Shpallet në kërkim Kreshnik Nazëraj, autori i vrasjes tek ‘Uji i Ftohtë’

skene-krimi-mos-kalo1Pas shumë orësh është identifikuar autori i ngjarjes tek “Uji i Ftohtë”, në qytetin bregdetar të Vlorës. Autori është Kreshnik Nazëraj, 30 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë. Tashmë po punohet për arrestimin e tij. Një person është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës, pasi u qëlluan me breshëri automatiku nga Kreshnik Nazëraj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur të katërt personat ndodheshin ne ambientet e një hoteli në këtë zonë, ku kanë nisur një debat e më pas sherr për mospagimin e qirasë së një objekti. Pak minuta më vonë janë dëgjuar krismat dhe tre persona morrën plagë të renda. Ata jane tre kushërinj, nje prej të cilëve humbi jetën nga plagët e rënda.

Viktima është 32-vjeçari Myrdar Binjakaj, ndërsa dy të personat e plagosur janë kushërinjtë e tij, Klodian Binjakaj dhe Reshat Muskaj, të cilët janë në gjendje të rëndë, në spitalin e Vlorës.

 

Llalla, prokurorëve: Të jemi efikas, opinioni publik ka pritshmëri të lartë

largea_adriatik-llalla1354533576Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në analizën vjetore të prokurorisë për vitin 2013 ka deklaruar se, opinioni publik ka një pritshmëri të lartë për punën e prokurorisë, çka duhet të angazhojë prokurorinë në zgjidhje efikase të detyrave të tyre. Llalla ka shprehur gjithashtu nevojën për specialistë të kibernetikës, sepse së shpejti do të ndërtohet edhe një strukturë e posaçme në lidhje me këto vepra penale.

“Opinioni publik ka një pritshmëri të lartë për punën e prokurorisë dhe për këtë arsye Prokuroria e Përgjithshme duhet t’u japë zgjidhje sa më të shpejtë çdo ankese apo shqetësimi të qytetarëve për punën e prokurorëve. Drejtoria e Hetimit të angazhohet maksimalisht në përmbylljen e hetimeve të çështjeve të nisura gjatë vitit 2013, duke vënë theksin, “sidomos tek ato çështje që kanë një impakt në opinionin publik. Drejtoria Gjyqësore, e cila përfaqëson akuzën në emër të shtetit në shkallën më të lartë të gjyqësorit, ka si detyrë prioritare gjatë vitit 2014, krahas të tjerave, angazhimin për bindjen e Gjykatës së Lartë në nxjerrjen e vendimeve unifikuese, të cilat do të standartizojnë praktikën për trajtimin e njëjtë të rasteve të ngjashme.

Vlerësohet shumë e nevojshme afrimi pranë organit të prokurorisë të personave që kanë njohuri të posaçme në fushën kibernetike për të zhvilluar hetime të plota dhe komplekse lidhur me ndërhyrjet në sistemet e bankave dhe të institucioneve publike. Për këtë arsye, shumë shpejt pranë Prokurorisë së Përgjithshme do të ndërtohet një strukturë e posaçme lidhur me këto vepra penale.  Konstatohet se është e nevojshme që ekspertë autoteknikë, kontabël, etj., të jenë pjesë e institucionit të prokurorisë. Kjo lëvizje pritet të japë rezultate më të shpejta dhe më pozitive në hetimin e rasteve që kanë nevojë për cilësi të lartë profesionale”, u shpreh Llalla.

 

Rama: Mbledhja e dy qeverive, qasje e re strategjike për zhvillim të dyanshëm

Rama-ne-kompjuterPas komentit të Kryeministrit kosovar Thaçi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prizren, ka reaguar  edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama. Rama ka konfirmuar në rrjetin social Facebook, datën e mbledhjes më 11 janar dhe ka theksuar se, qasja e re strategjike do të hapë perspektiva ekonomike, sociale e kulturore për të gjithë.

“Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren. Do të çelim një faqe krejt të re bashkëpunimi mes dy qeverive që kanë sfidën e njëjtë të demokratizimit, modernizimit dhe integrimit të dy shteteve shqiptare në Bashkimin Evropian.

Me vetëdijen e lartë për potencialet e zhvillimit dhe nevojat për zhvillim të popullit shqiptar në të dy anët e kufirit, dy qeveritë do të ndërtojnë një qasje të përbashkët strategjike për të hapur perspektiva të reja ekonomike, sociale e kulturore për qytetarët tanë. Kjo mbledhje do të zhvillohet edhe në shenjën e solidaritetit me bashkësinë shqiptare të Preshevës, të cilës të dyja qeveritë do t’i akordojnë një fond të posaçëm ndihme për ngritjen e maternitetit të ri”, shkruan Rama në Facebook.

 

Heintschel-Heinegg: “Perkovići kishte gjithçka në dorë”

0,,17340113_303,00DW

Ish- shefin e Shërbimit të Fshehtë kroat e arrestuan. Gjermania kërkon dorëzimin e tij, për shkak të një vrasjeje në Bavari. Ish-gjykatësi Bernd von Heintschel-Heinegg shpjegon sfondin

DW: Josip Perkovići dyshohet se ka dorë në vrasjen e një disidenti kroat në Bavari në vitin 1983. Shtysën për këtë rast e jep procesi kundër një ish-punonjësi të Shërbimit të Fshehtë, Krunoslav Prates, ku ju keni qenë kryegjykatës. Pratesin e dënuan për shkak të bashkëpunimit në këtë vrasje me burgim të përjetshëm. Por pas procesit shumë medie thanë se fajtorët kryesorë janë ende të lirë. A e perceptuat atëherë Perkovićin vetëm si dëshmitar në proces, apo edhe si bashkëpunëtor të mundshëm në vrasje?

Bernd von Heintschel-Heinegg: Në fund të fazës kryesore të procesit ne ishim të bindur se Perkovići ishte bashkëautor në atentatin kundër migrantit kroat, Stjepan Djurekovic.Perkovići ishte ai që ka dhënë urdhërin dhe që kishte gjithçka në dorë. Por nuk ishte puna se ai kishte interes vetjak për këtë akt, akti u thurr në nivelet më të larta. Se çfarë ka ndodhur atëherë konkretisht me qeverinë jugosllave, këtë nuk e dimë.

Dëshmitari kryesor në procesin kundër Prates ishte Vinko Sindičić. Shumë vëzhgues në Gjermani dhe në Kroaci dyshonin për kredibilitetin e tij, për shkak të rolit të tij në veprimet e errëta të shërbimeve të fshehta. Si e gjykoni me këndvështrimin e sotëm personin e Sindičićit?

Vinko Sindičić ishte një dëshmitar i rëndësishëm. Ne ishim të bindur se në lidhje me vrasjen e Djurekovicit ai tregoi të vërtetën. Por është e saktë se si bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë ai kishte për të larë edhe disa hesape. Por me këtë ne u morëm dhe natyrisht edhe me çështjen: a ka dyshime për besueshmërinë e këtij deponimi? Ne arritëm në përfundimin se të dhënat që na dha neve ishin korrekte.

Pas këtij procesi në Mynih (2006-2008) ju e akuzuat të gjithë udhëheqjen kroate për mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar. Në atë kohë, Kroacia nuk ishte ende anëtare e BE. Por edhe qeveria aktuale ndërmorri disa përpjekje për të mos e dorëzuar Perkovićin. Parlamenti kroat miratoi pak para anëtarësimit në BE një ligj, që e ndalon dorëzimin e personave të dyshuar si kriminelë në BE, kur ata i kanë kryert aktet e tyre para vitit 2002. Vetëm pas presionit masiv nga Brukseli e ndryshoi Kroacia këtë ligj. Si e gjykoni sjelljen e autoriteteve kroate atëherë dhe sot?

Në kuadër të procesit ne patëm në Mynih disa dëshmitarë nga Kroacia dhe mësuam pas marrjes në pyetje se pas kësaj ata kanë pasur vështirësi për shkak të pjesëmarrjes në proces, për shembull në punë. Pas përfundimit të procesit gjyqësor unë iu drejtova organeve evropiane për t’u thënë: bashkëpunimi, siç e përjetuam, nuk i përgjigjet standardeve, që presim kur të bëhet Kroacia anëtare e BE. Përsa u përket gjërave që kanë ndodhur tani konkretisht muajt e fundit, unë ato i kam mësuar vetëm nga shtypi. Tani ka disa përpjekje. Por atëherë ne kishim përshtypjen se qeveria kroate nuk ishte e interesuar për ta sqaruar plotësisht çështjen.

Si i vlerësoni si jurist shanset që Perkovićin t’ia dorëzojnë autoriteteve evropiane?

Për këtë pyetje nuk mund të jap përgjigje, sepse nuk e njoh gjendjen juridike në Kroaci. Në Gjermani krimi i vrasjes nuk parashkruhet (vjetërohet), prandaj edhe ekziston urdhëri evropian i arrestit. Po duket se autoritetet kroate kanë interes që procesi gjyqësor të paktën të zhvillohet në Kroaci. Një mundësi tjetër do të ishte që ai të përballet me procesin gjyqësor në Gjermani – dhe për rastin se do të dënohet – ta vuajë dënimin në Kroaci.

PD reagon pas ngjarjes në Pogradec : Shumica në pushtet po nxit dhunën ndaj demokratëve

vorspiReagon Partia Demokratike pas shpërthimit të granatës në derën e shtëpisë së kreut të PD-së Pogradec. PD akuzon shumicën në pushtet për nxitje të klimës së dhunës ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të PD-së.

“Partia Demokratike e konsideron shpërthimin e granatës në derën e shtëpisë së kryetarit të PD-së së Pogradecit, ku e gjithë familja e tij ishte prezent, si shenjë të pasigurisë së madhe publike, të rritjes së kriminalitetit në vend, dhe të lehtësisë me të cilën goditen përfaqësuesit e opozitës.

Partia Demokratike është në krah të z. Lipo dhe të familjarëve të tij, që janë tronditur jashtë mase nga kjo ngjarje e rëndë.

Qëkur ka ardhur në pushtet, kjo qeveri ka krijuar dhe nxitur një klimë agresiviteti ndaj opozitës. Kërcënime në parlament, dhe dhunë shtetërore e kriminale ka pasur vazhdimisht në këto muaj ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga skenari i kërcënimit të kundërshtarit politik, pasi ky është një skenar me pasoja të rënda për vendin.

I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të reagojnë shpejt dhe me forcë, për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Pogradec dhe familjes se tij”, tha Vorpsi.

 

 

Pas Schuhmacer, aksidentohet Merkel duke bërë ski

Merkel skiKancelarja gjermane Angela Merkel ka pësuar një aksident, teksa ka qenë duke bërë ski, në shpatet malore të Shën Moritz. Mediat e huaja raportojnë, se Merkel ka pësuar dëmtime në pjesën e legenit dhe i është rekomanduar regjim shtrati.

Kjo është dhe arsyeja e anulimit për 3 javë, të gjithë aktiviteteve politike dhe diplomatike të Kancelares gjermane.

Aksidenti i Kancelares Merkel, vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të Michael Schumacher, i cili ndodhet akoma në gjendje të rëndë në spital.

Luftimet në Irak, 34 të vdekur dhe 58 të plagosur

Irak luftime34 persona kanë gjetur vdekjen dhe 58 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve mes forcave irakiane dhe ekstremistëve që kanë lidhje me Al-Qaeda, të cilët kanë marrë nën kontroll dy qytete në Irakun perëndimor.

Zyrtarët irakianë thonë se forcat qeveritare ndërmorën goditje ajrore dje në Ramadi. Por banorët thonë se në Falluxha ka qenë qetësi që nga mbrëmja e së shtunës.

Ekstremistë pro grupit etnik Suni dhe ekstremistë pro-al-Qaidës morën nën kontroll dy qytetet, Ramadi dhe Falluxha javën e kaluar. Ata janë përleshur me forcat qeveritare dhe luftëtarë fisnorë, aleatë të ushtrisë, ndër të cilët edhe suni që kundërshtojnë grupet ekstremiste.

Gjeneral Lejtnanti Rasheed Fleih, i cili udhëheq Komandën Ushtarake për provincën Anbar, thotë se do të duhen disa ditë para se të rimarrin nën kontroll dy qytetet.

Po dje, shpërthime me makina bombë lanë të paktën 19 të vrarë në Bagdat.

Dhuna ndërmjet qeverisë irakiane të udhëhequr nga shiitët dhe pakicës suni ka shkaktuar mijëra të vrarë gjatë vitit të kaluar.

Rrezikohet pakti për dialogun Prishtinë-Serbi

Serbia-Kosovo-Thaci-DacicAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj në raport me dialogun që po zhvillojnë Prishtina dhe Beogradi më ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Nga AAK-ja, procesi i dialogut dhe negociatave tashmë po konsiderohet i degraduar dhe në dëm të Kosovës.

Ky subjekt politik, ende e ka nënkryetarin e parë të partisë, Blerim Shala, në postin e koordinatorit politik të këtij dialogu, shkruan “Tribuna”.

Megjithatë, përbrenda AAK-së që nga fillimi kishte disa mospajtime rreth pozicionit që ky subjekt politik ka mbajtur në raport me bisedimet dhe marrëveshjet.

Së fundit, nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, konfirmon se AAK nuk mund të mbështes tutje një proces po degradon dita- ditës.

“Dialogu ka devijuar dhe ka degraduar në dëm të Kosovës”, ka thënë Isufi. Sipas tij, ka një kohë të gjatë që palët në bisedime po harxhojnë kohë duke i rikthyer në rinegocim çështjet për të cilat tashmë ka marrëveshje dhe është dashur që moti të zbatohen./kn/

Thaçi: Mbledhja e qeverive, qasje strategjike e strukturuar

ThaçiKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar në lidhje me mbledhjen e përbashkët që do mbahet mes dy qeverive. Thaçi deklaron se, gjatë mbledhjes do të merren disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit, duke informuar gjithashtu, se mbledhja do të mbahet në Prizren më 11 Janar.

“Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të mbahet më 11 Janar 2014 në Prizren! Në mbledhjen e parë do te marrim disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian!

Po ashtu, do të vendosim modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës! Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale. Fillimi i një rrugëtimi të ri”, shkruan Thaçi në Facebook.

 

 

Pogradec, shpërthim me granatë në banesën e kreut të PD-së

shperthim pogradecNjë shpërthim ka ndodhur në orët e vona të së dielës, në banesën e kreut të PD-së në Pogradec. Një granatë ofensive ishte vendosur në derën e jashtme të banesës 3- katërshe të Luan Lipos. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme asnjë të lënduar, përveçse dëmeve materiale.

Policia e Pogradecit e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje është duke hetuar në disa pista, ku kryesorja është ajo për shkak të detyrës së Luan Lipos. Sipas policisë ka vështirësi në hetim pasi në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë.

Deri tani policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë Luan Lipo më herët ka ushtruar edhe detyrën e nënprefektit të Pogradecit.