PD: Tahiri dhe Rama një rrezik publik, po ekzekutojnë qytetarë

silvibardhiPartia Demokratike në një deklaratë për shtyp ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri dhe Kryeministrin Rama se po ekzekutojnë qytetarë dhe se me këto akte po sjellin instalimin e praktikave të Sigurimit të Shtetit. PD e cilëson Ministrin e Brendshëm Tahirin, një rrezik publik dhe kërkon distancimin e tij dhe të Kryeministrit Rama nga taktika të tilla të turpshme.

“Po bëhen 5 ditë qysh se Ministri i Brendshëm brohoriti, rrahu shpatullat, e tha, bravo çuna, dhe e mbylli me gëzuar, vrasjen e një qytetari në kërkim, të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale. Partia Demokratike i kërkon z. Tahiri të japë shpjegime e të distancohet menjëherë nga qëndrimi i tij mbi vrasjen e një qytetari nga policia, pasi sjellja e tij është një akt turpi për shtetin, për imazhin e vendit, dhe për vetë Policinë e Shtetit.  Partia Demokratike mbështet aksionet e policisë edhe kur ato sjellin pasoja ekstreme, nëse kjo është një masë e nevojshme për sigurinë e vetë policisë dhe të qytetarëve. Partia Demokratike mbështet reagimin e policisë kur është proporcional dhe në kushtet e parashikuara në ligj. Por është e pafalshme që Ministri i Brendshëm të predikojë vrasjen. Kjo nuk është sjellja e një ministri të një vendi që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian”- tha Bardhi.

PD akuzon Ministrin Tahiri për rrezikshmëri publike dhe sjellje adoleshentësh dhe delir madhështie.

“Sjellja e Ministrit të Brendshëm është shenjë e një sëmundje të rëndë, të delirit të madhështisë dhe kjo ndodh kur një riosh vishet me më shumë pushtet nga sa i mbajnë shpatullat. Veprimtaria e policisë së shtetit është e bazuar rreptësisht në ligj, dhe nuk është një lojë luftash, siç zhvillohet në mendjen e ministrit Tahiri. Ministri i Brendshëm ka treguar se është një rrezik publik, dhe se nuk ka kthjelltësinë e pjekurinë e duhur për të mbajtur një detyrë kaq të rëndësishme.

Duke qenë se deklaratat e Ministrave, përpara se të bëhen publike, kalojnë nga aparati qendror i Edi Ramës, për fat të keq, kjo histori delirimi me pushtetin përfshin dhe Kryeministrin e vendit. Kjo e bën edhe më të rëndë situatën, dhe më të pashpresë zgjidhjen. Kur një ministër çmendet publikisht, nuk i kërkon dot as Kryeministrit që të marrë masa, pasi ai vetë ka dhënë liçencën për këtë dalldisje adoleshenteske”- tha me tej ajo.

PD kërkon distancim të tyre nga këto akte, që sipas saj do të lehtësonin opinionin publik.

“Vetëm një distancim i qartë publik, do të ishte një lehtësim për opinionin publik që është sot e kësaj dite i shqetësuar për komentet e qeverisë mbi vrasjen e një qytetari të dyshuar për vepra të rënda penale”- perfundoi Bardhi.

 

 

Tritoli “politik”, Doda: Kriminalizohet opozita për shmangie të vëmendjes nga ekonomia

mesila dodeDeputetja demokrate, Mesila Doda, reagon pas lajmit se një shtylle të tensionit të lartë në Milot i ishte vënë tritoli, shoqëruar me mesazhe politike që u gjetën në vendin e ngjarjes. Doda thotë se po tërhiqet vëmendja nga situata ekonomike duke kriminalizuar opozitën.

“Sot po dëgjojmë të flitet për akte terroriste me mesazhe politike të shoqëruara, duke tentuar të hiqet vëmendja nga aktet e paprecedenta të ndryshimit të kahjes ekonomike të zhvillimit të vendit dhe në të njëjtën kohë të kriminalizohet opozita dhe mbështetësit e saj. Taksat, nafta, borxhi ekonomik, rritja e çmimeve, mosrritja e pagave dhe pensioneve, janë të gjitha fenomene jo vetëm ekonomike, por me pasoja të rënda sociale, që do shpërthejnë në derë të Ekzekutivit përgjatë vitit të ardhshëm dhe do sjellin për fat të keq momente të vështira për shqiptarët, por tentativa për të kriminalizuar tezat politike të opozitës është një mënyrë të konceptuari shumë larg standardeve demokratike të një vendi. Pushtetarët duhet të mësojnë të drejtojnë me vërtetësi dhe të përballojnë situatat e vështira si politikanë me vizion, jo duke tentuar të cenojnë standardet demokratike të vendit”, shkruan Doda në FB

Zyrtari i lartë grek pranon ryshfetin

greqi-flamurGreqia do të riformojë mënyrën e prokurimit të armatimit, dhe do ta bëjë atë më transparent. Këtë premtoi ministri grek i Mbrojtjes Dimitris Avramopoulos, në ditën kur në Athinë ka nis gjykimi kundër një grupi të gjerë të dyshuarve për korrupsion, që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë mbrojtës dhe tregtarëve të armëve.

Shpenzimet e mëdha të armatës, ishin një prej arsyeve përse Athina zyrtare grumbulloi aq shumë borxhe, dhe duhej të shpëtohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që dhanë afro 240 miliardë euro në vitin 2010 dhe 2012.

Këto mjete ishin dhënë me një udhëzim strikt të shkurtimit të shpenzimeve, që çoi në rritjen e varfërisë dhe papunësisë, kështu që skandali në ushtri ka prekur nervat e shumë grekëve.

Avramopoulos tha se propozimi i ministrisë së tij për transparencë në prokurim, do t’i paraqitet Parlamentit “në një të ardhme të afërt”.

Deklarata e tij vjen si reagim ndaj dëshmisë që dha të premten Antonis Kantas, që ishte zëvendësshefi i armatosjes në ministrinë e Mbrojtjes prej vitit 1997 e deri më 2002.

Ai pranoi sot në gjykatë se ka pranuar mbi 16 milionë dollarë në ryshfet për kontratat që lidheshin me firmat e huaja nga shtetet si Gjermania, Franca, Suedia, Rusia dhe Brazili. Dy tregtarë të armëve, të cilët i ka identifikuar Kantas, janë arrestuar dhe akuzuar gjatë muajit dhjetor.

SHBA goditen nga një stuhi dëbore, 13 të vdekur

shba stuhiBanorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara u zgjuan dje nën një shtresë bore që ka penguar trafikun, ka detyruar mbylljet e shkollave dhe shumë bizneseve.

Zyrtarët thonë se të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.

Megjithëse reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat vazhdojnë të jenë tepër të ulëta. Era e acartë që ka përfshirë rajonin ka sjellë temperatura deri në -20 gradë celsius, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Motit të këshillojë njerëzit që ndodhen në mjedise të hapura të ruhen nga ngrirja.

Pjesa veriore e vendit ka temperatura deri në -41 gradë celsius. Stuhia ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve, ndërkohë guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Një stuhi e madhe dimri ka përfshirë ditën e djeshme pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xherrsit kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Pranë qytetit të Bostonit, në Masaçusets, tashmë ka rënë më shumë se gjysmë metri borë.

Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat, pasi pritet që moti të përkeqësohet akoma më shumë në ditët në vijim. Sipas medieve amerikane vendi është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e djeshme dhe pritet që të shtohen reshjet dhe të bien temperaturat. Rrugët të gjitha janë të mbushura me dëborë, ku kalimi është bërë i vështirë për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës. Gjithashtu qendrat për të pastrehët janë mbipopulluar, për shkak të temperaturave të ulëta.  Kompanitë ajrore kanë anuluar mbi 2,300 fluturime të enjten, para se të niste stuhia.

Shëndetësi, Paketa e analizave falas

ilir beqjaKëtë vit Ministria e Shëndetësisë do të nisë disa kontrolle bazë diagnostikuese dhe parandaluese falas për të gjithë personat e moshës 40 – 65 vjeç për të kapur në kohë dhe mbajtur në kontroll sëmundshmërinë e kësaj grupmoshe.

Ne fillim ishte parashikuar mosha 40 deri ne 60 vjeç, por me propozim te nenkryetarit te LSI dhe ish-ministrit te Shendetesise, Petrit Vasil ne kete keto kontrolle u perfshine personat deri në 65 vjeç.

“Në buxhet janë përcaktuar fondet, por jo specifikisht grupmoshat. Ne morëm përsipër si Qeveri që brenda buxhetit të shëndetësisë për vitin 2014 të përfshijmë në programin e kontrollit bazë edhe moshën deri 65 vjeç. Morëm përsipër të realizojmë atë çfarë u kërkua, nuk qe nevoja të kishte një amendament ligjor sepse grupmosha nuk ishte pjesë e ligjit të buxhetit, por pjesë e programit të buxhetit të shendetësisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Per vitin 2014  me paketen e re fiskale, Qeveria ka rritur akcizën per cigaret, pijet alkoolike dhe ato energjike, nisme e cila nga mjeket perkthehet me impakt te rendesishem ne shendetin publik. Por nga tjeter eshte kerkuar qe 1 /5  e te ardhurave te akcizes t’i shtohet buxhetit te shendetesise, per te permiresuar cilesine e sherbimit dhe kujdesit shendetësor ndaj publikut.

“Aty u kërkua që 1/5 e taksës së re të akcizës të shkojë për shëndetësinë, ndërkohë që kjo gjë që ishte e pasqyruar që në buxhetin kur ishte prezantuar nga Qeveria sepse shtesa në buxhet e re është 2.4 miliardë lekë, apo 24 milionë dollarë që është ndjeshëm më e lartë se një e pesta e rritjes së akcizës”, tha Beqja.

Grupet e punes jane ngritur dhe po pergatisin paketen e analizave dhe kontrolleve baze qe do te kryejne personat 40-65 vjeç per te mbajtur ne kontroll semundjet karakteristike te kesaj grupmoshe./tch

Artan Didi takon homologun kosovar: Bashkëpunimin mes dy policive

Artan-DidiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sot me homologun kosovar Shpend Maxhuni. Forcimi i sigurisë së dy shteteve dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të takimit mes tyre. Në takimin mes dy drejtorëve të policisë u diskutua edhe për bashkëpunim drejt realizimit të projekteve të përbashkëta.

“Në këtë takim neve trajtuam problemet e bashkëpunimit në disa fusha, në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, në fushën e forcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe sidomos edhe në shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave në fushën e arsimimit policor. Policia shqiptare është në proces formimit dhe një proces që ajo kërkon ngritje të vlerave të veta për t’iu përshtatur edhe atyre kërkesave që kërkon integrimi i Shqipërisë në BE, dhe ne ashtu siç duam që të përmirësojmë vetën, ashtu siç duam që të gjejmë vlerat tek vetja dhe të gjejmë fuqi për t’u ballafaquar me institucionet homologe të zbatimit të ligjit në Evropë, kështu duam që të ketë edhe Policia e Kosovës dhe për këtë arsye duam që ky bashkëpunim të shpërbejë edhe për shkëmbimin e këtyre përvojave dhe për mbështetjen dypalëshe që të dyja vendet tona të realizojnë atë aspiratën e përbashkët për t’u përfshirë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bërë pjesë e hapësirave euroatlantike”,u shpreh Didi.

Ndërsa, Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni tha se në këtë takim u diskutua për shumë projekte që këto dy vende synojnë t’i realizojnë. “Unë në pika të shkurta e njoftova z.Didi për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës, po ashtu bashkëbiseduam për shumë projekte të cilat ne i kemi fokus për të ardhmen, çdo herë duke iu dhënë prioritet veprimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta si dy polici të dy shteteve, në kundërvënien e çfarëdo forme, të fenomeneve që sot janë shqetësime për dy shtete, respektivisht për qytetarët e dy shteteve”, ka thënë ai.

 

Stuhi në brigjet angleze

studi ne brigjet angleze-
Foto BBC News/ Simon Foster

 

Stuhi ne brigjet angleze
Foto BBC News /Christopher James

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pajtimi në Kosovë në optikën e fotografëve ndërkombëtarë

pajtimi kosoveDW

Përmendorja e vëllazërim bashkimit në Prishtinë nuk është më moderne, megjithatë ajo ende ekziston: e madhe, e pamirëmbajtur dhe e paanashkalueshme, simbol i një kohe të shkuar. Dikur kjo përmendore gjigande prej betoni simbolizonte vëllazërinë dhe bashkimin mes popujve të Jugosllavisë, sot monumenti i martirëve është një dëshmitar i heshtur i një sistemi politik të tejkaluar.

“Monumenti na kujton se shqiptarët dhe serbët kanë një të shkuar të përbashkët”, thotë fotografi kosovar, Jetmir Idrizi. Ai e ka fotografuar monumentin bardhë e zi dhe e ka copëzuar fotografinë në shirita të hollë. Shumë nga motivet fotografi i gjen në Mitrovicë në veri të Kosovës. Qyteti verior që nga koha e luftës është i ndarë dhe në gjendje të jashtëzakonshme. Në veri të qytetit jetojnë serbct, në minorancë në territorin e Kosovës, ndërsa në jug pakica shqiptare. Ura e barrikaduar mbi lumin Ibër është kthyer në simbol të konfliktit mes shqiptarëve dhe serbëve.

GIZ - Monumenti i martirëve në Prishtinë i prërë në fotografi (Foto: Jetmir Idrizi)
Fotografi e prerë e monumentit të martirëve në Prishtinë. (Foto: Jetmir Idrizi) 

E shkuara e përbashkët

Që nga viti 2008 Kosova është e pavarur, por shumë serbë, që ende nuk duan ta pranojnë këtë realitet, e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë. Marrëveshja e prillit 2013 rrit shpresat për një normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Për Jetmir Idrizin pajtimi lidhet mjaft me të shkuarën e përbashkët të etnive të ndryshme në vend. Duhet parë edhe një herë e shkuara për të shkuar përpara. Së bashku me pesë fotografë të tjerë nga Mongolia, Hungaria, Mali, Gjermania dhe territoret palestineze ata kanë shëtitur një javë nëpër Kosovë. Secili prej tyre ka pasur fokusin e tij për të interpretuar temën e pajtimit. Fotografët kanë fiksuar portrete njerëzish, peisazhesh, situatash në ndryshme në vend. Veprat e tyre gjenden në ekspozitën fotografike “Pajtimi në Kosovë” të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar(GIZ). Ekspozita paraqitet njëkohësisht në Prishtinë, Bonn dhe Berlin.

Pajtimi – realitet i jetuar

Brezii ri vjetër në Kosovë e ka të vështirë me pajtimin (Foto: Csaba Meszaros)
Brezi ri vjetër në Kosovë e ka të vështirë pajtimin. (Foto: Csaba Meszaros) 

Jetmir Idrizi ka lindur në Prishtinë. Në kohën e luftës 15 vjeçari së bashku me familjen shkoi si refugjat në Maqedoni, më pas në Belgjikë dhe më vonë u kthye në Kosovë. Sot ai është një fotograf i mirënjohur dhe punon si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, ku ka shumë miq. Për të pajtimi është një realitet, që jetohet përditë. Megjithatë ai e kupton zemërimin dhe urrejtjen e atyre, që humbën të afërmit gjatë luftës. Familja e tij nuk u prek nga tragjedi të tilla.

Edhe Merlin Nadj-Toma është njëri prej fotografëve, që marrin pjesë në seminarin e GIZ. Fotografitë e prera të Jetmir Idrizit e kanë impresionuar së tepërmi. “Për mua kjo është shumë simbolike. Jetmiri tregon se këto monumente qëndrojnë në Kosovë, por nuk funksionojnë më e megjithatë aty brenda është shansi, që këto copëza të ngjiten sërish.”

Ta tregojmë Kosovën në një tjetër fokus. (Foto: Merlin Nadj-Toma)
Ta tregojmë Kosovën në një tjetër fokus. (Foto: Merlin Nadj-Toma) 

Fotografja gjermane fillimisht kishte vështirësi të hynte brenda temës së pajtimit në Kosovë, në një vend ku konflikti është ende prezent dhe në disa pjesë ende i pazgjidhur: “Reagimi i parë ishte, që Kosova është absolutisht vendi i gabuar për këtë temë”, thotë Nadj-Toma. Por gjatë një jave vizitë në Prishtinë ajo përjetoi momente të bukura. “Në një ëmbëltore dhe në një farmaci kemi takuar shqiptarë dhe serbë, që punonin së bashku.” Aty nuk luante rol etnia. “Kjo ishte një gjë e bukur. Këtë nuk e kisha përjetuar më parë.”

Ndryshimi i perceptimit

Nadj Toma ka fotografuar në Prishtinë momente të jetës së përditshme: Një shesh futbolli, pallate banimi. Fotografitë e saj i dallon një tis ëndërrimtar, të gjitha janë të mjegulluara. “Kështu këto vende marrin një ndriçim tjetër. Për mua ishte e rëndësishme që të tregoja se një ndërrim i vogël i perceptimit mund të ketë efekte të mëdha.”

Të lëmë pas të shkuarën dhe të shohim përpara. (Foto: Gotsybayar Rentsendorj)
Të lëmë pas të shkuarën dhe të shohim përpara. (Foto: Gotsybayar Rentsendorj 

Jetmir Idrizit i pëlqejnë fotot e koleges. “Fillimisht kisha një lloj shqetësimi se kolegët do të fotografonin përbri njëri-tjetrit një serb dhe një shqipar. Por ata më treguan se pajtimi është më shumë se kaq.” Në ekspozitën e hapur në Muzeun e Landit në Bonn fotografitë e tij qëndrojnë përbri atyre të Merlin Nadj-Tomas. Ajo vetë është lindur në Gjermani, por prindërit e saj janë serbë. Gjatë takimit të dy krijuan një lidhje të veçantë. “Kemi bërë shaka për njëri-tjetrin dhe përpiqeshim të sfidonim njëri-tjetrin, por në një frymë pozitive.” Të dy fotografët praktikojnë në një mikrokozmos, atë që duhet të ishte realitet për të gjithë shqiptarët dhe serbët në të ardhmen: Të lenë pas të shkuarën dhe të shohin së bashku përpara.

Zbulohet planeti i tretë me ngjyrë blu, 63 vite dritë nga Toka

planet bluTeleskopi hapësinor “Hubble” i NASA-s ka pikasur një planet të ri, i ngjashëm me tonin vetëm nga ngjyra.

Deri më sot ishin vetëm Toka dhe Neptuni të njohur si planetet blu. Por teleskopi hapësinor “Hubble” i NASA-s ka zbuluar edhe një të tretë, që i ngjan planetit tonë, por vetëm nga ngjyra. Është i pari i zbuluar jashtë sistemit diellor me këtë cilësi kromatike, teksa është quajtur menjëherë “Deep blu dot”, ose pika e thellë blu.

Ndërkohë që për të gjitha karakeristikat e tjera është krejt ndryshe nga Toka. Ndërsa mund të thuhet se gjende 63 vjet dritë larg nga neve dhe vërtitet përreth yllin “HD 189733”. Planeti mban të njëjtin numër më yllin “mëmë”, me shtimin e një “b”-je, teksa vërtitet përreth tij.

Për nga prerja është i ngjashëm me Jupiterin tonë. Bëhet fjalë saktësisht për një planet të gaztë me një temperaturë sipërfaqësore që vlerësohet rreth mijëra gradë centigradë. Plus edhe erëra që frynë në 7 mijë kilometra në orë. Pra është praktikisht e pamundur të jetohet aty.

Ylli “Methuselah” më i vjetër se vetë Universi

ylli me i vjeter ne boteYlli më i vjetër në botë mendohet të jetë ‘Ylli Methuselah’ i kataloguar si HD 140283. Vjetërsia e tij shkon në 14.5 bilionë vite. Ky llogaritet të jetë edhe më i vjeter se vetë Universi, që deri tani është llogaritur të jetë 13.8 bilione vjeçar  dhe gjithë kjo, hap një dilemë të re dhe të dukshme, lidhur me origjinën e Universit.

Vlerësimet e fundit nga teleskopi Hubble po përpiqen të zvogëlojnë këtë pasiguri në matje, që mosha e këtij ylli të përputhet me moshën e Universit. Këto gabime vijnë për shkak të shkallës së zgjerimit të hapësirës (e cila eshte ne zgjerim te vazhdueshem), ndaj nevojitet një analizë e valëve të krijuara nga Big Bang, pasi matjet atje kanë  marzhe gabimi për shkak të shkatërrimit radioaktiv dhe zhurmës së madhe.