Ngjela: Tritoli vepër e një opozite agresive, terrori kompetencë ligjore e SHISH

11

Spartak-Ngjela1Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka deklaruar, se tritoli i kohëve të fundit, është vepër e një opozitë agresive. Ngjela thekson për të përditshmen Sot, se situata është njësoj si në vitet 1997-2002.

Në lidhje me terrorin e kohëve të fundit Ngjela shprehet se, është dakord me Ministrin e Brendshëm Tahiri, se terrori është detyrë ligjore e SHISH. Sipas Ngjelës i gjithë segmenti shtetëror si pushteti gjyqësor, Shërbimi Informativ, Prokuroria dhe Presidenti janë në dorë të Kryeministrit të rrëzuar me 1 milionë vota.

Në lidhje me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ngjela është shprehur se, strukturimi i saj brenda koncepteve të FBI-së amerikane do të jetë një shans i ri profesional në luftën kundër krimit dhe terrorit në Shqipëri. Sipas Ngjelës, sokëllima e Berishës kundër BKH është shprehje e frikës së tij dhe shumica qeverisëse duhet të çojë deri në fund këtë çështje.