Ish-kamerierja drejton kompaninë që vlen një miliard dollarë

ish-kamerierja-drejton-kompanin-euml-q-euml-vlen-nj-euml-miliard-dollar-euml_hdSe puna dhe vendosmëria shpaguhen, është dëshmi Kat Cole, e cila nga një kameriere është bërë presidente e kompanisë “Cinnabon”.

Kat ka punuar 15 vite në njërin nga restorantet e rrjetit “Hooters”, mirëpo ka vazhduar të shkollohet.

35-vjeçarja tash ka arritur të bëhet presidente e kompanisë që vlen një miliard dollarë.

Ajo ka filluar të punojë që në moshën 16-vjeçare për t’i ndihmuar nënës së saj, ndërsa kur i mbushi 19 vjet nisi punën si kameriere në restorant, ku punoi për shumë vite.

Megjithëse tash është e pasur, ajo vazhdon të bëjë jetë modeste – jeton në një shtëpi të vjetër me partnerin në Atlanta, vozit Mercedes të vjetër, ka një iPhone me ekran të thyer etj., raporton Business Insider.

Vdes elektricisti, bie në kontakt me rrymën elektrike

Ambulance1Një elektricist ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bruz të Krujës, ku 23-vjeçari Ali Aruçi, elektricist i CEZ-it, është gjetur i vdekur në  një kabinë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Krujës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

“Facebook”: Berisha dhe Basha ndjekin Ramën

facebook-rama-berishaPrej kohësh ekziston një debat lidhur me popullaritetin e politikanëve në rrjetin social “Facebook”. Kryeministri, Edi Rama i cili parapëlqen “Twitter-in” para krijesës së Mark Zuckerberg-ut, numëron aktualisht mbi 590 mijë ‘likes’ në faqen e tij. Kurse, ish-kryeministri Sali Berisha, që iu bashkua këtij rrjeti pak para zgjedhjeve të 2013-s, numëron mbi 848 mijë ‘likes’.

Berisha vazhdimisht ka bërë analizën e aktivitetit të faqes së tij në “Facebook” duke numëruar komentet, share-t dhe like-t. Por në një kohë kur edhe ‘likes’ mund të blihen, statistikat që shfaqen mund të jenë të manipulueshme.

Nëse i referohemi faqes “SocialBankers” që analizon të dhënat për faqet në “Facebook”, do të vërejmë disa fakte interesante për ndjekësit e Berishës dhe Ramës.

Nga statistikat del se Rama ka më shumë ndjekës nga Shqipëria: 380 mijë të tillë. Ndërsa Berisha ka rreth 355 mijë.

Rama përveç Shqipërisë numrin më të lartë të ndjekësve e ka në Itali (37 mijë), më pas Greqia me 36 mijë, Serbia me 33 mijë dhe Maqedonia me 21 mijë.

Kurse Berisha pas Shqipërisë numrin më të madh të ndjekësve e ka nga Serbia (117 mijë). Më pas Maqedonia me 52 mijë, Italia me 32 mijë dhe Kosova me 28 mijë.

Përfundimi i këtyre të dhënave është se Berisha pëlqehet më shumë nga shqiptarët e trojeve jashtë kufirit, ndërsa Rama pëlqehet më shumë nga emigrantët.

 

Pranga biznesmenit Karçini, porositi vrasjen e biznesmenit të hidrokarbureve në Durrës

policiaArrestohet porositësi i vrasjes së biznesmenit të hidrokarbureve në qytetin bregdetar të Durrësit, e cila u parandalua me arrestimin e Julian Sinanajt. Bëhet fjalë për biznesmenin, Ilir Karçini, që operonte në të njëjtën fushë, të cilit duket se i ishte bërë pengesë konkurenti në fjalë, pasi për kokën e tij kishte ofruar jo pak, por plot prej 120 mijë euro.

Fatmirësisht vrasja u parandalua me arrestimin nga blutë e Tiranës të Julian Sinanit, i cili ka rrëfyer në polici se atentatin ndaj biznesmenit të karburanteve ishte planifikua për më datë 25 janar 2014, ditë kur Sinanaj u arrestua.

Porositësi është arrestuar në Tiranë dhe ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Grida Duma synon majën e “Olimpit”

Grida dumeGrida Duma e cila disa ditë më parë kishte deklaruar se aspiron poste të larta drejtuese në selinë blu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se asnjë arritje, asnjë majë “Olimpi” nuk ka për të qenë kurrë e mjaftueshme për të. Sipas Dumës, nuk duhet të ketë pendim në jetë, për sfidat me të cilat nuk takohemi.

“Është konsideruar që jam marrë me politikë, mbi të gjitha unë e kam lexuar këtë si një qëndrim të atyre që rrallëherë kanë parë një fitore të të humburit. Për këdo që priste përulësi si pasojë e një humbje, kjo u lexua si “marrje me politikë”.  Shpreh keqardhjen time për çdo moment që më është dashur të mos debatoj fort se si të përmirësojmë jetën tonë çdo ditë, se si të mundim të lejojmë fëmijët të luajnë pranë shtëpive pa pasur një ankth prindëror për lojën e tyre.  Kërkoj ndjesë që nuk kam mundur të flas për gjëra që do të mund të flisja me më shumë dashuri.

Por kërkoj gjithashtu mirëkuptimin tuaj për të ndjerë se sa shumë kushtëzime kemi qoftë edhe në atë që dimë të bëjmë më mirë. Për fatin tonë të mirë, një faktor pafundësisht më i rëndësishëm sesa unë ka hyrë në politikë kohët e fundit. Kush e ndjek me kujdes situatën në Shqipëri mund të ma konfirmojë këtë dhe mund të kuptojë që qytetari shqiptar tashmë reagon fort dhe nuk shqetësohet se në favor të cilit grup politik shkon akti i tij, ai nuk shqetësohet as kompleksohet më se si do ta etiketojnë. Asnjë arritje, asnjë majë, sado “Olimp” të jetë, nuk ka për të qenë kurrë e mjaftueshme. Nuk mendoj se duhej të dëshpëroheshim për mosarritje majash, por besoj shumë që do duhej të mos pendoheshim që nuk u takuam në këtë jetë me sfidat tona”.

PD, Ramës e Tahirit: Luftën ndaj drogës ia keni besuar ushtarit të Zani Çaushit

Edi_PalokaPartia Demokratike ka lëshuar akuza sot ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimit Tahiri për rekrutim të polici të rrjetit të kriminelëve. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, në një konferencë për mediat denoncoi skandalin e emërimit në Policinë e Vlorës të anëtarit të bandës së vitit ’97. Ky fakt sipas tij, justifikon edhe rritjen e sasisë së drogës me origjinë nga Shqipëria, te kapur ne vendet fqinje.

Deklarata e plotë:

Sot jemi këtu për të denoncuar një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj.Nëse doni të dini se si rilind policia e shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë.Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997.

Ardian Lici ka qënë një nga ushtarët e Zani Çaushit, dhe kushdo mund të futet në you-tube e ta verifikojë këtë që po themi ne.Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës.

Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindi, në radhët e anti-drogës së Vlorës.

Tashmë nuk ka asgjë për t’u habitur pse sasia e drogës së kapur në vendet fqinje me ne, që vjen nga Shqipëria, është rritur. Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani Çaushit. Kjo është rilindje e vërtetë.

SHBA: Assad duhet të respektojë afatin për shkatërrimin e armëve kimike

john_kerrySekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se Siria nuk po i plotëson detyrimet ndërkombëtare për të shkatërruar armët kimike sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Një muaj pas skadimit të afatit për largimin e armëve më të rrezikëshme nga Siria, sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara pasi Presidenti sirian, Bashar al-Assad, nuk ka plotësuar afatin. Zoti Assad ra dakord për këtë afat me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, ose OPCW.

“Bashar al-Assad, për mendimin tonë, nuk po vepron në përputhje me afatin dhe shyrjet janë po ashtu në mospërputhje me gjykimin e Organizatës se procesi mund të përparojë më shpejt”.

Sekretari Kerry u paraqit në një konferencë shtypi krahas ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Nëpërmjet përkthyeses, zoti Steinmeir tha se vonesa e Sirisë rrezikon edhe qendrimin e Rusisë në këtë çështje.

“Ata jo vetëm që po lozin me besueshmërinë e tyre, por pas bisedimeve të para me amerikanët, edhe rusët janë të një mendjeje. Pala siriane po loz edhe me kredibilitetin e palës ruse”.

Qeveria siriane thotë se pengesat e sigurisë dhe ato logjistike kanë ngadalësuar edhe mbledhjen dhe transportin e armëve kimike. Sekretari Kerry thotë se do të vazhdojë t’i kërkojë homologut të tij rus,Sergei Lavrov, të ushtorjë presion për respektimin e planit.

“Rusia është partnere në këtë përpjekje. Është e qartë ajo po luan një rol kritik për të ndihmuar sirianët të kuptojnë se duhet të përmbushëin detyrimet”.

Marrëveshja e ndihmoi Presidentin Assad të shmangte kërcënimin e Presidentit Barack Obama për të ndërmarrë veprime ushtarake për ta ndaluar Sirinë të përdorë armë kimike. Zoti Kerry tha se të gjitha opcionet mbeten të hapura, nëse Siria vazhdon vonesat për transportin e të gjithë agjentëve kimikë dhe elementëve të tjerë në portin e Latakias.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se nuk ka asnjë arsye të ligjëshme se pse transporti mos të kryhet tani. Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashar al-Assadit t’u përmbahet detyrimeve. Përndryshe, ne do të bisedojmë me aleatë të tjerë se cili nga opcionet është më i përshatshëm në një moment të caktuar”.

Shtetet e Bashkuara thonë se më pak se pesë përqind e armëve kimike janë transportuar në port, nga ku do të transportohen në një anije të marinës amerikane për t’u neutralizuar. Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, tha se kur ato të jenë të sigurta, dy të tretat e materialit do të shkatërrohen në Gjemani.

Maqedoni, sulmohet fshati i banuar nga shqiptarët

incidente maqedoniDhjetra persona të paidentifikuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes kanë sulmuar fshatin Llokë të Komunës së Sarajit në Maqedoni që banohet nga shqiptarë duke shkatërruar disa vetura dhe kamionë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas banorëve sulmi është kryer nga huliganë maqedonas të cilët kanë sharë dhe ofenduar në baza etnike banorët shqiptarë të këtij fshati.

Banorët kanë kërkuar masa urgjente për gjetjen e autorëve të sulmit, dhe kanë paralajmëruar se ata vetë do të organizohen për të mbrojtur pronat e tyre. Edhe kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati i ka bërë thirrje organeve të rendit që të zbardhin sa më shpejt këtë rast, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Në fshatin Llokë jetojnë rreth 100 familje, ndërsa incidente si ky i sotmi kanë ndodhur edhe më parë.

Maskat në Shkodër, grabisin kazinon dhe një dyqan

maskaTjetër grabitje me armë dhe maska në vend. Një kazino në qytetin e Shkodrës ka qenë shënjestra e radhës për grabitje.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në lagjen Parrucë, ku  2 persona të paidentifikuar kanë grabitur një kazino në pronësi të shtetasit Manfred Qerimaj.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë nga kazinoja shumën prej 400 mijë lekëve të reja, për tu larguar menjëherë nga vendngjarja.

Po sipas policisë së Shkodrës gjatë natës është grabitur edhe dyqani i një kompanie celulare në lagjen ‘Vasil Shanto’, ndërsa nuk dihet lidhur me dëmin e shkaktuar në këtë biznes.

Ngjela: Tritoli vepër e një opozite agresive, terrori kompetencë ligjore e SHISH

Spartak-Ngjela1Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka deklaruar, se tritoli i kohëve të fundit, është vepër e një opozitë agresive. Ngjela thekson për të përditshmen Sot, se situata është njësoj si në vitet 1997-2002.

Në lidhje me terrorin e kohëve të fundit Ngjela shprehet se, është dakord me Ministrin e Brendshëm Tahiri, se terrori është detyrë ligjore e SHISH. Sipas Ngjelës i gjithë segmenti shtetëror si pushteti gjyqësor, Shërbimi Informativ, Prokuroria dhe Presidenti janë në dorë të Kryeministrit të rrëzuar me 1 milionë vota.

Në lidhje me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ngjela është shprehur se, strukturimi i saj brenda koncepteve të FBI-së amerikane do të jetë një shans i ri profesional në luftën kundër krimit dhe terrorit në Shqipëri. Sipas Ngjelës, sokëllima e Berishës kundër BKH është shprehje e frikës së tij dhe shumica qeverisëse duhet të çojë deri në fund këtë çështje.