Kosovë, studentët marshojnë sot në Prishtinë

studente prishtineStudentët në Kosovë  do të organizojnë sot një marshim i cili do të fillojë nga Qendra e Studentëve dhe do të bashkohet te Rektorati.

Marshi protestues do të fillojë në ora 12:00 me të njëjtat kërkesa, dorëheqja e menjëhershme e Rektorit, verifikimi i të gjithë titujve akademik prej vitit 1999 si dhe përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve.

Valton Marku, njëri nga organizatorët, është shprehur për mediat në Kosovë se ka shumë arsye se përse Rektori Gashi duhet të largohet ku njëra prej tyre është se në CV-në e tij, ka më shumë gabime sesa rreshta.

“Gjetjet e fundit që i kemi bërë, na kanë treguar që kjo CV e Rektorit Ibrahim Gashi, nga 83 rreshta i ka 84 gabime. Kjo më së miri tregon nivelin akademik që ka Rektori ynë Ibrahim Gashi. Ju ftojmë të gjithë, edhe njëherë pasi ky është problem më shumë se studentorë t’i bashkoheni marshit tonë protestues”, ka thënë ai.

Durim Jashari, një tjetër organizator, bëri të ditur që marshi, i cili do të mbahet sot, ka edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

“Ne do të nisemi në ora 12:00 nga Qendra e Studentëve, përkatësisht konviktet. Ky marsh i studentëve do të kalojë nga Biblioteka Kombëtare, për t’u bashkuar me nisjen tjetër që do të bëhet nga sheshi ‘Skënderbeu’ ” me një pjesë tjetër të shoqërisë civile dhe qytetarë të tjerë që do të bashkohemi te Rektorati”, tha ai.

Gjendet i vdekur aktori Philip Hoffman

hoffmanFituesi i çmimit Oscar dhe një nga aktorët më të shquar të brezit të tij, Philip Seymour Hoffman, është gjendur i vdekur në apartamentin e tij në “Manhattan” të Nju Jorkut.

Policia beson se shkaku i vdekjes të 46-vjeçarit ka qenë mbidoza e drogës. Por hetimi është ende duke vazhduar.

Hoffman e ka pranuar publikisht se varej nga përdorimi drogës dhe ishte përpjekur të shpëtonte prej saj, duke u shtruar në një qendër rehabilitimi. Ai ishte përderës i heroinës.

Ai ka luajtur në një numër filmash të njohur, ndër të cilat edhe “Capote”, “The Ides of March”, “The Hunger Games”, “The Talented Mr. Ripley”, “The Big Lebowski”, “Scent of a Woman” etj.

Hoffman është shquar edhe për rolet e tij në teatër, duke dëshmuar se ishte një aktor i kompletuar. Vdekja e tij është një humbje për artin

 

Manjani: “Jo pazar me ndarjen territoriale”

Ylli-ManjaniZëvendësministri i Transporteve, Ylli Manjani, e quan ndarjen territoriale ndarje të kohës së pasaportizimit, duke vënë theksin se ajo nuk reflekton lëvizjet e qytetarëve nga njëra zonë në tjetrën.

Aktualisht, Manjani numëroi rreth 180 njësi vendore që nuk kanë asnjë mundësi t’u shërbejnë qytetarëve, por mbahen vetem me fondet e qeverise, e deri tek padrejtesia antikushtetuese që i ndan njerëzit në qytetarë të dorës së parë dhe të dytë, të qytetit dhe të fshatit.

Reforma eshte mese e domosdoshme thote Manjani, duke garantuar se nuk ka asnje prapavije politike dhe te lidhur me zgjedhjet e vendore te 2015-es.

Per kete thote ai, eshte e qarte edhe vete PD qe po shfaq kundeshtimin, pasi kushtet e vendosura prej saj nuk kane lidhje me reformen.

“Ajo që tha Basha është pak a shumë kjo: Që nëse hiqni militantët e PD, kryetarët e grup seksioneve që janë ende në administratë e që për punën e mirë apo të keqe që kanë bërë kanë një raport me ligjin, jo me mazhorancën, nuk ka konsensus. Por, për historitë që duhet t’i mbajmë me zor njerëzit në punë se janë anëtarë të PD, vetëm që të quhet konsensus, kjo është e papranueshme”, deklaroi Manjani.

Në themel te rezistences qe po ben PD, thote Manjani, eshte vetem sikleti i saj elektoral, që shthurjen e brendshme te opozites kerkon ta identifikoje me ndarjen e territorit.

“Në qoftë se sikleti i tretë është si të bëjmë Bashën që të mbajë bashkinë, që sot është 25 mijë vota më pak, kjo është punë tjetër. Ky është realiteti, të paktën sot në bashki, ku qeveris padrejtësisht, të paktën në pikëpamjen elektorale, politike dhe morale”, komentoi zëvendësministri i Transporteve.

Dukë kujtuar se qytetaret kane mandatuar kete qeveri per reforma dhe se mazhoranca i ka votat ne Kuvend, Manjani shton se serish opozites nuk do t’i mungoje oferta per konsensus.

“Sigurisht këtë do ta bëjmë jo duke e përkedhelur opozitën pafundesisht, sepse ajo që kërkon Basha nuk është më konsensus, por pazar. Me këre keto zona te fitoje une te le keto zona te fitosh ti, ky eshte Pazar dhe reforma nuk mund të bëhet duke bërë pazare”, përfundoi Manjani.

Kapshticë, sekuestrohen 40 kilogram kanabis sativa

kanabisTjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Kapshticë.

Policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 40 kilogram kanabis sativa në një kamion.

Burime nga policia bëjnë me dije se droga e fshehur në gomën rezervë, vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion shtetin Helenë.

Ndërkohë efektivët e kufirit kanë po punojnë për kapjen e 22-vjeçarit si dhe po hetojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Menjëherë policia Kufitare e Kapshticës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit.

 

Shqiptari dhe 2 grekë të akuzuar për vrasjen e anëtarëve të Agimit të Artë

agimi i arteGazeta greke “To Vima”, në një artikull të ditës së sotme, shkruan se të dyshuarit për vrasjen e dy anëtarëve të Agimit të Artë, më 1 nëntor të vitit të shkuar, janë 1 shqiptar dhe 2 grekë.

Dy anëtarët e Agimit të Artë u vranë para zyrës së kësaj partie në Athinë në nëntorin e shkruar. Gazeta nuk i zbardh emrat e të dyshuarve, por shkruan se ata kanë qenë të akuzuar edhe për vepra të tjera penale si grabitje të armatosur dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Gazeta greke i referohet një raporti hetimor të policisë, e cila ka mbledhur prova që implikojnë shqiptarin dhe dy shtetasit grekë në këtë ngjarje.

Këto prova janë mbledhur përmes përgjimeve të telefonatave të të dyshuarve. Këto përgjime janë kryer nga Antiterrori grek.

Po kështu, u mblodhën edhe të dhëna nga kamerat e sigurisë, si edhe u analizuan të gjitha lëvizjet e të dyshuarve. Vrasja e Jorgo Funduli dhe Manoli Kapeloni mendohet se mund të jetë porositur nga grupet ekstremiste të majta.

Aksident me pasojë vdekjen në Peqin

ambulance.31Një aksident i rëndë ndodhi ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, ku një person mbeti i vdekur. Aksidenti ndodhi pranë vendit të quajtur, Pajovë.

Mësohet se një automjet u përplas me një motoçikletë dhe për pasojë, mbeti i vdekur drejtuesi i motoçikletës. Ai është Zyfer Elezi, 45 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur me njëherë hetimet për zbardhjen e tyre. Po kështu, policia shoqëroi drejtuesin e mjetit.

MB: Të vendosur për të luftuar krimin, opozita le të frymëzohet

tahiriMinistria e Brendshme ka reaguar sot në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike se, Policia e Shtetit është e implikuar në rrjete kriminale. Në një deklaratë të saj, MB-ja thekson se kur PD-ja ishte në pushtet dështoi në luftën kundër krimit, ndërsa sot po ankohen se policia është kthyer në krye të detyrës.

“Ata që deri dje dështuan ta luftonin krimin, sot po ankohen se Policia është rikthyer në krye të detyrës dhe po lufton për rikthimin e shtetit ligjor. Rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e akteve kriminale kanë aq domethënëse sa duket se kanë shkaktuar frikë e pakënaqësi jo vetëm te kriminelët, por edhe te ata që me paaftësinë, korrupsionin dhe inkriminimin e tyre i krijuan terrenin e favorshëm krimit të shtrinte metastazat e tij ngado.

MB-ja thotë se prej dy ditësh, përfaqësues të lartë të opozitës janë duke u përpjekur të përbaltin punën e Policisë së Shtetit. “Mashtrimet, shpifjet dhe vreri i opozitës vijnë pikërisht në momentin kur policia po tregon se është në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e papërlyer dhe e pandikuar nga tendencat korruptive. Shembulli më i qartë i kësaj qasje të re të Policisë së Shtetit është aksioni për zbulimin e një grupi me lidhje kriminale nga më të rrezikshmet, ku po arrestohen persona që deri dje dukeshin të paprekshëm nga ligji”.

“PD-ja ka zgjedhur të bëjë politikë me krimin, ne jemi të vendosur të luftojmë krimin. Politika e PD-së frymëzon krimin, lufta jonë po e zmbraps përditë krimin. Përpjekja e dëshpëruar e PD kundër Policisë së Shtetit është e destinuar të dështojë, njësoj siç po dështon kundërveprimi i krimit ndaj aksionit energjik e të vendosur të Policisë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e shtetit janë të vendosura të vazhdojnë luftën kundër kriminalitetit të rrugës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke qenë të bindur se beteja për shtetin ligjor dhe drejtësinë është më e madhe se sa beteja kundër krimit”.

Thaçi: Bashkëpunimi me Serbinë, i arritshëm

hashim thaciKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e Sigurisë në Mynih ku ishte i pranishëm bashkë me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe Baroneshën Catherine Ashton, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se në këtë panel ka paraqitur disa teza për  debat me Ashton dhe Dacic, organizuar enkas për ta shënuar suksesin historik të dialogut.

“Paqja nuk arrihet duke evokuar emocione të së kaluarës. Bashkëpunimi i ndërsjelltë Kosovë – Serbi është i vështirë emocionalisht, por politikisht dhe praktikisht më se i arritshëm. Faktet e hidhura të konfliktit njëshekullor janë të rënda, por argumentet e së ardhshmes janë më të fuqishme për arritjen e paqes”, ka thënë Thaçi.

Kreu i ekzekutivit kosovar, ka shtuar se të dy kryeministrat do të fitonin më shumë duartrokitje në kryeqytetet e vendeve të tyre nëse nuk do ta arrinin marrëveshjen.

“Ekziston bindja në Serbi dhe Kosovë, por edhe më gjerë, se serbet dhe shqiptarët janë armiq ‘organik’ dhe se kurrë nuk do të mund të bashkëpunojnë. Unë nuk i besoj kësaj logjike. Konflikti ka krijuar një hendek dhe urrejtje të thellë, por unë besoj në fqinjësi të mirë serbo-shqiptare. Marrëveshja nuk është dorëzim i njëri-tjetrit, por reflektim për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Çfarëdo arritje e paqes është më e vështirë se fillimi i konfliktit”, ka thënë Thaçi në konferencën e Sigurisë në Mynih.

Liçaj: Do të ngre kallëzim penal ndaj Palokës

lici
Foto A1 Report

Specialisti i antidrogës në Policinë e Vlorës, Adrian Liçaj, ka reaguar sot në lidhje me akuzat e bëra nga Partia Demokratike.  Një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka akuzuar dje qeverinë se ka vendosur në policinë e Vlorës një nga “ushtarët” e bandës së Zani Çaushit. Sipas Palokës lufta kundër drogës në vendin tonë tashmë është lënë në duart e ushtarit të Zanit. Ai ka bërë të ditur se do të kallëzojë penalisht kryetarin e grupit të PD-së, Edi Paloka, për dëmtim moral dhe përbaltje të Policisë së Shtetit.

“Në momentin që dukesha në video kam qenë në krye të detyrës si pjesë e policisë kriminale. Zoti Paloka ta nxjerrë të plotë atë video! Makina që dukej aty ishte makinë me gazetarë dhe filmimet janë bërë prej tyre”, ka thënë specialist i policisë së Vlorës, Liçaj.

Ai ka shtuar se, “akuzat e Palokës janë për motive politike, ndoshta edhe personale, se i janë cënuar interesat e ndonjë individi mbështetës të tij”, ka vijuar më tej Liçaj, duke sqaruar se, “unë jam efektiv i hershëm i Policisë së Shtetit.”

Ai ka theksuar se ka qenë në atë makinë “për të mbrojtur shtetin e dështuar të Edi Palokës” dhe se “do ta ndjek çështjen penalisht”.

Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se në radhët e policisë së shtetit ka punësuar ish- anëtarin e bandës kriminale të Zani Çaushit e cila vepronte në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997.

Protesta në Spanjë për abortin

abortoMë shumë se 300 shoqata për të drejtat e grave kanë organizuar një manifestim të gjerë kundër vendimit të qeverisë spanjolle për të kushtëzuar në mënyrë radikale të drejtën e grave për të abortuar.

Sipas projektligjit të mbështetur nga kryeministri spanjoll mariano Rajoi, i Partisë Popullore, ndërprerja e shtatzanisë do të pranohet vetëm në rastet e përdhunimit, apo në rastet kur jeta e foshnjes që pritet të lindë do të jetë në rrezol.

Projektligji që gëzon dhe mbështetjen e sektorëve më konservatorë të kishës katolike dhe së djathtës politike ka ndezur polemika të menjëhershme.

Manifestime solidariteti me gratë spanjolle janë zhvilluar dhe në Francë, Itali, Ekuador dhe Britaninë e Madhe. Vetëm pak ditë më parë një protestë e ngjashme u zhvillua dhe në Bruksel ku merrnin pjesë gra nga vende të ndryshme të Europës.