Maqedoni, sulmohet fshati i banuar nga shqiptarët

52

incidente maqedoniDhjetra persona të paidentifikuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes kanë sulmuar fshatin Llokë të Komunës së Sarajit në Maqedoni që banohet nga shqiptarë duke shkatërruar disa vetura dhe kamionë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas banorëve sulmi është kryer nga huliganë maqedonas të cilët kanë sharë dhe ofenduar në baza etnike banorët shqiptarë të këtij fshati.

Banorët kanë kërkuar masa urgjente për gjetjen e autorëve të sulmit, dhe kanë paralajmëruar se ata vetë do të organizohen për të mbrojtur pronat e tyre. Edhe kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati i ka bërë thirrje organeve të rendit që të zbardhin sa më shpejt këtë rast, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Në fshatin Llokë jetojnë rreth 100 familje, ndërsa incidente si ky i sotmi kanë ndodhur edhe më parë.