Fillimisht videoja u postua në Facebook, por u bë temë kryesore e mediave botërore pasi u postua nga blogu i Shoqatës së Policisë së Omahas. Posti në këtë shoqatë thoshte se video është “vërtetë e keqe dhe do t’ju zemërojë” dhe ata që e shikojnë videon “janë duke shikuar në të vërtetë vazhdimin e ciklit të dhunës mu para syve tuaj”.
Videoja nis me paraqitjen e një djaloshi të vogël me ngjyrë, i veshur me pampers, duke e shtyrë në karrige e duke thënë, “Ju jeni bushtër, zezake”. Një mashkull i rritur dëgjohet duke qeshur prapa kamerës dhe më pas i thotë fëmijës, “Q…”.
Pak sekonda më pas, një femër i thotë fëmijës që ta përsëris frazën “thithma k….”, ndërsa fëmija e bën këtë.
Shoqata nuk e ka publikuar emrin e personit që e ka postuar videon, që besohet të jetë xhaxhai i fëmijës, për shkak se nuk dëshirojnë “t’i japin këtij maskarai vëmendje” edhe pse “do të donim ta poshtëronim publikisht”.
Departamenti i Policisë së Omahas ka thënë se hetuesit kanë qenë në gjendje që ta identifikojnë fëmijën dhe njerëzit që dëgjohen duke e nxitur atë në prapavijë.
Meqenëse nuk ka pasur aktivitet kriminal, policia thotë se ekziston “brenga për mirëqenien e fëmijës së identifikuar dhe fëmijët tjerë që besohet të jenë në shtëpi”.
Katër fëmijë, përfshi edhe fëmijën në video, janë hequr nga shtëpia dhe janë vendosur në qendra të mbikëqyrjes së fëmijëve.