Sherr me bashkëshorten, tenton vetëvrasjen

policiaNjë sherr mes bashkëshortësh ka çuar drejt tentativës për vetëvrasje, shtetasin Sheme D. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës, në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, në afërsi të ish rajonit të policisë.

Pasi ka qenë në gjendje të dehur dhe pas një sherri me bashkëshorten, shtetasi Sheme. D ka tentuar të vetëvritet duke kërcënuar me hedhje nga lartësia, por ndërhyrja e forcave policore ka bërë të mundur shpëtimin e tij. Fillimisht personi është varur në tubacionin shkarkues të ujërave të tarracës dhe më pas ka kërcënuar se do të hidhet.

Pasi uniformat blu kanë negociuar me të, shtetasi Sheme D, është bindur që të zbresë dhe më pas është çuar në komisariat për të marrë deklarimet përkatëse.

Nga dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve dyshohet se personi ka dhe probleme të shëndetit mendor.

 

Apeli liron Xhelal Mziun

shamikuqjaGjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”, për ish kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, u arrestua në 20 dhjetor, me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ai do të vijojë të ndiqet në gjendje të lirë.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj drejtorit juridik në Bashkinë e Kamzës, Atli Hoti, i cili është shpallur në kërkim.

Xhelal Mziu, 46 vjeç, është zgjedhur si kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Ai ushtron mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.

Blushi : Jashtë BE-së, jo për arsye fetare por se jemi të pareformuar

Ben-BlushiDeputeti Ben Blushi në një intervistë për të përditshmen “Panorama” hedh poshtë argumentin e përdorur, se refuzimi i statusit erdhi si pasojë e faktit që jemi myslimanë. Ndonëse BE, nuk njeh në vetvete asnjë vend të anëtarësuar mysliman, Blushi thotë se, Europa i ka kapërcyer problemet fetare.

“Është e pavërtetë të pretendosh se jemi jashtë BE se jemi myslimanë. Jemi jashtë sepse jemi një vend i pareformuar”, shprehet Blushi.

“Shqipëria nuk ka kryer reformat  e duhura në 20 vitet e  fundit. Në përgjithësi ajo perceptohet si një vend ku krimi dhe korrupsioni janë aleatë dhe ushqim i klasës politike  pa dallim. Ky është perceptim i përgjithshëm. Prandaj besoj se  në vend që të fajësojmë Europën duhet ta kthejmë Shqipërinë në vend të gatshëm për t’u anëtarësuar. Sado që  gjuha e disa grupeve  anti-europiane brenda Bashkimit Europian është e hidhur dhe jo gjithmonë e merituar, nuk janë ato për Shqipërinë që kemi”, thotë më tej ai.

Blushi thotë se Europa i ka kapërcyer paragjykimet fetare me kohë.

“T’u thuash shqiptarëve se nuk po ju pranojmë  në Europë sepse jeni myslimanë , kjo është e tepërt. Çdo ekstremist holandez apo danez mund ta thotë, por kushdo që e përsërit ia shton kompleksin popullit të vet. Europa kishtare nuk është Europa politike. Dhe Europa e ditëve tona nuk është Europa  e kryqëzatave  dhe inkuizicionit të Mesjetës, Europa i ka kapërcyer paragjykimet fetare me kohë  dhe me prova, sepse pa europianët Bosnja  myslimane do të ishte ende  një thertore”, shprehet Blushi për gazetën “Panorama’’.

Deputeti socialist ka thumbuar Ramën lidhur me deklaratën që ky i fundit bëri pak ditë më parë në “Opinion” për mandatin si kryetar partie, i cili do të rikonfirmohet nga forumet.

“Mua nuk më habiti deklarata, por lehtësia me të cilën u bë. T’i thuash një partie  se nuk do të bëjë zgjedhje, është si t’i thuash një njeriu se nuk duhet të marrë frymë se ka ca punë të tjera”, shprehet Blushi.

Partnerja e Hollande, Valerie Trierweiler shtrohet ne spital

hollandeValerie_2230865bZonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, është shtruar në spital, pas raportimeve në media për akuzat e një lidhjeje mes presidentit Francois Hollande dhe aktores Julie Gayet.

Zyra e saj ka bërë të ditur se ajo është shtruar “për t’u qetësuar dhe për disa testime”.

Partnerja e Hollande, jo e martuar me të, thuhet se është shtruar në spital të enjten, një ditë përpara se revista “Closer” të zbulonte akuzat për një lidhje të fshehtë.

Hollande nuk e ka mohuar faktins e ka vizituar privatisht aktoren Julie Gayet, në një pallat pranë “Elysee”-së. Zonja Trierweiler pritet të dalë nga spitali të hënën, njoftoi zyra e saj për agjencinë e lajmeve AFP.

Të premten, revista “Closer” publikoi një artikull prej 7 faqesh sa i përket lidhjes mes Hollande dhe Gayet. Në të kishte ilustrime me foto, të cilat tregonin se një burrë, që dyshohet të jetë presidenti, ka vizituar pallatin në të njëjtën kohë me zonjën Gayet.

Personi, që dyshohet të jetë presidenti, mbante të veshur një helmetë dhe për të ardhur e për t’u larguar nga pallati kishte përdorur një motoçikletë.

Hollande kërcënoi se do të padiste raportuesit e këtij njoftimi, të cilin ai e quajti si një “sulm ndaj të drejtës për privatësi”, por pa mohuar akuzat.

Berisha : Vendi po shkon drejt krizës greke

sali-berishaIsh Kryeministri Berisha vazhdon të sensibilizojë qytetarët, se tani që ai nuk është më në pushtet, vendi do të shkojë drejt krizës greke. Ndonëse nuk shpjegon në terma ekonomikë, se si mund t’i  ndodhë kjo një vendi, kaq shpejt, pasi ishte në renditje botërore pas Gjermanisë për nga suksesi ekonomik, Berisha është i sigurtë se vendi do të shkojë drejt krizës, duke e shpjeguar këtë fenomen vetëm me një paragraf.

“Brukseli jep alarmin: Ekonomia shqiptare drejt krizës.

Të dashur miq, Raporti i fundit i Komisionit Europian për ekonominë e vendeve të rajonit jep alarmin për ekonominë tonë. Për herë të parë në 8 vite, Shqipëria, në dallim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit po ecën drejt krizës dhe përkeqësimit. Raporti konstaton si një kërcënim madhor rritjen nga qeveria Rama – Meta, me dekretin e gropës të tetorit dhe buxhetin e katastrofës të dhjetorit, të borxhit publik me 1 miliardë e 400 milionë dollarë apo 3.2 herë më shumë se në 8 vite të marra së bashku.

Raporti thekson uljen absurde nga qeveria të planit të të ardhurave në tatime dhe dogana, madje edhe nën planin e vitit 2012, dhe jo shkurtimin, por rritjen me 30% të shpenzimeve si faktorë të tjerë madhorë që shtyjnë ekonominë drejt skenarit grek të krizës ekonomike. Sb”, shkruan ai.

Reformimi i NSA-së me efekt për gjithë botën

nsaNjë grup ekspertësh të përzgjedhur nga Obama ka përpiluar disa rekomandime për reformimin e NSA-së. Rreth këtyre planeve një intervistë me aktivistin e ACLU Brett Kaufman.

DW: Planet e reformave të Obamës bazohen në rekomandimet e një grupi ekspertësh të emëruar nga ai vetë. Si mendoni ju, a do të ketë një ndryshim thelbësor në punën e shërbimit të fshehtë amerikan NSA?

Brent Kaufman: Ndryshimi më thelbësor do të jetë ai i programit të metadatave. Me të qeveria mbledh aktualisht të gjitha të dhënat për thirrjet telefonike që bëhen në apo për në SHBA. Shoqata American Civil Liberties Union (ACLU) po e ndjek shumë intensivisht këtë proces dhe përcakton debatin këtu në SHBA. Një grup ekspertësh të përzgjedhur nga Presidenti ka rekomanduar që qeveria të tërhiqet nga mbledhja e këtyre informacioneve dhe të mos u kërkojë më informacione kompanive të telekomunikacionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e debatit, sepse grupi i ekspertëve propozon që të dhënat t’i mbledhë një palë e tretë dhe ne si ACLU mendojmë se kjo nuk është zgjidhje, ngaqë shqetësimi në lidhje me respektimin e sferës private vazhdon.

Brent Kaufman ACLU Washington

A do të ketë reforma edhe pasoja për kryesinë e shërbimit të fshehtë? P.sh. për drejtorin e gjithë shërbimit të fshehtë të SHBA-së, James Clapper, i cili kishte mohuar në një seancë të kongresit në mars 2013 se NSA mbledh të dhënat e miliona qytetarëve të SHBA?

Aktualisht nuk është shumë fjala për James Clapper. Por shefi i NSA-së Keith Alexander dhe një nga kolegët e tij të rëndësishëm do të dalin së shpejti në pension. Pra nuk do të ketë diskutime për pasardhësin e tij. Po ashtu grupi i ekspertëve rekomandon edhe ndarjen e sektorëve për të cilët ishte deri tani përgjegjës Keith Alexander – domethënë si sektori i sigurisë kibernetike dhe ai i aftësisë së NSA-së për sulme. Në diskutim është edhe që në të ardhmen në krye të këtij shërbimi sekret të jetë një civil dhe jo si deri tani një ushtarak. Këto do të jenë ndryshime të mira, por duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të bëjë Presidenti me këto propozime.

Nga sa merret vesh grupi i ekspertëve propozon gjithashtu më shumë vetëpërmbajtje në përgjimin e krerëve të shteteve të huaja. A do të sjellë reformimi i NSA-së edhe më shumë mbrojtje për jetën private të jo-amerikanëve, për shembull, për qytetarët në Evropë?

Një nga rekomandimet më të rëndësishme dhe më pak të bërë të njohur për publikun nga grupi i ekspertëve është se masa të caktuara për mbrojtjen e privatësisë së amerikanëve duhet të vlejnë në gjithë botën. Është fakt se NSA nuk duhet t’i përdorte programet e saj masive të mbikqyrjes në të gjithë botën. Por kjo po ndodh aktualisht. Qeveria e SHBA-së i ka vënë njerëzit në të gjithë botën nën një regjim të mbikqyrjes në masë. Dhe me këtë ajo shkel marrëveshjet ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare. Ne si ACLU shpresojnë që reformat do të kufizojnë disa nga këto praktika abuzive – jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.

Juristi Brent Max Kaufman është bashkëpunëtor i organizatës për të drejtat e njeriut American Civil Liberties Union (ACLU) dhe punon në sektorin e sigurisë kombëtare.

Intervistoi: Antje Passenheim

DW

Po i mësuat një fëmije fjalë të pista, shteti ju heq të drejtën prindërore

femi abuzimNjë foshnje në Omaha është vënë nën kujdestari pas publikimit të një videoje ku shiheshin disa të rritur duke e nxitur atë të shante dhe të përsëriste fraza ku përfshiheshin seksi dhe dhuna.

Fillimisht videoja u postua në Facebook, por u bë temë kryesore e mediave botërore pasi u postua nga blogu i Shoqatës së Policisë së Omahas. Posti në këtë shoqatë thoshte se video është “vërtetë e keqe dhe do t’ju zemërojë” dhe ata që e shikojnë videon “janë duke shikuar në të vërtetë vazhdimin e ciklit të dhunës mu para syve tuaj”.

Videoja nis me paraqitjen e një djaloshi të vogël me ngjyrë, i veshur me pampers, duke e shtyrë në karrige e duke thënë, “Ju jeni bushtër, zezake”. Një mashkull i rritur dëgjohet duke qeshur prapa kamerës dhe më pas i thotë fëmijës, “Q…”.

Pak sekonda më pas, një femër i thotë fëmijës që ta përsëris frazën “thithma k….”, ndërsa fëmija e bën këtë.

Shoqata nuk e ka publikuar emrin e personit që e ka postuar videon, që besohet të jetë xhaxhai i fëmijës,  për shkak se nuk dëshirojnë “t’i japin këtij maskarai vëmendje” edhe pse “do të donim ta poshtëronim publikisht”.

Departamenti i Policisë së Omahas ka thënë se hetuesit kanë qenë në gjendje që ta identifikojnë fëmijën dhe njerëzit që dëgjohen duke e nxitur atë në prapavijë.

Meqenëse nuk ka pasur aktivitet kriminal, policia thotë se ekziston “brenga për mirëqenien e fëmijës së identifikuar dhe fëmijët tjerë që besohet të jenë në shtëpi”.

Katër fëmijë, përfshi edhe fëmijën në video, janë hequr nga shtëpia dhe janë vendosur në qendra të mbikëqyrjes së fëmijëve.

Mbledhja e dy qeverive, Berisha: Më 11 janar, Hitleri shqiptar Hoxha shpalli RPSH

BerishaIsh Kryeministri Berisha ka reaguar pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare dhe asaj kosovare në Prizren. Berisha pasi përshëndet takimin, deklaron se më 11 janar  të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orwelliane) të Shqipërisë, që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptarëve në tërë historinë e tyre .

“Takim per tu pershendetur!

Te dashur miq, sot ne nje hotel te Prizrenit u mbajt mbledhja e pare e perbashket e qeverive te Shqiperise dhe Kosoves. Mbledhje te ketij lloji jane nje praktike e civilizuar ne disa rajone te Europes. Ndaj dhe ju ftoj te dashur miq te pershendesim kete akt, ndonese modest ne permbajtjen e tij, dhe cdo akt tjeter te bashkepunimit te gjithanshem ndershqiptar si nje interes jetik per shqiptaret dhe i dobishem per bashkepunimin ne rajonin tone.

Takimi i pare apo mbledhja e perbashket e dy qeverive u mbajt ne qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombetar te shqiptareve. Por 11 janari eshte nje date qe nuk ka asnje lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo eshte e denuar edhe me ligje e ne menyre te parevokueshme nga historia e kombit shqiptar. Me 11 janar te vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes shpalli Republiken Popullore (Orwelliane) te Shqiperise, qe do faktohej si forma e regjimit me mizor te shtypjes, persekutimit, izolimit te shqiptareve ne tere historine e tyre. sb”,- shkruan Berisha.

Ahmeti përshëndet mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

ali-ahmetiBashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur takimin e djeshëm të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës të mbajtur në Prizren. Në një reagim për mediat, shefi i Kabinetit të kryetarit Ali Ahmeti, Artan Grubi, ka përshëndetur takimin e përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren dhe ka uruar që sa më shpejtë të realizohen në praktikë të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin e hapësirës shqiptare.

“Mbledhjet midis qeverisë së Maqedonisë më atë të Kosovës dhe të Shqipërisë u shtyen për arsye të zgjedhjeve në Tiranë dhe Prishtinë, por jam i bindur që do të mbahen shumë shpejt dhe që do të kontribuojnë në përafrimin edhe më të madh të marrëdhënieve tona”, shtoi Grubi.

Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka mirëpritur këtë mbledhje duke e quajtur historike dhe duke shprehur bindjen që takime të tilla do të mbahen së shpejti edhe me Qeverinë e Maqedonisë.