhe profesionalizimit. Rregullatore të balancave në tregun e transmetimeve në përgjithësi dhe operatorëve televizive privatë në veçanti. Rruga drejt këtij objektivi, nuk do të jetë e thjeshtë. Përpara nesh ka shumë pengesa për të kapërcyer, mentalitete për të tejkaluar, interesa për të anashkaluar dhe kohë të humbur për të rikuperuar.
Një gjë është e sigurtë. Se kjo reformë nuk mund të realizohet as me terapi shoku, as me orën zero, as me skenarë grekë dhe as me shkopin magjik. Por, me durim, me profesionalizëm, me sa më pak dhimbje, por mbi të gjitha me vizion. Nëpërmjet një platforme gjithëpërfshirëse, projekti të qartë dhe strategjie që arrin të harmonizojë vlerat më të mira të së shkuarës dhe nevojave më të mëdha të së ardhmes.
Kjo reformë duhet të arrijë që ti afrojë qytetarëve shqiptarë, një transmetues publik sa më profesional, sa më të balancuar për informimin dhe argëtimin e tyre. Për ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe ecurinë e rrugëtimit tonë integrues. Një mundësi për të rirregulluar njëherë e përgjithmonë balancat e shprishura në tregun mediatik shqiptar. Vetëm në këtë mënyrë, militantizmi, klientelizmi, parcelizimi dhe dilitantizmi i sotëm do të zëvendësohen nesër, me magjinë e marrëdhënieve të kërkesë- ofertës së tregut. Mbi bazën e cilësisë, shikueshmërisë, vlerave dhe nevojave të opinionit publik shqiptar.
Modelet që ne mund të ndjekim për ta realizuar këtë reformë janë të shumta. Si në perendim ashtu edhe në ish lindjen komuniste. Ato mund të jenë një pasqyrë ku ne mund të shohim të ardhmen e RTSH. Një paqyrë që nuk duhet të na bëjë gjithësesi që ne të humbim vlerat, traditën, veçoritë dhe specifikat tona. Dixhitalizimi i transmetimeve radiotelevizive në Shqipëri deri në mesin e 2015, përveçse një proces detyrues në përpjekjet tona për përafrimin me Bashkimin Europian, është edhe një mundësi e artë, për të krijuar më shumë hapësira për transmetimet tona publike.
Sipas mendimit tim krejt personal, i zhveshur nga kostumi i deputetit të PS, por thjeshtë si ish gazetar televiziv mendoj se:
Kjo duhet të na çojë drejt ruajtjes së RTSH si një institucion me vlera të pacënuara mediatike mbarëkombëtare shqiptare. Duke i lënë hapësirë shfrytëzimit të kanaleve të tjera publike, për të plotësuar nga ana editoriale, nevojat e realitetit tonë politik dhe pluralist. Që do të thotë se RTSH në kanalin e pare qe ka patur dhe ka sot duhet ruajtur edhe net ë ardhmen. Por duke u reformuar plotesisht për të patur vlerat e paanësisë së plotë profesionale në transmetimet publike mbarëkombëtare shqiptare.
Ndërsa një kanal i dytë dhe një kanal i tretë i televizionit publik shqiptar, mund ti kenë të orientuara politikat e tyre editoriale, drejt pasqyrimit të qëndrimeve politike në interest ë publikut, njëra pranë mazhorancës dhe tjetra pranë opozitës. Duke krijuar në këtë mënyrë, jo një ekran të vetëm, por një buqetë transmetuesish publikë. Ku të harmonizohen pa interferuar tek njëra- tjetra, vlerat më të mira profesionale dhe pluraliste.
E gjitha kjo, duke menaxhuar shumë herë më mirë se deri më sot pasuritë, burimet teknike dhe financiare të transmetuesit publik. Pa patur nevojën e investimeve te reja të paparashikuara dhe duke mos ngritur asnjë lek, taksën që qytetarët e këtij vendi, paguajnë sot për aparatin televiziv. Kjo mbetet një çështje për tu diskutuar edhe përtej kësaj tryeze. Pasi vendimarrja për çështje të tilla, përveç të tjerash, kërkon edhe një vullnet të plotë dhe një pakt të madh politik mes mazhorancës dhe opozitës.
Pjesë e kësaj nevoje për një reformë të thellë, mund të jenë paralelisht, edhe kultivimi i kulturës së matjes së audiencave radiotelevizive, sondazheve dhe exit poll-eve, publikimit të detyrueshëm të tirazheve të gazetave dhe revistave, etj. Si një mundësi për të rritur transparencën, konkurencën reale në treg dhe për të rritur presionin pozitiv mbi mbi ligjvënësit, qeverisjen e vendit dhe politikbërësit në përgjithësi.
Eshtë nevojë urgjente që paralel me ndryshimin e drejtuesve të RTSH, të përgatitet një kornizë, një platformë apo një program remormash orientuese dhe detyruese për zbatim. Në mënyrë që ekipi i ri drejtues, që zgjidhet në fillim të vitit të ri, ta ketë në dorë, si një busull orientuese në rrugën e tyre të re. Një rrugë e gjatë pa kthim, drejt reformimit të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Deri në shndërrimin e tij të plotë, nga pronë e elitës qeverisëse të radhës, në pasuri të përbashkët të publikut shqiptar.

* Fjala e mbajtur sot në tryezën e organizuar nga OSBE për reformimin e transmetuesit publik shqiptar.

Hagel arrin në Pakistan për biseda me Sharifin

chucs hagelSerketari Amerikan i Mbrojtjës Chuck Hagel ka arritur në Pakistan, ndërsa gjatë ditës pritet të takohet me kryeministrin Navaz Sharif dhe zyrtarët e tjerë.

Pentagoni thotë se Hagel do të flasë me zyrtarët e atjeshëm për kërcënime e përbashkëta dhe promovimi i stabilitetit rajonal me Afganistanin fqinj.

Vizita e Hagel vjen në kohën kur raportet mes dy vendeve janë të tensionuara, për shkak të sulmeve të fluturave amerikane pa pilot në brendësi të Pakistanit.

Sharif është takuar me presidentin amerikan Barack Obama në fund të tetorit.

Robert Gates është sekretari i fundit i mbrojtjes që ka vizituar Pakistanin, dhe atë tri vjet më parë.

Hagel shkon në Pakistan pas vizitës që i bëri Afganistanit, ku takoi trupat amerikane, ndërsa refuzoi që të takohet me presidentin Hamid Karzai, i cili ka nevrikosur zyrtarët amerikan me refuzimin e tij që të nënshkruaj një marrëveshje bilaterale për sigurinë në këtë shtet, para fundit të këtij viti.

Komisioni për Integrimin kalon me 6 pro dhe 2 kundër ndryshimet në projektligj

komisioni per integrim europianKomisioni për Integrimin Europian  ka diskutuar sot për projektligjin”Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Në këtë diskutim, drejtues të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët merrnin pjesë në komision kanë kërkuar nga deputetët miratimin e projektligjit, çka sjell edhe rritjen e luftës ndaj korrupsionit. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndryshimet e bëra më parë në Kodin e Procedurës Penale nuk kanë dhënë rezulatet e pritura.

“Gjatë hartimit të projektligjit ka pasur qëndrime të ndryshme. Ne jemi të hapur edhe tani për qasje të reja për projektligjin. Objektivi ynë është lufta kundër korrupsionit dhe ndryshimet e para të bëra në Kodin e Procedurës Penale apo ligjet e tjera nuk kanë dhënë rezultate”, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është shprehur se kjonismë forcon luftën kundër korrupsionit dhe se është në përputhje të plotë me me legjislacionin e BE-së.

“Nisma forcon luftën kundër korrupsionit, është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.  Duhet të dakortësohet projektligji”, u shpreh Ruçi

Tregu i sigurimeve, bie kërkesa me 10.5 %

makinatTregu i sigurimeve u ul me 10.51% gjatë periudhës janar- tetor 2013. Vlera e veprimeve të shkruara bruto në këtë periudhë arriti rreth 6.61 miliardë lekë. Kjo u shoqërua edhe me ulje të numrit të policave të sigurimit me rreth 4.16% duke arritur në 831,282 polica. Një tjetër tregues i ecurisë së tregut, dëmet e paguara bruto, në total, rregjistruan një rritje me 1.88% në krahasim me janar-tetor 2012. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1.92 miliardë lekë, apo 82.55% të totalit të dëmeve të paguara bruto. Sigurimi i Jo-Jetës u ul me 12.85% gjatë periudhës janar- tetor 2013, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë e një viti më parë. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik vlerësohen të kenë arritur vlerën rreth 3.03 miliardë lekë gjatë periudhës janar-tetor 2013, duke shënuar një ulje prej 17.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurimi i detyrueshëm motorik gjatë periudhës raportuese përbën 46% të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës. Ndër klasat e tjera kryesore të sigurimit të Jo-Jetës veçohen: zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë të cilat zunë 22.81% të tregut të Jo-Jetës; sigurimi i aksidenteve, sigurimi i shëndetit dhe sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme të cilat së bashku zunë 13.89% të tregut të Jo-Jetës. Sigurimi i Jetës u rrit me 9.57% krahasuar me janar-tetor të vitit 2012. Pjesa më e madhe e primeve të shkruara bruto i përket sigurimit “Jetë debitori” dhe përbën 64.26% të sigurimit të Jetës.

Rama heq mëdyshjet për taksat: Do paguajë më shumë ai që fiton më shumë

edi rama 2Kryeministri Edi Rama u ka dhënë fund të gjitha dilemave: Shqiptarët do ti nënshtrohen taksimit progresiv, por realist. Në një takim me studentë dhe gjimnazistë të ekselencës, Rama tha se shqiptarët do ti nënshtrohen një taksimi të drejtë dhe të ndershëm për të gjithë. Por Kryeministri ka lënë ende mister vlerën e taksimit për çdo kategori, ndërsa ka rrëzuar si të pavërteta të gjitha tabelat e publikuara në media ditët e fundit.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë Rama veç sfidave e problemeve të ekonomisë ka analizuar probleme të drejtësisë, arsimit, deri te çështje të jetës së përditshme.

Rama garantoi se Qeveria do të jetë gjithmonë në mbrojtje të studentëve. Kreu i qeverisë tha se kabineti i tij do ta çojë përpara praktikën e ndjekur nga qeveria paraardhëse për mbështetje me bursa të maturantëve ekselentë që zgjedhin universitetet europiane për të studiuar.

“Ekselenca meriton respekt. Ata meritojnë mirënjohjen dhe respektin e gjithë shoqërisë. Dëshira jonë është që një program në mbështetje të tyre të realizohet edhe në vijim.Ka patur një praktikë të tillë, dhe ne duam që ta mbajmë jo vetëm gjallë por edhe ta çojmë më tutje, duke bërë të mundur që ata që vërtete e meritojnë, që mundohen dhe sakrifikojnë gjatë viteve, dhe marrin përmes mundit të tyre mundësinë për të studiuar më tutje në universitete të huaja dhe nuk e kanë mundësinë ekonomike, do të kenë mbështetje qeverinë dhe shtetin shqiptar” tha Rama.

Sistemi i arsimit të lartë nuk ka konkurrencë, tha kryerministri Rama, duke shprehur angazhimin e tij për të mos pasur më Universitete private që funksionojnë si fabrika diplomash.

Tabela e taksës progresive, Rama:Nuk është zyrtare, por do bazohemi tek taksimi i ndershëm

Fjala taksë nuk është e ëmbël. Por të paguash taksa është pozitive, është vlera e patriotizmit të një shoqërie. Dhe duhet të paguhen nga të gjithë. Nuk mundet të paguajnë taksa të gjithë njësoj, pasi nuk fitojnë të gjithë njësoj. Sot në Shqipëri me sistemin që është në fuqi, me taksën e sheshte, një mësues, infermier, polic, paguan më shumë taksa se kryeministri. Sistemi ynë i taksave do të bazohet tek taksimi i ndershëm. Tabelat që ju i referoheni, dhe kanë ngjallur jo pak shqetësim, nuk janë të vërteta, nuk janë zyrtare. Ne sot jemi në një moment të vështirë të ekonomisë sonë, por nuk mundemi që barrën e kësaj vështirësie t’ua kalojmë atyre që janë më të dobët.

 Skuadra e qeverisë e ka përballuar ashtu si duhet sfidën ne 2 muaj qeverisje

Për këtë periudhë kohe, skuadra e qeverisë sipas mendimit tim e ka përballuar ashtu si duhet sfidën. Ajo çka unë dua është që ne të punojmë si një skuadër dhe në këtë aspekt ne kemi ndryshuar gjithë metodën e punës, duke lënë mënjanë metodën tradicionale dhe duke vënë në jetë një metodë të re pune që bazohet në komunikimin e brendshëm mes gjithë anëtarëve të qeverisë në takimet e përjavshme. Anëtarët e qeverisë janë në lartësinë e duhur dhe po e kryejnë detyrën me përkushtim dhe zotësi. Mund të them se kam fatin të kem një zëvendës që çdo kryeministër do të donte ta kishte, një ministër të Brendshëm që jam i bindur se jo rastësisht ka marrë nota shumë pozitive në sytë e opinionit pulbik, një ministër të Jashtëm që po bën një punë të admirueshme, dhe me radhë ministra, për të mos i përmendur të gjithë, të cilët janë duke punuar me përgjegjshmëri të lartë dhe duke përgatitur 4-vjeçarin me shumë zotësi. Në përfundim të 100 ditëve do bëjmë një takim të hapur, dhe aty njerëzit do të shohin shumëçka nuk ka qenë para syve gjatë kësaj periudhë, por që është një punë konkrete, që do t’i japë përgjigje shqetësimeve të njerëzve.

Punësimi i të rinjve, kryefjalë e programit tonë
Kryefjala e programit tonë, dhe e shqetësimit sot në Shqipëri është punësimi. Por nuk është një nga ato arritje që mund të shënohen në 100 ditë. Punësimi është një arritje që do të shëhohet hap pas hapi, pasi të kemi kaluar një periudhë të mandatit. Sot punësimi caktohet si obligim i sektorit publik dhe kërkohet që ta plotësojë shteti, ndërkohë që motori kryesor i punësimit, është sektori privat, dhe biznesi.

Kompleksi “Jon” abuziv, 90% e parave për invalidët PD i shpenzoi në fushatë

Është një pyetje legjitime për shumë njerëz që sot janë në vështirësi. Kam dy sqarime për të bërë, e para kemi ndërmarrë një nismë që unë e konsideroj shumë të rëndësishme për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që ju meritoni që lidhet me ndalimin përfundimtar të abuzimit të përditshëm dhe të përshumëvjetshëm me territorin, me pronën tonë të përbashkët, pjesë e kësaj nisme është aksioni ynë për të çliruar bregdetin, nga të gjithë ndërtimet abuzive qofshin pa leje, apo qoftë ndërtimi në fjalë që është një ndërtim abuziv, bazuar në një procedurë që nga fillimi në fund është abuzive, por në mirëbesim qytetarët kanë shpenzuar para për të përfituar një apartament, apo një hapësirë. Do të ishte e padrejtë që këta qytetarë që kanë blerë në mirëbesim, të dalin të dëmtuar nga kjo histori që është përpjekje për të ç’dëmtuar një qytet të tërë. Unë besoj një popull të tërë në një nga pasuritë e mëdha që ne kemi që është bregdeti. Këtu flasim për rikthimin e një të drejte themelore të shkelur me këmbë e të abuzuar me vite të tëra, të një qyteti të tërë dhe një populli të tërë, për të përfituar nga një pasuri kaq e madhe saç është bregdeti. Vënia në lëvizje e planeve dhe projekteve të Shqipërisë së gjeneratës tjetër në vizion dhe në standarde, transformimi i kësaj vije bregdetare në një vijë bregdetare të një cilësie ndërtimore si në shumë pika tërheqëse të Mesdheut, do të thotë mbi të gjitha rimëkëmbje ekonomike, sociale e morale të shoqërisë. Këtu bëhet fjalë për një nisme, për një vizion dhe një projekt që është tërësor dhe duhet parë në tersi. Ana tjetër është pamundësia që kemi pasur për të paguar normalisht njerëzit më në nevojë që janë invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, që prej muajsh nuk marrin pagesën. Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe tronditëse, sepse mbi 90% e parave të caktuara për ta janë shpenzuar për arsyet e mos arsyes së fushatës elektorale. Janë shpenzuar për tua dhënë shumë të tjerëve që janë përfshirë në këto skema pa qenë as invalidë as në nevojë ekonomik, por thjesht për tu marrë votat me lekët e atyre që realisht i meritojnë ato lekë. E para me këto lekë nuk po shembet një pallat, me këto lekë ata që kanë përfituar në mirëbesim dhe që nuk kanë arsye që të paguajnë koston e madhe, këto lekë janë shumë pak për të zgjidhur problemin e invalidëve, që po bëjmë të pamundurën dhe do ta zgjidhim.

Peshqit e mëdhenj të korrupsionit, Rama: Do të çojmë përpara drejtësinë

Ne nuk kemi mandat për të harruar, por ne s’kemi as mandat për të hedhur pranga nëpër rrugë. Ne jemi qeveria e një shumice shumë të fortë, jemi shumë të vetëdijshëm për këtë, sikurse jemi të vetëdijshëm që në zgjedhjet e 23 qershorit ka patur një etje për drejtësi, të cilës do ti shërbejmë duke bërë pjesën tonë. Numri i rasteve të goditura këto dy muaj e pak, është mbi 400% më shumë. Ju siguroj që ne do të çojmë përpara drejtësinë për sa na takon si qeveri të gjitha rastet ku do të konstatojmë nga auditi i së shkuarës, arsye për ndjekje penale, pa kursyer askënd në asnjë nivel. Këtë do ta bëjmë duke e ndarë me publikun dhe do të kërkojmë që prokuroria dhe gjykata të marrë përgjegjësinë. Por nuk duhet ta harrojmë që nuk jemi as prokurori as gjykatë, por mund ti bëjmë të funksionojnë ato më mirë përmes reformave.

Statusi kandidat nuk është rrugë jashtë shtetit, por është udhëtim brenda vetes

E rëndësishme është që ne të jemi të gjithë të angazhuar dhe të vetëdijshëm që integrimi evropian nuk është udhëtim për diku. Nuk është rrugë jashtë shtetit që përfundon në Bruksel, por është udhëtim brenda vetes, për të ndërtuar vlerat dhe parimet e Europës së bashkuar në shoqërinë tonë dhe mbi këto vlera e parime të ndërtojmë Shqipërinë këtu.

Vendimi më i vështirë i qeverisë, refuzimi i armëve kimike

Sigurisht që ka qenë vendimi për armët kimike. Një vendim që erdhi për tu marrë në një kohë kur sapo kishim filluar punën. Një nga ato vendime shumë të vështira që kjo punë ti nxjerr përpara. Në kushtet kur Shqipëria ka marrë një rrugë të qartë në orientimin e vet euroatlantik, është anëtare e NATO-s, e angazhuar në procesin e integrimit evropian, është në një fushë veprimesh dhe ndërveprimesh ku jo gjithçka është zgjedhje e lirë. Shqipërisë ju kërkua të merrte përsipër një rol që i kalon përmasat e një vendi të vogël dhe e kthen një vend të vogël në një qytetar global. Fatkeqësisht nuk u përmbushën të gjitha kushtet që ta kishim bërë këtë vendimmarrje pozitive dhe kështu vendimi që u mor ishte ai që të gjithë e dimë dhe që ishte plotësisht edhe më dëshirën e pjesës më të madhe të popullit që u shpreh përmes një proteste që ishte në fakt pjesë aktive e një debati dhe e një procesi vendimmarrës. Mospërputhja e dëshirës me mundësitë në mungesë të kushteve për ti përputhur këto të dyja, solli vendimin dhe ai ishte realisht i vetmi për tu marrë në ato kushte.

Besa: Jam ndjerë si për “Tatuazh në zemër”

besa kokedhima ne jo vetem mode kenga magjike 2Dritan Laci 

Ka kaluar diçka më shumë se një javë, nga nata finale e edicionit të 15-të te festivalit “Kënga Magjike 2013”, por duket se një këngë do të mbetet gjatë në pëshpërimat muzikore të atyre që tashmë kanë nisur t’i mësojnë dhe këndojnë refrenin. Kjo është kënga “Tatuazh në zemër”, kënduar nga Besa, fituese e festivalit të fundit, prodhim i Jon Music dhe Tv Klan, prezantuar me shumë finesë nga kantautori dhe showman- i Ardit Gjebrea, i cili erdhi në këto net të veçanta në shoqërinë e dy vajzave bukuroshe. Është pikërisht Besa, e përzgjedhura e së shtunës në emisionin “Jo vetëm Modë” në Tv Klan. Drejtuar nga bukuroshja Floriana Garo dhe nën kujdesin kurativ të Drejtorit te Programit, Albert Dumani, Besa rrëfen në profilin kushtuar karrierës së saj muzikore, emocionet e një mbrëmjeje të pashlyeshme, ku “Tatuazh në zemër” me shumë gjasa do të jetë tani e tutje një Tatuazh në buqetën e këngëve më të dashura shqiptare. Si një artiste me një performancë gjithmonë e në rritje, që po ngjit furishëm shkallët e karrierës muzikore, ajo nuk harron hapat e parë në këngë. “Më duket sikur ka kaluar aq shumë kohë sa nuk e mbaj mend. Kuptohet që jo. Nuk kam nevojë ta mendoj. Besoj që si për shumicën e artistëve, pasioni për muzikën është diëka që zbulohet shumë herët, që shumë e vogël, këndon organizohesh, mëson këngë. Unë shkoja edhe pak më larg. Çfarë ishin fëmijë rreth e rrotull, krijonim kore”.

Besa është një këngëtare gjithmonë surprizuese. Me një zë të zi, kumbues që zotëron skenën, ajo cilësohet si suksesi i gjeneratës së re të muzikës shqiptare. “Gjithmonë kur zgjedh një këngë, ose një ide, pasi unë jam aktivisht e përfshirë në proceset e këngëve që zgjedh, gjithmonë i besoj herës së parë që e dëgjoj. Nëse kënga më emocionon, unë përpiqem t’i qëndroj strikte qëndrimit të parë të dëgjimit të këngës, sepse mendoj që veshi mësohet, dhe për aq kohë sa mësohet, ty fillon të të pëlqejë. Më pëlqen të bëj muzikë që më inspiron, që ti e dëgjon dhe ndihesh i gjallë dhe të bën ty të duash diçka. Përgjithësisht pjesën e frymëzimit. Sa herë që lexoj për artistë që më pëlqejnë, kjo është ajo që më inspiron më shumë nga të gjitha, se sa larg kanë shkuar me punën e tyre, se sa të vështirë e kanë pasur.

Tekstet e këngëve të Besës shoqërohen gjithmonë nga nota idilike. Ato janë këngë lutje për dashurinë, për jetën, thirrje për një botë të pavëmendshme e cila sa vjen dhe bëhet më egoiste. “Unë mendoj që origjinaliteti është e natyrshme te çdokush. Ne të gjithë jemi të ndryshëm. Është gjë tjetër nëse dikush dëshiron t’i shkojë diçkaje që është. Nëse punon me sinqeritet me veten dhe ti je aktiv në proceset e një kënge, automatikisht kënga merr nga ty. Ajo bëhet pjesë e jotja.

Kënga e parë me të cilën këngëtarja u prezantua në sytë e publikut ishte “Zonja dhe zotërinj”. Një këngë e cila do t’i sillte në vitin 2005 edhe suksesin e parë në festivalin “Mikrofoni i Artë”.

“Çmimet kanë ardhur më vonë. Në fakt unë ndoshta nuk e pata një këngë që të ishte si të thuash e para dhe që menjëherë unë me të, të bëhesha e njohur. Pata një këngë që bëri presion, që ishte në bashkëpunim me grupin “Produkt 28” që titullohej “Më beso”. Unë jetoja në Angli në atë kohë, dhe nuk e kisha shumë të mundur prodhimin e muzikës. Kënga që pastaj ndezi ka qenë një këngë që ka bërë Genti Lako, “Zonja dhe zotërinj”. Fill pas saj ka pasur disa këngë të tjera. Për një periudhë të caktuar unë punova shumë në Pop Rock dhe çmimi Top Fest 2008, erdhi kur unë kisha 3-4 vite që bëja muzikë intensive.”

Edhe pse në një moshë të re, Besa numëron në repertorin e saj mbi 25 këngë. Përpara se të vendoste mbi kokë kurorën e mbretëreshës së fundit të “Kënga Magjike” ajo është fituese e disa çmimeve prestigjioze.

“Unë mund të konsiderohem një artiste që ka marrë pjesë shumë në festivale. I kam preferuar gjithmonë. Katër herë kam marrë pjesë në “Kënga Magjike”. Unë mendoj që një këngë e mirë , që ka një bulëz të mirë, është evidente. Sigurisht një performancë e mirë e përmirëson një këngë, aq më tepër që sot performanca është po aq e rëndësishme sa kënga, ndoshta edhe më shumë, pasi nuk vlen një performancë e mirë e një kënge që nuk sjell asgjë.

Kënga “Pa yllin tënd”, një lirike kushtuar lëndimit, do t’i jepte çmimin “Jon Music” në festivalin “Kënga Magjike 2007”. Me një seri triumfesh gjithmonë e në rritje, “Botën do të ndryshoja”, do të ishte kënga e cila do t’i jepte “Çmimin e Kritikës” dhe vendin e tretë në Festivalin “Kënga Magjike 2011”, këngë e cila do t’i paraprinte çmimit të madh në “Kënga Magjike 2013”.

“Për një analogji interesante, gjë që më ka ndodhur tashmë, çmimet e para në festivale më duket sikur kanë ardhur në mënyrë logjike. Në një farë mënyre duket sikur është një kurorëzim i disa viteve punë. Ku sërish fitoj një çmim të madh dhe jam shumë e kënaqur me këtë gjë, jo vetëm sepse fitova, por sepse realisht ndihem e vlerësuar për muzikën që unë bëj dhe pasionin më të cilën unë bëj muzikë.” Festivalet e bëra shumë mirë janë të lakmueshme për artistët. Sigurisht pastaj është prestigji, dhe kuptohet që është një bum i rëndësishëm në karrierën tënde. Unë e kam provuar njëherë këtë gjë dhe tashmë më duket se jam në përjetimin e diçkaje të tillë sërish, ndoshta edhe më të madhe.

Për një çast mendova se humba 

Mbrëmja e 30 nëntorit ishte një natë ku përmbysjet e shpeshta i dhanë edhe më shumë emocion në garën për më të mirin. Edhe pse në një moment u duk se fituesi do të ishte dikush tjetër, fati i buzëqeshi Besës, për të veshur skeptrin e fitimtares. Një këngë të cilën në veçanti ajo ia kushtoi nënës së saj. “Jam një natyrë që përfshihem shumë emocionalisht. Përpiqesha të mbaja veten larg mendimeve, që do fitoj, s’do fitoj, si do të ndodhë, kështu që thjesht kisha vetëm besimin tek kënga ime dhe tek ajo që shprehte kënga ime, që ishin afër meje. Dhe gjithçka që mendoja ishte thjesht që si do që të ndodhë, unë jam shumë e lumtur për atë këngë, dhe që ajo këngë ka arritur, e kam sjellë në këtë moment të karrierës sime, sepse kisha nevojë për një këngë të atillë. U gëzova shumë që fitova, sepse në fund, mendoj se edhe u duk, mendova që humba.

Në morinë e këngëve këngëtarja dallon dy, edhe pse këngët e saj i quan si gishtat e dorës, ku e ka të vështirë të thotë se kë do më shumë apo më pak. Përgjithësisht të gjitha këngët i kam dashur që kur i kam zgjedhur dhe të gjitha kanë një gjë të veçantë, të mirë, mirë po janë disa që spikasin. “Tatuazh në zemër” është një këngë që e dua jashtëzakonisht shumë. Dhe është hera e dytë që ndihem kështu, për një këngë në jetën time. Herën e parë jam ndjerë me “Engjëjt vrasin njëlloj”. Kur e kam përfunduar këtë këngë, jam ndjerë si për “Tatuazh në zemër”. Kështu që jam shumë e lumtur, pasi mund të ndodhë, që ti të fitosh festivalin, me një këngë që nuk është përfaqësuese për ty. Sepse jo gjithmonë e ke në dorë. Por Besa nuk ishte triumf vetëm në këngën që solli, por edhe në lukun me të cilin veshi këtë lirikë të ndjerë. Ku edhe këtë herë nuk mungoi elementi i befasisë.

“Unë jam një natyrë që jam në evoluim të vazhdueshëm. Dhe kjo gjë reflektohet në gjithçka, si në muzikë, gjithashtu edhe në luk. Pjesën më të madhe të rasteve, lukun e shikoj shumë të bashkëngjitur me muzikën dhe sigurisht që ia përshtat këngës. Tatuazhet në fakt ishin “Hëna”, që janë të njohura në botë. I përkasin kulturës aziatike, orientale, dhe që përgjithësisht përdoren në rituale martesore etj. Unë i pëlqeja shumë. Kisha vendosur ta bëjë këtë gjë. Nuk e dija që do ishte kaq e vështirë. Mendoja se do ishte diçka e thjeshtë, por nuk ishte aspak. U deshën orë e orë, ku punuan shumë njerëz, sepse janë të gjitha të punuara në detaj. Ndoshta dikush më ka pyetur: “A janë të stampuara?” Do të doja shumë të ishin, por nuk janë. Veshjen unë e kam ideuar vetë, por e kam realizuar në bashkëpunim me një stiliste të re shqiptare, me të cilën punoj shpesh dhe më pëlqen, që quhet Ledia Papamihali.

Albumi i ri

Një karriere muzikore e cila pritet t’i japë shumë publikut. Besa së shpejti pritet të nxjerrë albumin e saj të ri. Nuk kërkon të japë shumë detaje, por që tani premton se do të kemi të bëjmë me një tjetër risi po aq të suksesshme sa këngët e mëparshme.

“Momentalisht unë sapo kam përfunduar xhirimet e një klipi të ri, bashkëpunim të cilin e kam cekur shumë pak. Kam një baladë, në bashkëpunim me 2P2. Jam shumë entuziaste për atë këngë. Në fakt është momenti për ta anonçuar, që unë do të nxjerr një album që titullohet “Tatuazh në zemër”. I cili do të ketë single, pikërisht këngën kryesore që fitoi “Kënga Magjike 2013”. Dhe pse jo së shpejti do të publikoj një të dytë. Kam frikë të jap data, por shpresoj që gjithçka të jetë gati pas një muaji. Dhe pas fitores në “Kënga Magjike” është koha për pushime, ku Besa ka planet e saj.

“Është periudha ime e preferuar e vitit. Absolutisht e dashuroj këtë moment dhe mezi po pres Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Pastaj do të iki diku në dëborë. E bëjmë zakonisht dhe ku i dihet ndoshta mund të shkojmë në ndonjë fshat të vogël të Haidit në Austri”.

 

Plani amerikan për armët kimike: 1 anije, 2 makineri dhe 90 ditë

anija (1)Një anije, dy makineri të lëvizshme dhe më pak se 90 ditë, ky është plani i Pentagonin që synon të shkatërrojë qindra tonë mbetje të armëve kimike siriane.

Pas refuzimit të Shqipërisë për të shkatërruar armët kimike siriane, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike i ktheu sytë nga SHBA-të për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë këtij procesi.

Sipas një marrëveshje ndërkombëtare, e cila u nënshkrua për të shmangur ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve ndaj regjimit të damaskut, armët kimike të Sirisë duhet të nxirren jashtë vendit deri më 31 dhjetor. Propozimi amerikan për asgjësimin e mbetjeve kimike konsiston në kryerjen e këtij operacioni mbi ujërat ndërkombëtarë.

Pentagoni ka nisur tashmë që të rekrutojë pajisjet e nevojshme për këtë operacion. Baza do të jetë një anije luftarake e bazës së Norfolkut të Virxhinias, e cila është gati të marrë urdhrat nga institucioni më i lartë ushtarak amerikan.

Prioritet ka asgjësimi i agjentëve kimikë, të cilët duhet të asgjësohen deri në prill të 2014-ës dhe më pas janë disa qindra tonë kontejnerë me lëndë të ndryshme kimike më pak të rrezikshme.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, ka deklaruar se ushtria siriane do të garantojnë transportin e kontejnerëve deri tek porti Latakia, ku ato më pas do të ngarkohen tek anija e një pale të tretë.

Deri më tani nuk dihet se kush shtet do të marrë përgjegjësi për ngarkimin e tyre, ndërsa duket se Norvegjia dhe Danimarka janë dy kandidatët e mundshëm.

Pasi këto lëndë të jenë ngarkuar në anijet përkatëse, këto të fundit do të ndjekin një kurs prej 48 orësh teri në Kepin Rei, aty ku do të qëndrojë edhe anija-bazë ku do të shkatërrohen edhe armët.

SHBA-të do të ndërtojnë dy baza të sistemit të hidrolizës, të cilat do të jenë në gjendje që të asgjësojnë armët, pa shkaktuar ndonjë dëm mjedisor.

Vrasja e vëllezërve në kufi, familjarët: “Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau”

shqiptaret r vrareDy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një shkëmbimi zjarri, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, në zonën e Follorinës, në liqenin e Prespës së Vogël.

Tre policë grekë, të cilët kontrollonin liqenin e Prespës së Vogël, janë përplasur me dy shqiptarë, që ishin në një kasolle pranë liqenit, duke peshkuar.

Policia ka dashur të ushtrojë kontroll në kasollen ku ndodheshin 2 personat, të cilët me sa duket ishin të armatosur me kallashnikovë dhe hapën zjarr mbi 3 policët, duke lënë njërin prej tyre të vdekur. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të dy të vdekur.

Sipas informacioneve të para, polici i vdekur, babai i tre fëmijëve,është identifikuar si shtetasi Elias Kosteni . Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur edhe dy policët e tjerë. Identiteti i shqiptarëve të vdekur, ende nuk bëhet i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të këtij konflikti, që çoi në vdekjen e tre personave.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por sipas mediave greke, kasollja ku ka ndodhur ngjarja,  dyshohet se përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.

10:30-Identifikohen viktimat

Nga burimet paraprake, mësohet se viktimat janë shtetasit Klevis Çollaku 28 vjeç dhe Melsi Çollaku 34 vjeç. Këta të fundit rezultojnë të jenë vëllezër dhe me banim në Devoll. Policia ka arritur të identifikojë trupat vetë para pak minutash, pasi në momentin që janë gjetur, nuk kishin mjete identifikimi me vete.

Ndërsa polici grek është identifikuar si shtetasi, Elias Kosteni, 43 vjeç.

11:15-Reagojnë familjarët: Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau

Pas ngjarjes së rëndë, ku në një përplasje me policinë greke, mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku, flasin familjarët e tyre. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezërit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke.

“Ata nuk janë trafikantë, kërkonin bukën e gojës. Jetonin mes varfërisë dhe skamjes në një kasolle me 12 veta. Kërkojmë drejtësi. Ata i vrau policia greke”, – deklarojnë familjarët.

Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë mbrëmjen e djeshme nga një shkëmbim zjarri me policinë greke, kanë të dy nga dy fëmijë.

Policia e Shtetit integrohet në Europol

saimir tahiriPolicia e Shtetit do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Europolin. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përmes faqes së tij personale në “Facebook”.

“Mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të vendeve të BE-së, autorizoi Zyrën e Europilit që të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik dhe operacional me Policinë e Shtetit”, shkruan Tahiri.

“Do të kem nderin dhe privilegjin që, në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të firmosim më dt. 9 dhjetor në Hagë, marrëveshjen me Europolin”, vijon Tahiri, i cili e konsideron si arritje historike këtë marrëveshje.

 Ai shton se çdo punonjës i Policisë së Shtetit, ka privilegjin që të ndihet krenar në këtë moment, por edhe i vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes.