Mziu, Basha: Procesi të jetë sipas ligjit dhe transparent

55

Lulzim-BashaKreu i opozitës ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se, duhet respektuar prezumimi i pafajësisë deri kur gjykata nuk ka dhënë vendim për shpalljen si fajtor të Mziut.

“Jemi informuar dje për këtë veprim. Dua të them pikë së pari që PD është e hapur për çdo hetim për çdo çështje. Së dyti që në rastin konkret si në çdo rast procesi të jetë sipas ligjit dhe transparent dhe ne po e monitorojmë me kujdes se çfarë po ndodh”, u shpreh Basha.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që sipas kushtetutës dhe ligjeve të vendit, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë një gjykata e vendit nuk është shprehur ndryshe. Dua të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia”, përfundoi kreu i PD-së.