Bllokohen 30 kg marijuanë me destinacion Greqinë, arrestohet B. Çekani

prangaPolica ka mundur të sekuestrojë 30 kg marijuanë në Sarandë si edhe ka bërë të mundur arrestimin e poseduesit të lëndës narkotike.

Lënda narkotike u gjet në automjetin tip “Toyota” me targa AA 880 HL, ndërsa u vu në pranga drejtuesi i mjetit, Besjan Çekani, 23 vjeç.

Ndërkaq nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Mësohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Greqinë.

Tiranë, përplasen automjetet plagoset një person

policia-rrugoreNjë aksident rrugor në kryeqytet ka sjellë plagosjen e një personi, për arsye të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “Sami Frashëri”, ku për pasojë është plagosur lehtë njëri nga drejtuesit e mjeteve. Në aksident u përfshinë dy automjete, një tip “Audi A4” me targa AA 001 ET, dhe një makinë tjetër tip “Audi TT” me targa AA 258 HR. Të njëjtat burime shtojnë se njëra prej automjeteve ka përfunduar në trotuar, duke dëmtuar një reklamë ndriçuese dhe lidhjet elektrike të semaforit.

Shkupi i gatshëm për takimin me Shqipërinë dhe Kosovën

shkupi 2014Seancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeveritë e dy shteteve fqinje, Shqipëri e Kosovës janë ende në përgatitje e sipër.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, thotë nuk ka pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve, por tani janë krijuar kushtet duke pasur parasysh faktin se të dyja shtetet ishin në proces zgjedhor, shkruan Time.al.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin/kn

Kerry: Përparim në procesin për paqe në Lindjen e Mesme

KerrySekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se po shënon përparim në procesin për paqe në Lindjen e Mesme, por ende nevojitet punë.

Zoti Kerry foli pas takimit dje me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të dytën herë në dy ditë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Ai shpreson se udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë mund të arrijnë së shpejti marrëveshje për një kornizë për traktatin e paqes.

Zoti Kerry tha se negociatorët e paqes po fillojnë të identifikojnë sfidat më të vështira që duhen kapërcyer. Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se dështimi nuk është opsion për palestinezët.

Zoti Kerry u takua edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministin e Jashtëm Avigdor Lieberman gjatë vizitës në rajon. Ai u tha udhëheqësve se marrëveshja kornizë do të ngushtonte mospajtimet mes negociatorëve izraelitë dhe palestinezë dhe do të ofronte udhëzuesin drejt një marrëveshjeje të përhershme./VOA/

Tiranë, sherri mes të rinjve degjeneron në plagosje me thika

ambulance.31Një sherr banal mes dy të rinjve në kryeqytet ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve të ftohta, ku si pasojë i riu Ermal Qemali ka marrë plagë të shumta. Qemali është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Në kohë reale policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të plagosjes, shtetasit Ardit Lazri. Sipas forcave policore të Komisariatit 4, në Tiranë, sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Muriqan, fluks emigrantësh në pritje të kalimit të kufirit

MuriqanRadhë të gjata emigrantësh janë raportuar të jenë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit që lidh Shkodrën me Malin e Zi.

Deri në orën 10:00, radha e automjeteve që presin të kalojnë, ka arritur në 4 kilometër. Emigrantët presin në radhë që prej orës 04:00 të mëngjesit dhe sipas tyre, vonesat po bëhen nga pala shqiptare.

Shkak për këto vonesa sipas policisë doganore është kontrolli i imtësishëm i dokumenteve dhe mjeteve. Në këtë pikë doganore, po punohet me katër sportele.

 

Gjika publikon foton me Ramën: Më sjell mbarësi, përgjegjësi dhe angazhim

gjika-ramaShpëtim Gjika, Kreu i Bashkisë së Vlorës, ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto, ku ka dalë së bashku me kryeministrin Rama. Sipër fotos shkruan: “04 Janar 2014! Me Kryeministrin dhe deputetin e Vlorës Edi Rama! Për mua jo vetëm mbarësi, por përgjegjësi dhe angazhim!”.

Foto është shoqëruar me komente nga përdorues të tjerë të rrjetit social FB, ku i urojnë suksese të mëtejshme kryetarëve të dy institucioneve të ndryshme.

 

Rama: Falenderime qytetarëve që bashkëpunuan me policinë

ramaKryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e tyre me policinë për rezultatet e arritura.

“Më poshtë rezultatet e publikuara nga ministri Saimir Tahiri, krahasuar me një vit më parë: Dhjetor 2013 krahasuar me Dhjetor 2012. Rezultate inkurajuese për të ardhmen. Faleminderit punonjësve të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të qytetarëve.

VRASJET – Ulur me 55% krahasuar me dhjetor 2012
PERSONA NË KËRKIM – Janë kapur 29% më tepër se në dhjetor 2012.
LUFTA KUNDËR DROGËS – 55% më shume procedime penale, 60% më shume autorëve të proceduar.
TRAFIQET -167% më shume procedime penale dhe 168% më shume autorë të proceduar.

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI – 142% më shume procedime penale dhe 116% më shume autorë të proceduar.
QARKULLIMI RRUGOR – Janë ulur me 38% aksidentet me pasojë vdekjen. Janë ulur me 13% aksidentet në total. Janë ulur me 20% aksidentet me pasojë plagosje të rënda dhe janë ulur me 8% aksidentet me plagosje të lehta. Është rritur me 193% numri i masave administrative.

DHUNA NË FAMILJE – Treguesit janë 45% më të lartë sa u përket veprave penale dhe 46% më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar.

NDËRTIMET PA LEJE – Treguesit janë rreth 27 herë më të lartë sa u përket veprave penale dhe rreth 20 herë më ta lartë sa i përket autorëve të proceduar.
PRERJA E PALIGJSHME E PYJEVE – Treguesit janë rreth 38 herë më të lartë sa i përket veprave penale dhe rreth 42 herë më ta lartë sa u përket autorëve të proceduar”, shkruan Rama në Facebook.

 

 

Berisha: Qeveria njofton hyrjen në fuqi të vendimeve me C4

berisha-fbIsh Kryeministri Sali Berisha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar në lidhje me hyrjen në fuqi ditën e djeshme të rritjes së taksave dhe buxhetit, ose siç e ka quajtur ai, buxhet që nuk rrit rrogat dhe pensionet. Berisha shprehet se ky është buxheti me të cilin qeveria Rama-Meta, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigante që do rrokullisë ekonominë tonë sipas skenarit grek drejt krizës.

“Të dashur miq, dje hyri në fuqi paketa fiskale e qeverisë Rama – Meta, e cila rrit taksat dhe për rrjedhojë dora-dorës dhe çmimet për çdo qytetar. Po dje, hyri në fuqi buxheti i parë në 23 vjet, i cili nuk do ketë rritje të rrogave dhe pensioneve. Por edhe më keq. Ky është buxheti me të cilin qeveria Rama – Meta duke marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe rritur borxhin publik në 75%, nga 62.8% që e morën në shtator, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigante që do rrokullise ekonominë tonë sipas skenarit grek drejt krizës dhe reçesionit.

Sihariqin për hyrjen e tyre në fuqi, qeveria e njoftoi me pak C4, kësaj rradhe të vendosur jo në të ndenjurat e Besnik Dervishit madje as dhe në të ndenjurat e shtyllës të tensionit të lartë, por direkt në trupin e saj. Po çfarë e shtyu Edi Ramën të rrisë borxhin e vendit në një vit 3.2 herë më shumë se sa u rrit në tetë vite dhe të rrisë taksat për 100% të shqiptarëve e të shtyjë drejt krizës ekonominë e vendit? Për këtë mendimet janë të ndara. Disa specialistë të shquar të huaj besojnë dhe kanë deklaruar publikisht se shkaku qëndron në injorancën e plotë të tij në ekonomi, të tjerë besojnë se këto anti-reforma lidhen me psikozën e tij për shkak të së cilës ai ka krijuar në mendjen e tij dhe lufton kundër një realiteti ekonomik që në të vërtetë nuk ekziston dhe po me psikozën bipolare lidhet dhe besimi i tij se në Shqipëri nuk ka ekonomist tjetër përveç atij.

Kurse të tretët janë te prirur të besojnë në konspiracionin e një dore të padukshme të zezë që do me çdo kusht të rrezojë përdhe ekonominë e Shqipërisë që i rezistoi krizës. Personalisht besoj se shkaku qëndron në gërshetimin e dy të parave. Sidoqoftë unë mirëpres me kënaqësi mendimet tuaja. Por një gjë është e sigurt se pavarësisht nga shkaku i këtyre anti-reformave, pasojat e tyre tejet të rënda do bien mbi qytetarët shqiptarë. Çdo muaj do rritet papunësia dhe varfëria. Rrugëdalja është vetëm një, protesta e përgjithshme popullore”, shkruan Berisha në Facebook.

 

 

Tahiri: Berisha shpërbleu gardën që vranë të pafajshëm, unë thjesht falenderim ndaj punës së kryer

saimir-tahiri-565x421Ministria e Brendshme në një deklaratë për shtyp, ka bërë sot analizën për muajin dhjetor  2013, duke e krahasuar ate me muajin dhjetor 2012.  Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi statistikat e analizës duke theksuar se vrasjet dhe aksidentet kanë pësuar ulje  më 55%.

“Nuk kam koment të madh. Jam i hapur për sugjerimet e kujdo. Mirëpres çdo sugjerim nga opozita. Konstatoj që një deklaratë e tillë është e pavënd dhe abuzive, e para sepse punonjësit e policisë së shtetit gargantuan zbatimin e ligjit në kushte ekstreme përballë një personi që shfaqte rrezik të shthurur publik. E përsëris pa asnjë presje edhe një herë falenderimin tim për punonjësit e policisë. Ne përfaqësojmë dy modele të ndryshme, opozita e sotme dhe Sali Berisha shpërblyen gardën që vranë të pafajshëm, ndërsa unë drejtova një falenderim publik për policinë që kryen detyrën.Koha ka ndryshuar, në kohën e tyre vriteshin punonjës policie, sot jo.

Unë përsëris kërkesën time për çdo kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë në vend. Deri më sot nuk kam parë ansjë falenderim për qeverinë për mbështetjen që i dha policisë së shtetit sa i përket buxhetit. Nëpërmjet jush shfrytëzoj rastin ti uroj shqiptarëve gëzuar vitin e ri. Të përsëris edhe një herë një vit të mbarë për çdo punonjës të policisë së shtetit. Jam këtu para jush të falënderuar punonjësit e policisë që garantuan gjatë festive sigurinë publike duke shënuar një numër minimal të incidenteve. Dëshiroj të ndaj me ju rezultate e policisë së shtetit për muajin dhjetor. Përtej çdo diskutimi statistika flet me zë shumë më të lartë sesa mund të flas unë. Bashkëpunimi ka dhënë rezultatet e pritshme. Krahasuar me muajin dhjetor 2012 për vitin 2013 treguesit në luftën kundër krimit janë 55% më të lartë i përket veprave penale dhe 60% më i lartë përsa i përket personave të proceduar.

Treguesi për trafiqet e pa ligjshme është 167% më i lartë për veprat dhe 168% për autorët. Përsa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit treguesit janë 142% më shumë përsa i përket veprave penale dhe 160% përsa i përket personave të proceduar. Krimet kundër personit vrasjen janë ulur me 55% në muajin dhjetor 2013. ndërkohë është rritur me 29% kapja e personave që kanë kryer këto krime. Për muajin dhjetor është ulur me 13% numri i aksidenteve, është ulur me 38% numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, me 20% i aksidenteve me pasojë plagosje të rëndë dhe me 8% i aksidenteve me plagosje të lehtë”, u shpreh Tahiri.