Amnistia, 250 fitojnë lirinë, 1 mijë të tjerë përfitojnë ulje të dënimit

53

burguAmnistia e fundvitit do të sjellë lirinë për shumë të dënuar, sipas kategorive të ndryshme te klasifikuara sipas rëndesës apo lehtësisë së dënimit. Numri i përfituesve të amnistisë së fundvitit shkon në 1 mijë, 250 prej të cilëve fitojnë lirinë. Kjo kategori janë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale dhe që u kanë mbetur më pak se dy vjet për dënim për të shlyer.

“Për këtë kategori personash falja e fundvitit pritet të sjellë lirimin nga qelitë ku ndodhen në vuajtje të dënimit. Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë pranuar se po draftohet amnistia që do të vihet në zbatim para festave”, shkruan sot “Panorama”.

Kategoria e dytë e përfituesve janë ata që do të kenë ulje dënimi, por që nuk do të lirohen menjëherë nga qelia. Nga përfitimi janë përjashtuar të dënuarit me më shumë se 5 vjet burg. Amnistia përjashton edhe disa kategori veprash penale që kanë të bëjnë me abuzimin me detyrën, korrupsionin, krimet seksuale etj.