Ahmeti përshëndet mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri

18

ali-ahmetiBashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur takimin e djeshëm të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës të mbajtur në Prizren. Në një reagim për mediat, shefi i Kabinetit të kryetarit Ali Ahmeti, Artan Grubi, ka përshëndetur takimin e përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren dhe ka uruar që sa më shpejtë të realizohen në praktikë të gjitha pikat e bashkëpunimit si dhe shumë të tjera që do të lindin si nevojë në përpjekjet për ta lehtësuar unifikimin e hapësirës shqiptare.

“Mbledhjet midis qeverisë së Maqedonisë më atë të Kosovës dhe të Shqipërisë u shtyen për arsye të zgjedhjeve në Tiranë dhe Prishtinë, por jam i bindur që do të mbahen shumë shpejt dhe që do të kontribuojnë në përafrimin edhe më të madh të marrëdhënieve tona”, shtoi Grubi.

Edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka mirëpritur këtë mbledhje duke e quajtur historike dhe duke shprehur bindjen që takime të tilla do të mbahen së shpejti edhe me Qeverinë e Maqedonisë.