Udhëtimi pa viza, BE pezullim të lëvizjes në raste të domosdoshme

57

shengenShtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të brendshëm në takimin e fundit në Bruksel.

Kjo masë është marrë me qëllim që të zvoglohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmirret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar.

Gjithnjë e më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Shumë prej azilkërkuesve janë romë, të cilët llogariten si refugjatë ekonomikë dhe jo të ndjekur politikë, që është parakusht për marrjen e azilit. Autoritetet gjermane i refuzojnë pothuajse të gjitha kërkesat e këtilla. Si një prej shkaqeve përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga vera e vitit 2012 për rritjen e të dhënave sociale për azilkërkuesit.

Shtetet anëtare të BE nuk janë dakord për ndihmat sociale që duhen dhënë personave që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria. Gjermania dhe Britania e Madhe kërkojnë më shumë masa të pëbashkëta në nivelin e BE-së. Ndryshe, secili prej këtyre vendeve do të ndëmarrë masa më vete, tha ministri gjerman i Brendshëm Hans-Peter Friedrich: “Në rast nevoje mund të merren edhe vendime multilaterale, për masat e përbashkëta.”

Komisioni i BE-së nuk sheh ndonjë nevojë për veprim, me shpjegimin se përgjegjësia u mbetet vendeve anëtare. Komisionerja Viviane Reding u sugjeron qeverive: “Bëni detyrat tuaja të shtëpisë.” Gjermania mund të ndalojë futjen e personave në këtë vend, nëse konstatohet se ka pasur keqpërdorime të së drejtës së ndihmave sociale.

“Vendimet e Gjermanisë për ndihma sociale në këtë vend apo keqpërdorimin e tyre, bazohen mbi rregullat juridike në këtë vend dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë në BE”. Ndryshimet juridike në BE, siç ka kërkuar Britania e Madhe janë të pamundura, mendon Reding. “Mundësia e lëvizjes së qytetarëve të vendeve brenda BE është një pasuri e përbashkët që nuk mund të debatohet”. Friedrich ka kritikuar Komisionin e BE me fjalët: “Vetëm debatet apo propozimet dhe sugjerimet nuk mjaftojnë. Kërkohen masa”. Lidhur me këtë temë ministrat nuk kanë mundur të bien dakord.

Për muaj të tërë po zgjasin mosmarrëveshejt rreth ardhjes së personave të varfër nga Rumania dhe Bullgaria në vendet e tjera. Komunat në Gjermani, si ato në Dortmund apo Duisburg, po ankohen se shumë rumunë dhe bullgarë po vijnë vetëm për shkak të ndihmave sociale. Së fundi edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka propozuar që të kufizohet e drejta e lëvizjeve të qytetarëve për shkaqe varfërie. Ministrja e Brendshme britanike Theresa May foli edhe për masa konkrete që duhe ndërmarrë:

“Ne duhet të jemi të sigurtë se liria e lëvizjes qëndron mbi baza të shëndosha”. Edhe Holanda dhe Austria kanë shprehur rezerva ndaj hapjes së kufijve me 1 janar 2014 për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria. Prej kësaj date ata mund të kërkojnë punë kudo në BE, por ekziston frika se në tregun perëndimor do të vijë fuqi e lirë punëtore nga vendet lindore. Rumania dhe Bullgaria janë anëtare të BE që nga viti 2007. Prej atëherë në mënyrë konstante është rritur numri i qytetarëve të këtyre vendeve që vijnë në Gjermani.

Kontrolli kufitar në kufirin me Rumaninë dhe Bullgarinë nuk të të hiqet për momentin. Gjermania edhe më tej bllokon futjen e këtyre vendeve në zonën Shengen.