“Pussy Riot” thirrje për bojkot të lojërave olimpike

54

Pussy RiotAnëtarja e grupit të muzikës punk në Rusi, “Pussy Riot”  ka kërkuar nga vendet e huaja që të bojkotojnë Lojërat Olimpike të muajit shkurt, disa orë pasi ka dalë nga burgu.

Nadezhda Tolokonnikova ka injoruar  ligjin e amnistinë që e ka lënë të lirë duke thënë se ka qenë “masë kozmetike”. Ajo dhe shoqja e saj e grupit, Maria Alyokhina, e cila ishte liruar gjithashtu tha se sistemi i burgut duhet të  ketë një reformë më të madhe dhe premtoi që do të vazhdojë të veprojë kundër qeverisë.

Ato ishin burgosur në vitin 2012 pasi patën kënduar në shenjë proteste kundër qeverisë në katedralen e Moskës ndërsa akti tyre ishte konsideruar si një sharje për Zotin dhe ishte dënuar nga kisha ortodokse.

Por bindja e tyre për “huliganizëm me motive të urrejtjes ndaj fesë” ishte kritikuar nga grupe për të drejtat e njeriut, aktivistë kundër qeverisë dhe politikanë të huajë.

Amnestia që ka kaluar javën e kaluar ka synuar të lirojë 2000 të burgosur. Në një lëvizje të veçantë, Presidenti Vladimir Putin ka falur ish-manjatin e naftës, Mikhail Khodorkovsky , i cili ka qenë njeriu më i pasur në Rusi  për arsye humanitare.

Të dyja anëtaret e grupit “Pussy Riot” thanë se qëndrimi i tyre  kundër  qeverisë nuk është zbutur dhe të dyja premtuan se do të formojnë një grup për të drejtat e njeriut që të luftojnë për reformë  në burg.

Tolokonnikova e cila ishte liruar nga një spital burgu në qytetin siberian të Krasnoyarsk ka thirrur për bojkot të lojërave “Sochi”.

“Ajo çfarë po ndodh sot, të lirojnë njerëz nga burgu vetëm disa muaj para se të skadojë afati i tyre paraqet një “masë kozmetike” , tha ajo. “Kjo përfshin edhe rastin e Khodorkovskyt të cilit nuk i kishte mbetur shumë kohë që të qëndronte në burg. Kjo është qesharake.” Ajo tha se duhet të lirohen shumë më shumë njerëz. “Po thërras për bojkot për hir të ndershmërisë. I bëj thirrje qeverive të perëndimit që të mos jenë pjesë e saj për shkak të dërgesave të naftës dhe gazit nga Rusia.”/KN/