Partnerja e Hollande, Valerie Trierweiler shtrohet ne spital

53

hollandeValerie_2230865bZonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, është shtruar në spital, pas raportimeve në media për akuzat e një lidhjeje mes presidentit Francois Hollande dhe aktores Julie Gayet.

Zyra e saj ka bërë të ditur se ajo është shtruar “për t’u qetësuar dhe për disa testime”.

Partnerja e Hollande, jo e martuar me të, thuhet se është shtruar në spital të enjten, një ditë përpara se revista “Closer” të zbulonte akuzat për një lidhje të fshehtë.

Hollande nuk e ka mohuar faktins e ka vizituar privatisht aktoren Julie Gayet, në një pallat pranë “Elysee”-së. Zonja Trierweiler pritet të dalë nga spitali të hënën, njoftoi zyra e saj për agjencinë e lajmeve AFP.

Të premten, revista “Closer” publikoi një artikull prej 7 faqesh sa i përket lidhjes mes Hollande dhe Gayet. Në të kishte ilustrime me foto, të cilat tregonin se një burrë, që dyshohet të jetë presidenti, ka vizituar pallatin në të njëjtën kohë me zonjën Gayet.

Personi, që dyshohet të jetë presidenti, mbante të veshur një helmetë dhe për të ardhur e për t’u larguar nga pallati kishte përdorur një motoçikletë.

Hollande kërcënoi se do të padiste raportuesit e këtij njoftimi, të cilin ai e quajti si një “sulm ndaj të drejtës për privatësi”, por pa mohuar akuzat.