Berisha takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe: Rama ka dhunuar gjithçka

berisha-cannon-560x300Ish Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë zotin Nicholas Cannon, me të cilin diskutoi gjerësisht për zhvillimet në vend. Ish Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Cannon gjithë konsideratën personale, pse, sipas tij Rama po dhunon gjithçka në këtë vend.

“Kështu, gjatë këtyre muajve, ai ka dhunuar me vendime të qeverisë, nenet e Kushtetutës që garantojnë pronën, banesën dhe simbolet; ka dhunuar ligjin për statusin e nëpunësit civil; ligjin e pushtetit vendor dhe atë të urbanistikës; ligjin e Policisë së Shtetit; ligjin e statistikave të vendit; atë të Komisionit të Prokurimeve Publike; ligjin e Agjensisë së Pastrimit të Parave; ligjin e Inspektoriatit të Ndërtimit; ligjin për bordin e mediave dhe audiovizionit (AMA), etj.

Sulmi kundër institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të vendit, është axhenda kryesore e qeverisë. Kështu, për të fshehur pasuritë e tyre, qeveria Rama-Meta do me çdo kusht të shkarkojë kryetaren e ILDKP. Sot, në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, ka gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit, madje të kërcënuar me telefon ose nga mesazherë nga vet Rama. Me shpejtësi po shkohet drejt rrënimit të shtetit ligjor, ndërkohë që korrupsioni po rritet në mënyrë galopante dhe trafiqet janë shumëfishuar”, u shpreh Berisha.   Në këtë takim, z. Berisha u shpreh se është i mendimit se Shqipëria ndihmohet duke insistuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e standarteve evropiane. Ai theksoi se ajo nuk ndihmohet nga ata të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër bëhen dëshmitarë të rremë duke paraqitur zhvillimet në vend krejt ndryshe nga realiteti, dhe flasin për dialog, ndërkohë që në vend ka tritol.

Mziu pas lirimit: Festë së bashku me Bashën te Pallati i Kulturës, Kamëz

Mziu ne festeKryetari i Bashkisë së Kamzës i sapo liruar nga burgu, njofton në rrjetin social Facebook për një festë, e cila do të zhvillohet me rastin e lirimit të tij.

Mziu e cilëson ndryshimin e masës së arrestit si fitore të një beteje politike dhe thotë se për këtë fitore, kreu i PD-së, Basha, do t’i bashkohet festës së tij.

“Sot në orën 15:00 tek Pallati i Kulturës në Kamëz, vjen Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha, në një takim përshëndetës me rastin e fitores së betejës politike të z.Xhelal Mziu. Jeni të ftuar të merrni pjesë”, shkruhet në profilin e Mziut.

 

Pa pantallona në metro

foto AFP
photo AFP

“Pa pantallona në metro”, një iniciativë e Improve Everywhere, me synim “ shkaktimin e skenave të kënaqësisë dhe të kaosit në vende publike”. Iniciativa që realizohet për të 13 vit e ka qendrën në Nju York dhe është realizuar në 60 qytete dhe 25 vende të ndryshme. Pjesëmarrësit duhet të mbajnë të veshur rroba dimri dhe të kenë një pamje të qetë dhe normale duke dhënë përshtypjen e një gjesti të zakonshëm.

 

 

Spanjë, përleshje me forcat policore në Burgos

Burgos spanjeNata e kaluar ka qenë nata e tretë rresht, ku qyteti Burgos në veri të Spanjës, ka qenë teatri i përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët protestojnë kundër aplikimit të një projekti urban.

Dje në mbrëmje, shumë persona janë plagosur dhe mbi dyzet të tjerë janë arrestuar. Projekti ka të bëjë me shndërrimin e një rruge në bulevard, me një parking të nëntokësor.

Ministria e Brendshme akuzon grupet e dhunshme, të cilët kanë infiltruar mes protestuesve duke shkaktuar këtë dhunë.

Kreu i Bashkisë së Burgos, ka deklaruar se ky projekt ka pasur mbështetjen e 80% të personave që kanë ushtruar të drejtën e votës, gjatë zgjedhjeve bashkiake më 2011, pasi ishte një projekt i prezantuar nga Partia Socialiste dhe Partia Popullore.

Me dhjetëra persona janë grumbulluar mbi një pjesë të rrugës, ku duhet të kryhen punimet duke vonuar fillimin e punimeve mbi projekt.

 

Parlamenti Europian kërkon më shumë përgjegjësi nga EULEX

foto Albaniaplus
foto Albaniaplus
foto Albaniaplus

Disa deputetë në amendamentet e tyre kishin përmendur edhe faktin se mbi 1 miliard euro sa ka shpenzuar deri me tani misioni i EULEX-it në Kosovë, është bërë operacioni më i shtrenjtë i tillë në historinë e Bashkimit Evropian.Siç shkruan sot Koha Ditore, rezoluta pritet të kërkojë që transferimi i kompetencave nga EULEX-i të bëhet në mënyrë graduale dhe për këtë të konsultohet edhe shoqëria civile.

Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.

Rezoluta pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.

Riarrestohet ish aksioneri i klubit të futbollit “Partizani”, kërkohet nga Italia

Paro LaciIsh-aksioneri i klubit të futbollit, Partizani, Paro Laçi është riarrestuar me qëllim ekstradimin në Itali. Në prill të vitit 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë ka lëshuar një urdhër arresti për Laçin për llogari të ekstradimit në Itali.

Që prej asaj kohe, Paro Laçi ishte arratisur dhe nuk u gjend asnjëherë nga forcat e policisë së shtetit. Kjo nuk ishte hera e parë që ishaksionieri i Partizanit arrestohet, pasi një vit para se të shpallej në kërkim, biznesmeni u arrestua me kërkesë të drejtësisë italiane.

Drejtësia e shtetit fqinj dyshonte se Laçi në vitin 1997 se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në Itali. Më 8 mars 2013, prokuroria ka pranuar kërkesën për ekstradim të të kërkuarit të tyre. Ishte ky  vendim që zbuti masën e arrestit ndaj biznesmenit, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke i dhënë mundësi Paro Laçit që të arratisej në drejtim të paditur sipas policisë.

Por, Paro Laçi u arrestua edhe në vitin 2010 nga Seksioni i krimit kundër jetës dhe shëndetit në Komisariatin 2 të Tiranës. Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të kryer nga futbollisti Sokol Ishka, i cili e ka akuzuar Laçin për dëmtime të tjera me dashje dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Në denoncimin e tij, lojtari ka shkruar se është marrë me një makinë nga disa persona dhe është çuar në Durrës, ku është mbajtur në një hotel. Paro Laçi është dënuar në shtetin fqinj me 10 vite burg, për akuzën e trafikut të kokainës në vitin 1996.

PD: Qeveria nis vitin me masakra të reja me administratën publike

vorspiPartia Demokratike në një deklaratë për shtyp, ka akuzuar qeverinë se e ka nisur vitin e ri me masakra të reja në administratë. Laura Vorpsi, deklaroi se PD i kujton urdhëruesve të këtyre akteve të paligjshme se herët apo vonë, do të përgjigjen penalisht për shkeljet dhe për abuzimet qe po bëjnë.

“Qeveria e ka nisur vitin e ri me masakra të reja ndaj administratës publike, duke shkarkuar dhjetëra profesionistë e nëpunës civilë, e duke i zëvendësuar ata me militantë të papërvojë dhe pa kualifikimet e duhura.

Më 8 janar, Ministrja e Mbrojtjes ka kaluar në listë pritje më shumë se 70 nëpunës civilë. Lista e pritjes është siç dihet paradhoma e shkarkimit nga detyra, pasi ndërkohë, janë shpallur njoftimet për vendet e reja të punës. Motivi i largimit të nëpunësve është ristrukturimi, një hile që tashmë i ka dalë boja, pasi ndryshon vetëm emërtesa e sektorit apo e drejtorisë, sepse në realitet vazhdon të kryhet i njëjti funksion.

Po ashtu, për një ditë, janë larguar 12 specialistë të kualifikuar të Zyrës së Punës. Pa asnjë motiv ligjor. Shkarkimet pa motiv, por thjesht për të hapur vende pune për militantët e Partisë Socialiste po bëhen çdo ditë edhe në rrethe.

Partia Demokratike e denoncon këtë masakër të qeverisë ndaj nëpunësve civilë, dhe e dënon këtë akt primitiv, anti-ligjor që shkakton kosto të rëndë sociale për shumë familje, si dhe dëmton rëndë administratën publike dhe procesin e Integrimit Evropian të vendit. Të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë e kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre për rëndësinë që ka administrata publike dhe forcimi i kapaciteteve të saj. Revanshi i egër politik i qeverisë ndaj nëpunësve civile është edhe më i dyshimtë e i paligjshëm kur dihet se Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim kundër aktit të mazhorancës, për shtyrjen e zbatimit të ligjit të ri të Nëpunësit Civil.

Por asnjë nga këto paralajmërime nuk po e pengon qeverinë të ndalojë fshesën partiake ndaj administratës civile. Partia Demokratike i kujton urdhëruesve të këtyre akteve të paligjshme se herët apo vonë, do të përgjigjen penalisht për shkeljet dhe për abuzimet qe po bëjnë”, deklaroi ajo.

Lirimi i Mziut, Paloka: Vendim i drejtë nga një gjykatë që njeh ligjin

palokaKreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me vendimin për Xhelal Mziun.

Sipas Palokës, ky ishte një veprim i drejtë dhe duke qëndruar në të njëjtën linjë, nënvizon se kësisoj ishte një vendim që duhej të merrte çdo gjykatë që njeh ligjin. Gjykata e Apelit vendosi masën “detyrim paraqitje” për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Prokuroria akuzon Mziun për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e një rruge dhe shpërdorimin e detyrës.

Gjykata e Vlorës jep masën “arrest me burg” për babain përdhunues

babai perdhunuesGjykata e të miturve në qytetin bregdetar në Vlorë, ka lënë në burg Bashkim Lekën, 46-vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij 13 vjeçe.

Gjykata në Vlorë ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për tre dhunuesit e tjerë të 13-vjeçares, për Bertol Lekën 26 vjeç, Fatjon Gashi 24 vjeç dhe minorenin A.Leka 14 vjeç, që të tre banues në fshatin Lekaj. Kujtojmë këtu se vetëm një ditë më parë, 13-vjeçarja nga fshati Lekaj i Lushnjes është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social Rajonal, i cili në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore do të kujdesen për të miturën. Vajza M.Leka, 13 vjeçe, denoncoi të atin në polici, pasi ishte përdhunuar dy herë prej tij. Vajza e mitur, e shoqëruar nga gjyshi, ka rrëfyer në komisariatin e Lushnjes historinë tronditëse që ka nisur nëntorin e vitit të shkuar.

Lirimi i Mziut, Braçe: Të akuzuarit për korrupsion po dalin nga burgu si heronj

brace5Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas lajmit, se Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziun të akuzuar për korrupsion. Braçe thotë se, më shqetësues është fakti që presioni politik e dha efektin, ai është më funksional se shteti i së drejtës, duke bërë që të akuzuarit për korrupsion të dalin nga burgu si heronj.

“Kam ndare ketu me ju shqetesimin per Prokurorine e Gjykaten!!

Ja ku jemi perseri.

Pak dite me pare, derguan ne shtepi nje gjykates te perfshire ne nje afere, me publiken ndonjehere ne historine e ketij vendi, edhe pse akuza per te eshte me e renda e ngritur ndaj nje gjykatesi;

Pak ore me pare, derguan ne shtepi nje te zgjedhur vendor, njeri politik te akuzuar si i dyshuar ne rastin me banal te korrupsionit ne kete vend, procedurat e tenderave.

NUK DI SE CFARE DUHET TE NDODHE ME NE KETE VEND ME DREJTESINE!!

Tani nuk me shqeteson me fakti se KETA OFIQARE TE NJE SISTEMI TE KORRUPTUAR DO GJYKOHEN TE LIRE!!

Tani me shqeteson fakti se presioni politik e dha efektin, presioni politik eshte funksional, me funksional se shteti ligjor e i se drejtes dhe, GJYQET NDAJ TYRE DFO DEGRADOJNE NE MOSNDESHKIM TE AFERES KORRUPTIVE KONKRETE!

KETA PO DALIN NGA BURGJET SI HERONJ!!”