Berisha: Kryetar i PD-së nuk kthehem më. S’kam dhënë dorëheqje nga asgjë tjetër

57

Sali BerishaKryeministri Sali Berisha deklaron se nuk do të rikthehet në postin e kryetarit të PD-së, por duke lënë të hapura të gjitha detyrat e tjera në angazhimin politik. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, ish-kryeministri Berisha lë të hapur të gjitha rrugët e tjera për përfshirjen e tij të plotë në politikë. Mbetet e paqartë nëse deklarata e tij nënkupton edhe rikthimin si kryeministër pa qenë kryetar i PD-së.

E parevokueshme që do të thotë në asnjë rrethanë ju nuk ktheheni më?

Jo, nuk kthehem më. Kryetar i PD-së nuk kthehem më. Unë kam dhënë dorëheqjen time. S’kam dhënë dorëheqje nga asgjë tjetër, full-stop. Unë jam 24 orë në 24 orë i angazhuar dhe i përkushtuar në politikë dhe këtë e kam thënë ditën e parë kur kam dhënë dorëheqjen, këtë e them sot dhe do ta them deri në orën e fundit kur do të merrem me politikë. Ky jam unë. Tani po të më pyesësh, merrem me politikë? Ndoshta nga kohërat që jam marrë më shumë. Natyrisht nuk drejtoj PD-në, por politikë, nga mëngjesi deri në darkë.

Ka pasur një lider të fortë Izraeli Ariel Sharon, i cili në çdo zgjedhje e falte partinë dhe në garë e fitonte vetë. Kur u shprehet se në asnjë rrethanë nuk ktheheni më kryetar i PD-së, por vetëm nga kjo kam hequr dorë, nga gjërat e tjera?

Nga asgjë tjetër dhe do të ishte gjëja më e pa ndershme për njeri të mendojë gjë tjetër. Zotëri, unë drejtova një forcë politike 23 vjet, me të gjitha bilancet, unë dhashë dorëheqjen për të respektuar për një parim, një vendim timin, por edhe një parim të madh të demokracisë, por mbi të gjitha të dinjitetit njerëzor.

Dinjiteti është i pari dhe jam i bindur se demokratëve iu lashë një trashëgimi që e meritonin, pastaj të tjerat janë dhe me vjen keq të them, por e kam nisur këtë rrugë para Partisë Demokratike, kur nuk kam ditur se do të jem i zoti një ditë të merrem me politikë, por e kam nisur dhe e kam nisur me një platformë, nuk e kam nisur me copëza.

Cilido që dëshiron t’u rikthehet atyre shkrimeve, në një kohë kur Shqipëria ishte diktaturë dhe ekzekutonte njerëz në kufi, do të gjejë që aty ka një platformë parimesh, për të cilat unë kisha vendosur të luftoja. Të mendojë kush se unë tërhiqem prej tyre sot, kurrë.

Zoti Berisha a keni frikë se Shqipëria mund të projektojë një tronditje ekonomike si ajo e ’97-s?

Kjo që po bën qeveria është absolutisht lule ’97-ta, çdo të jetë kjo pas dy vitesh. Çfarë patëm në ‘97-n, patëm anën më negative se qytetarët humbën, por sektori publik nuk pati asnjë qindarkë të humbur. Lexo pak, është një shkrim themelor nga studiues britanik, të cilin parlamenti britanik e ka adaptuar si dokument zyrtarë ne këtë shkrim, kjo quhet piramidëri, identike thotë ai me atë të gangsterëve shqiptarë të vitit ‘97.

Kjo që po bën qeveria është një piramidë në sektorin privat, qeveria po shndërron financat publike në një piramidë të tmerrshme, nga e cila do të vuajë çdo shqiptar në qoftë se e toleron.

Kur thoni në qoftë se e toleron çfarë keni parasysh?

Kam besim të madh se shqiptarët nuk do ta pranojnë këtë. Kam besimin më të madh tek qytetarët shqiptarë, të cilët nuk pranojnë të trajtohen në mënyrën sesi i trajton Edi Rama, që negocion dy muaj me fondin dhe nuk negocion as dy orë me qytetarët e vet. E bënë  këtë duke zbatuar kodin e heshtjes ndaj qytetarëve, ndaj biznesmenëve. Nuk është çështje fare partiake kjo. Qytetarët kam shumë besim se do të dinë t’i thonë jo kësaj qeverie, jo kësaj pakete me vendosmërinë më të madhe.

Kjo është paketë që votohet në parlament? 

Votohet në parlament, por lëvizja qytetare mbarëpopullore, është pastaj një parlament në vetë-vete ajo.

Po paralajmëroni protesta?

Absolutisht mbështes çdo protestë, demonstratë, grevë për tu ndaluar shndërrimin e financave publike të Shqipërisë në një piramidë që do t’i kushtojë çdo qytetari shqiptarë dhe unë kam besim të madh, që Shqiptarët kanë tashmë vetëdijen e nevojshme për tregun për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe që ju ofron ky ekip.

A ka ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar që mendon si ju për këtë paketë fiskale?

Këtë paketë fiskale, përveç fondit nuk e ka shqyrtuar kush. Nga ta dinë? Kjo doli para 2-3 ditësh, kush ta dijë këtë, por them se qytetarët shqiptarë, bizneset shqiptare, grupet e interesit duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh, përndryshe unë do të bëj thirrje me zërin tim, që kushdo qytetar i këtij vendi duhet të ngrihet dhe të mos pranojë të rrokulliset, të mos pranojë këtë shpërfillje të tmerrshme totale.

Pra qytetarët do të ngrihen jo për PD-në, apo për një forcë politike, por duhet të ngrihen për buxhetin tyre familjar dhe unë kam besim se do të ngrihen. Nuk mund të pranojnë këtë kod heshtjeje të turpshme, që kjo qeveri zbaton në çdo gjë tani edhe në buxhetin tyre të dytë. Unë i ftoj dhe do t’i ftoj çdo ditë dhe në mënyrë absolute vetëm për interesin e tyre. Unë jam një ishkryeministër, deputet, por kjo është e paimagjinueshme