Buxheti, Basha: Ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor

49

BashaKreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në një takim me shoqaten e pushtetit vendor, dhe pushtetarë vendorë ka akuzuar qeverinë se, me buxhetin e miratuar janë parashikuar ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor, duke i reduktuar autonominë fiskale, që është themeli i autonomisë vendore.

“Vijmë në kushtet e një anomalie që ka vështirësuar jo pak edhe normalitetin e diskutimit për ligjin më të rëndësishëm të vitit, qeveria nuk ka konsumuar asnjë komunikim me shoqatat dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për këtë projektbuxhet, edhe pse këtë e kërkon standardi evropian i bashkëpunimit mes pushteteve. Në këtë paketë janë parashikuar ndërhyrje dramatike në dëm të pushtetit vendor, një gjymtim i këtij pushteti që i reduktohet si asnjë herë autonomia fiskale, që është themeli i autonomisë vendore”- tha Basha.