Maskat në Shkodër, grabisin kazinon dhe një dyqan

11

maskaTjetër grabitje me armë dhe maska në vend. Një kazino në qytetin e Shkodrës ka qenë shënjestra e radhës për grabitje.

Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në bulevardin ‘Zogu i Parë’ në lagjen Parrucë, ku  2 persona të paidentifikuar kanë grabitur një kazino në pronësi të shtetasit Manfred Qerimaj.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë nga kazinoja shumën prej 400 mijë lekëve të reja, për tu larguar menjëherë nga vendngjarja.

Po sipas policisë së Shkodrës gjatë natës është grabitur edhe dyqani i një kompanie celulare në lagjen ‘Vasil Shanto’, ndërsa nuk dihet lidhur me dëmin e shkaktuar në këtë biznes.