Tahiri: Berisha shpërbleu gardën që vranë të pafajshëm, unë thjesht falenderim ndaj punës së kryer

55

saimir-tahiri-565x421Ministria e Brendshme në një deklaratë për shtyp, ka bërë sot analizën për muajin dhjetor  2013, duke e krahasuar ate me muajin dhjetor 2012.  Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi statistikat e analizës duke theksuar se vrasjet dhe aksidentet kanë pësuar ulje  më 55%.

“Nuk kam koment të madh. Jam i hapur për sugjerimet e kujdo. Mirëpres çdo sugjerim nga opozita. Konstatoj që një deklaratë e tillë është e pavënd dhe abuzive, e para sepse punonjësit e policisë së shtetit gargantuan zbatimin e ligjit në kushte ekstreme përballë një personi që shfaqte rrezik të shthurur publik. E përsëris pa asnjë presje edhe një herë falenderimin tim për punonjësit e policisë. Ne përfaqësojmë dy modele të ndryshme, opozita e sotme dhe Sali Berisha shpërblyen gardën që vranë të pafajshëm, ndërsa unë drejtova një falenderim publik për policinë që kryen detyrën.Koha ka ndryshuar, në kohën e tyre vriteshin punonjës policie, sot jo.

Unë përsëris kërkesën time për çdo kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë në vend. Deri më sot nuk kam parë ansjë falenderim për qeverinë për mbështetjen që i dha policisë së shtetit sa i përket buxhetit. Nëpërmjet jush shfrytëzoj rastin ti uroj shqiptarëve gëzuar vitin e ri. Të përsëris edhe një herë një vit të mbarë për çdo punonjës të policisë së shtetit. Jam këtu para jush të falënderuar punonjësit e policisë që garantuan gjatë festive sigurinë publike duke shënuar një numër minimal të incidenteve. Dëshiroj të ndaj me ju rezultate e policisë së shtetit për muajin dhjetor. Përtej çdo diskutimi statistika flet me zë shumë më të lartë sesa mund të flas unë. Bashkëpunimi ka dhënë rezultatet e pritshme. Krahasuar me muajin dhjetor 2012 për vitin 2013 treguesit në luftën kundër krimit janë 55% më të lartë i përket veprave penale dhe 60% më i lartë përsa i përket personave të proceduar.

Treguesi për trafiqet e pa ligjshme është 167% më i lartë për veprat dhe 168% për autorët. Përsa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit treguesit janë 142% më shumë përsa i përket veprave penale dhe 160% përsa i përket personave të proceduar. Krimet kundër personit vrasjen janë ulur me 55% në muajin dhjetor 2013. ndërkohë është rritur me 29% kapja e personave që kanë kryer këto krime. Për muajin dhjetor është ulur me 13% numri i aksidenteve, është ulur me 38% numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, me 20% i aksidenteve me pasojë plagosje të rëndë dhe me 8% i aksidenteve me plagosje të lehtë”, u shpreh Tahiri.