BB miratoi 85 mln dollarë hua për ujësjellës-kanalizimet në Durrës

52

banka boteroreBordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore miratoi sot një hua të re për të ndihmuar Shqipërinëqë të përmirësojëcilësinë e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetin bregdetar të Durrësit si dhe performancën financiare të ndërmarrjes sëujësjellësit të këtij qyteti.

Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e Investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri ka për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

Objektivat e projektit do të arrihen nëpërmjet investimeve parësore në rrjetin e ujësjellësit dhendërtimit të tubacioneve për transportin e ujit për të përballuar pamjaftueshmërinë e tij gjatëpikut të sezonit turistik; investimeve dytësore që i lidhin fshatrat me sistemin e ujësjellësit të qytetit; dhe investimeve parësore për të ulur humbjet në rrjetin e shpërndarjes së ujit; investimeve parësore në rrjetin e kanalizimeve dhe rritjes së kapacitetit të transferimit nga zona bregdetare turistike nëimpiantin ndërtuar rishtazi të trajtimit të ujërave të zeza në Durrës, dhe e mbështetjes së mëtejshme për ndërmarrjen eujësjellësit për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tëofruara prej saj dhe situatën e saj financiare.

Qeveria i ka kushtuar përparësi sektorit të ujit dhe e ka përcaktuar zonën e Durrësit si përparësi në programin e saj.

“Për rrjedhojë, projekti ofron mundësi ideale për të çuar përpara axhendën e reformavetë politikave dhe atyreinstitucionale, tëshprehur edhe në Programin e Qeverisë dhe Strategjinë sektoriale, të shoqëruara këto me financimin e investimeve parësore,” thaTahseen Sayed, Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Projekti do të bazohet në punën e bërënga programet e mëparshme të investimeve në sektorin e ujit në Qarkun e Durrësit dhe do të rrisë nivelin e përfshirjes së Bankës.

“Përfituesit kryesorë të projektit do të jenë rreth 400,000 qytetarë në sezonin e pikut (330,000 në pjesën tjetër të vitit), të cilët do të përfitojnë nga përmirësimet e shërbimeve nërajonin e Durrësit. Kjo përbën një përmirësim rrënjësor përsa i përket furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të zeza, mbulim më të gjerë të zonave urbane dhe rurale, si dhe mbrojtje më të mirë mjedisore të burimeve ujore në bregdet”, tha David Michaud, Specialist i Lartë i Bankës Botërore për Sektorin e Ujit dhe Drejtues i Ekipit të Projektit.

Më parë, Banka ka financuar triprojekte investimesh në sektorin e ujit. Këto projekte kanë financuar rehabilitimin e rrjetit tëfurnizimit me ujë, kanë forcuar kapacitetet si dhe kanë zbatuar reformat institucionale. Mësimet e nxjerra prej zbatimittë këtyre projekteve janëreflektuar edhe në projektin aktual. Këto mësime përfshijnë: fonde dhe investime të mjaftueshme krahasuar me nevojat, lidhja e ndryshimeve institucionale me reformat më të gjera sektoriale, angazhimi i duhur për reformat, shmangiae politizimitgjatë procesittë vendosjes së tarifave, përfshirja e analizës ekonomike politike të sektorit si dhe konsultimet me aktorët kryesorë.

Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore në vitin 1991. Që prej kësaj kohe janë mbështetur 73 projekte me një vlerë të përgjithshme prej1.2 miliardë dollarësh nga IDA-ja dhe IBRD-ja, si dhe 49 projekte me vlerë të përgjithshme prej 225 milionë dollarësh nga IFC-ja. Aktualisht në Shqipëri po zbatohen pesë projekte në sektorin social, burimet natyrore, sektorin e ujit, energjisë, menaxhimin e sektorit publik, të cilët po e ndihmojnë Shqipërinë të arrijë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social dhe t’i hapin rrugën integrimit evropian.