Arrestohet për gjobëvënie gardisti Fatos Skeja

99

Fatos SkejaFatos Skeja, i njohur si truproja i “Familjes Berisha”, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.

Arrestimi i tij ka ardhur pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për Skejën masën e “arrestit me burg” për gjobëvënie.

Së bashku me të, në prangat e policisë ka përfunduar edhe një tjetër person, Gojart Loci.

Arrestimi i Skejës është bërë pas akuzave të disa muajve më parë për gjobvënie.

Dhe, konkretisht për gjobvënien që Skeja u akuzua gushtin e kaluar nga prokuroria, të një emigranti shqiptar nga Kalaja e Dodës, që banon me SHBA, Ramazan Hima.

Skeja akuzohet se i ka vënë një gjobë emigrantit prej 100 mijë euro, me kërcënimin se do i zhdukte familjen.

Ramazan Hima është njëkohësisht i afërm me familjen e Skejës.

Fatos Skeja, që ka punuar në Gardë dhe kryesisht shërbente si shofer i Shkëlzen Berishës, është një personazh i errët.

Fillimisht ai qëlloi me armë një kamarier, duke e plagosur atë, për arsye banale.

Por, Skeja ia hodhi pa lagur.

Më pas, Skeja shkoi tek familja e Hekuran Dedës, ku negocioi për vrasësit e tij pas demonstratës së 21 janarit./TEMA