Kinë trafiku i drogës, në pranga 4 shqiptarë

kina-drogaPolicia kineze ka arrestuar katër shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike dhe të qënieve njerëzore, të cilët vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria. Në operacionin e arrestimeve ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, ndërsa arrestimet u kryen në qytetin Xinhua.

Sipas informacioneve të policisë, shqiptarët trafikonin ilegalisht marijuanë në Kinë dhe kur ktheheshin merrnin refugjatë kineze, të cilëve i premtonin se do ti dërgonin në Itali duke i kërkuar shuma të mëdha të parave. Njëri prej shqiptarëve të arrestuar kishte krijuar në qytetin Xinhua edhe një rrjet prostitucioni.

Pritet që shqiptarët të dalin para trupës gjykuese, por duhet theksuar se në Kinë trafikantët e lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore ekzekutohen me vdekje dhe nuk kanë mundësi për t’u mbrojtur me avokat.

Greqi, sekuestrohet 180 kg drogë, në pranga shqiptari

hashishPolicia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në Filipiadha, i cili u kap me 180 kilogramë lëndë narkotike. Sipas policisë greke, shqiptari do ta transportonte drogën brenda shtetit grek.

Sekuestrohet 180 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa është vënë në pranga nga policia greke në Filipiadha, një shtetas shqiptar. Burime nga policia greke bëjnë me dije se, shqiptari do ta transportonte drogën brenda shtetit grek, ku si destinacion kishte Athinën.   Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u kap në makinën e tij, ku rezultoi se pas kontrollit të policisë kishte 180 kilogramë lëndë narkotike, vlera e të cilës llogaritej rreth 4500 euro.

Nishani takim me Burns: SHBA mbёshtet integrimin e Shqipёrisё

presidenti-nishani-zv-sek-amerik-shtetit-burnsPresidenti i Republikёs, Bujar Nishani, gjatё qёndrimit tё tij nё Washington u takua me Zёvendёs Sekretarin amerikan tё Shtetit, William Burns.

Presidenti Nishani, nё fillim tё takimit, shprehu mirёnjohjen e thellё pёr çfarё Shtetet e Bashkuara kanё bёrё pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt, ndjenjё e cila do tё pёrçohet brez pas brezi.

Presidenti e siguroi zotin Burns se, si anёtarё tё NATO-s dhe si partnerё tё pёrkushtuar, ne do tё vazhdojmё tё japim kontributin tonё maksimal pёrkrah SHBA-sё pёr paqen dhe sigurinё kudo nё botё, nё luftёn kundёr terrorizmit ndёrkombёtar, si dhe pёr paqen e stabilitetin e qёndrueshёm nё Ballkanin Perёndimorm nёpёrmjet politikёs sё fqinjёsisё sё mirё e mirёkuptimit dhe mbёshtetjes sё dialogut e bashkёpunimit rajonal me synimin e pёrbashkёt integrimin euroatlantik.

Mё tej, Kreu i Shtetit vlerësoi shumё lart ndihmёn e vazhdueshme dhe tё pakursyer tё Administratës amerikane në fusha të rëndësishme ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, për forcimin e demokracisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës, si dhe shprehu bindjen në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Presidenti Nishani tha gjithashtu se, pas mbёshtetjes vendimtare amerikane pёr anëtarёsimin e Shqipёrisё nё NATO, SHBA-ja ka mbështetur vazhdimisht integrimin evropian të Shqipërisë, duke qёndruar pranë nesh me mbështetjen e reformave, me veprime diplomatike dhe me këshilla miqësore, ndёrsa, e vuri nё dijeni bashkёbiseduesin pёr angazhimin e institucioneve shqiptare dhe pёrgjegjёsinё e tyre nё vazhdimin e reformave pёr arritjen e standarteve evropiane. Nё kёtё kontekst Ai veçoi rolin dhe vendosmёrinё e Presidentit pёr tё mbёshtetur nё tёrёsi procesin e reformave, dhe, nё mёnyrё tё veçantё, reformimin e drejtёsisё bazuar nё  parime dhe kritere tё drejta, duke garantuar nbrojtjen e saj nga ndёrhyrjet e politikёs dhe influencat e grupeve tё interesit.

Ndwrsa Zёvendёs Sekretari i Shtetit, William Burns, tha se ndante tё njёjtat mendime me gjithçka u trajtua nga Presidenti dhe shprehu vlerёsimin pёr pёrparimin shumё tё madh tё vendit.

Mё tej, Burns vuri nё dukje se Shtetet e Bashkuara e çmojnё kontributin e Shqipёrisё nё Afganistan, tё cilin e vlerёsoi si pozitivisht disproporcional me popullsinё dhe shfaqi shpresёn nё angazhimin tonё tё mёtejshёm.

Nё lidhje me integrimin evropian, zyrtari i lartё amerikan theksoi se, edhe pse nuk kanё njё votё nё Bashkimmin Evropian, Shtetet e Bashkuara do ta mbёshtesin sa tё mundin Shqipёrinё nё kёtё proces.

Burns nёnvizoi se nё Washington admirojnё punёn e Presidentit dhe e inkurajojnё nё pёrpjekjet pёr forcimin e drejtёsisё dhe ruajtjen e dialogut politik. Bashkёbiseduesit ndanё mendime tё njёjta pёr rolin e Kosovёs si faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal dhe mё gjerё dhe nevojёn qё Shtetet e Bashkuara tё vazhdojnё tё jenё tё pranishme nё Kosovё  dhe rajon.

Shuhet në moshën 75 vjeçare ikona e këngës shqiptare, Vaçe Zela

CD_Vaçe_ZelaNdërron jetë në moshën 75-vjeçare në Zvicër këngëtarja e madhe Vaçe Zela. Ikona e këngës shqiptare ka ndërruar jetë në Bazel rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të mundimshme.

Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. Këngët e saj në vite mbeten popullorë dhe të preferuara edhe sot nga publiku.

Artistja e Popullit dhe këngëtarja me famë të madhe, u zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnje. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm.

Vaçe Zela mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ajo ishte një këngëtare e cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën “Komunistët” (dubluar nga Marina Grabovari).

Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh ajo ka jetuar dhe është kuruar në Zvicër.

Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Vendimi për nëpunësin civil, Halimi: Vendim drejtësie që respekton sovranin

Eduard-Halimi_1Ish-Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka përshëndetur zbardhjen e vendimit të gjykatës Kushtetuese për nëpunësin civil . Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat, me këtë vendim, akti i kryeministrit dhe bashke me te noterizimi qe i beri parlamenti me dhunen e kartonave, u shpallen si akte flagrante qe dhunuan kushtetuten, dhunuan te drejtat kushetutese te mijera punonjsve te administrates dhe qe sherbyen si mekanizmi antligjor per mbushur rruget me profesionitet e papune dhe duke zevendesuar ata me militantet e marre nga rruga me lidhje nepotike e politike qe opozita e media i deshmuan cdo dite.

“Sot Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin per ceshtjen e Aktit Normativ te 30 shtatorit 2013 me te cilin u zhbe ligji “Per nepunesit civil” duke e cilesuar si nje akt ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit. Ky akt se bashku me vendimin e Kuvendit qe e noterizoi u shpallen teresisht si akte qe vijne ne kundeshtim me Kushtetuten, me parimet baze te shtetit te se drejtes, ku e drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit.Akti i kryeministrit dhe bashke me te noterizimi qe i beri parlamenti me dhunen e kartonave, u shpallen si akte flagrante qe dhunuan kushtetuten, dhunuan te drejtat kushetutese te mijera punonjsve te administrates dhe qe sherbyen si mekanizmi antligjor per mbushur rruget me profesionitet e papune dhe duke zevendesuar ata me militantet e marre nga rruga me lidhje nepotike e politike qe opozita e media i deshmuan cdo dite.Rrezimi i ketij akti eshte nje prove ne kohe te veshtira per shtetin e se drejtes, qe i rikthen shpresen mijera familje te atyre nenpunesve te larguar ne menyre abuzive dhe i hap rrugen vendosjes se standardeve te meritokracise, percaktuar ne ligjin qe miratuam.Akti antikushtetues i kryeministrit dhe bashke me te edhe akti i noterizimit te parlamentit, jane akte teresisht antikushtetuese, absolutisht te pavlefshme, qe nuk sjellin asnje pasoje juridike. Cdo pasoje qe ato kane krijuar eshte antiligjore dhe antikushtetuese” shkruan Halimi.

Vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese ishte nje vendim drejtesie, thekson më tej Halimi, qe respekton para se gjithash dhe mbi te gjitha, sovranin, qytetaret dhe si i tille duhet respektuar.

“Ligji per nepunesin civil, ka hyre ne fuqi ne daten 1 tetor. Cdo akt i kryer mbas dates 1 tetor per largimet dhe emerimet qe eshte mbeshtetur ne ligjin e vjeter, eshte “nul”, absolutisht i pavlefshem”.

Qeveria, jo më kredi të buta për zyrtarët

keshilli i ministraveKëshilli i Ministrave, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë projektligjesh të rëndësishme, siç janë disa marrëveshje mes vendit tonë dhe Turqisë, Belgjikës në fusha të ndryshme. Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave vendosi shfuqizimin e  e vendimit për përfitimin e kredive të buta nga nëpunësit civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë.

Vendimet e qeverisë

Qeveria miratoi sot edhe marrëveshjen e grantit të fondit global të mjedisit (gef), ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Raportimi për konventat, harmonizimi i planit kombëtar të veprimit për të luftuar shkretëtirëzimin në Shqipëri dhe përgatitjen e raportit kombëtar”. Po në këtë mbledhje u miratua edhe “strategjia për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të planit të veprimit”. Këshilli i Ministrave mori vendim edhe për disa ndryshime  në VKM “për kriteret që përcaktojnë kur disa tipe të metalit skrap pushojnë së qeni mbetje” dhe vendimin për “përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave”.

Qeveria miratoi p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Në këtë mbledhje qeveria miratoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, për mbrojtjen shoqërore”.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u miratua p/ligji “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, sipas të cilit “në rastin e bankave, degëve të bankave të huaja dhe subjekteve financiare jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë për ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq lidhur me procesin e kredidhënies njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e këtyre afateve:

a) 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme;

b) 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme/të paluajtshme”.

Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe projektligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”.

Ky ligj është përafruar pjesërisht me: Direktivën 2011/7/EU, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 16 shkurt 2011, “Për luftën kundër pagesës me vonesë në transaksionet tregtare”; Celex: 32011L000, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L, nr.48, datë 23.2.2011, f. 1–10. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatave ligjore për pagesat e vonuara, në rastet e furnizimit me mallra apo shërbime nga ana e ndërmarrjeve tregtare kundrejt ndërmarrjeve të tjera tregtare dhe autoriteteve publike, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i duhur i tregut të brendshëm, duke nxitur aftësinë konkurruese të ndërmarrjeve tregtare dhe, në veçanti, të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Berisha, thirrje popullit: Të gjithë në protestë kundër dyshes Rama-Meta

Foto nga Armando Babani

Foto nga Armando Babani

Ish kryeministri i vendit Berisha, në një komunikim në rrjetin social Facebook, i bën thirrje popullit që të dalë në protestë në mbrojtje të opozitës. Sipas Berishës, dyshja Rama-Meta po përpiqet të asgjesojë opozitën, duke i hequr  de facto të drejtën kushtetuese për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

“Te dashur miq, kreret e aleances anti-integrim Rama-Meta kane vendosur te asgjesojne opoziten e vendit duke i mohuar, ne nje hark kohor te shkurter, per te dyten here rradhazi, te drejten kushtetuese themelore te opozites, te drejten per krijimin e komisioneve hetimore, pra te drejten e kontrollit parlamentar. Me kete akt dyshja anti-integrim Rama-Meta de facto asgjeson opoziten si institucion sovran ne kuadrin kushtetues te nje vendi, e shtyp ate dhe e shnderron ne nje organizate pa asnje vlere, thjeshte nje gjethe fiku e shtetit policor te neobllokmeneve shqiptar. Ndaj i bej thirrje popullit opozitar te ngrihet ne protestat me te fuqishme dhe mbroje me cdo kusht opozitarizmin dhe opoziten e vertete te vendit, misionin e saj jetik dhe vendimtar per lirite dhe te drejtat tona, per sistemin demokratik ne Shqiperi!” shkruan Berisha.

Kodheli- Bartels: Shqipëria aleate e çmuar e NATO-s

Meetings of the Defence Ministers at NATO Headquarters in Brussels - Meeting of the NATO-Russia Council (NRC)Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u takua sot me kryetarin e Komitetit Ushtarakë në NATO, gjeneral Knud Bartels. Të dy homologët biseduan për marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n dhe kontributin që ka vendi ynë në këtë organizatë. Pas takimit ata zhvilluan një deklaratë të përbashkët për mediat. Kodheli bëri të ditur se, Shqipëria ka nisur reforimin në fushën mbrojtjes.

“Gjatë takimit pasi rikonfirmova qëndrimin e pa lëkundur për të vazhduar të jemi anëtare dinjitoze të Aleancës e njoha kryetarin me prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ecurinë e procesit të reformimit në fushën e mbrojtjes. Në lidhje me kontributin në operacionet paqeruajtëse të NATO-s jemi krenar për cilësinë e tyre duke kaluar nga forcat mbështetëse në forca trajnuese. Shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të qenë pjesë e misionit mbështetës në Afganistan. Në lidhje me kontributin ne jemi krenarë, jo vetëm për numrin e forcave të armatosura por edhe për cilësinë e tyre. Në këtë këndvështrim do të theksoj se ne do të jemi pjesë e pandarë e NATO-s. Jemi të gatshëm t’i japim një rol më të madh Shqipërisë në rajon. Jemi të bindur se nëpërmjet bashkëpunimit sigurohet stabiliteti i rajonit”,- deklaroi Kodheli.

Ajo bëri me dije se diskutimet u ndalën edhe në përgatitjet për Samitin e NATO-s që do zhvillohet në shtator në Wells të Britanisë. “Ky Samit do trajtojë një sërë çështjesh të rëndësishme. Shqipëria do jetë vendi që do mirëpres në maj të këtij viti takimin e Këshillit të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa, kreu i komunitetit të NATO-s, Knud Bartels, u shpreh se Shqipëria përbën një aleat i çmuar në aleancën e Atlantikut të Veriut sa i përket ndërhyrjes në Afganistan. “Së pari dua të shpreh kënaqësinë si kryetar i parë ushtarak i NATO-s që vizitoj Shqipërinë pasi Shqipëria është bërë vend anëtar i NATO-s. Shqipëria konsiderohet si aleat i çmueshëm i Aleancës, si rezultat i angazhimit në misionet e mbrojtjes. Ajo po jep kontribut të çmuar në misionet në Afganistan dhe Kosovë. Përveç kësaj vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për të bashkuar punimet trajnuese me Kroacinë dhe vendet e tjera të rajonit në kuadër të misionit A5 që Shqipëria e kryeson. Në këndvështrimin e NATO-s përfshira rajonale e Shqipërisë është e çmuar sepse përfshin kapacitete themelore të mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë në kuadër të A5-ws. Është themelor për ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe për t’u përgatitur për sfidat në të ardhmen. Duhet të jemi në gjendje të bashkëpunojmë së bashku”,- deklaroi Bartels.

Ai theksoi se gjatë takimit informoi ministren e Mbrojtjes për prioritetet që lidhen me reformën e mbrojtjes. “Dua të shpreh mbështetjen për reformat e mbrojtjes dhe angazhimin e vazhdueshëm rajonal të Shqipërisë”,- u shpreh Bartels.

Në pranga banda shqiptaro-italiane, rrjet prostitucioni dhe droge

prostituzione2Një bandë shqiptaro-italiane e shfrytëzimit të prostitucionit dhe për trafik droge është shkatërruar nga një operacion i shtrirë në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Rumani. Në sajë të operacionit policor “Tempesta”, u arrestuan 30 persona, 7 prej të cilëve u arrestuan në vendin tonë ditën e djeshme.

Në një artikull të publikuar në “Milano Today” mësohet se banda drejtohej që nga burgu, nga dy vëllezërit Geron dhe Mikail Hasanbelli, emra të lidhur me masakrën e Sanatoriumit, ku mbeti i vrarë babai i tyre, Aqif Hasanbelli.

Mësohet se banda shfrytëzonte të ardhurat nga prostitucioni për të blerë drogë. Janë identifikuar rreth 14 vajza, të moshës 23-40 vjeç, të cilat ishin vinin nga Maroku, Bullgaria, Moldavia, Shqipëria, Rusia, Rumania dhe punonin si prostituta.

Sipas mediave të shtetit fqinj, vajzat detyroheshin që të kryenin marrëdhënie seksuale në rrugë, ku për të ndenjur gjysmë ore me vajzat, duhej të paguaje çmimin nga 30 euro deri në 70 euro.

Ndërsa drejtuesi i kësaj bande Geron Hasanbelli u arrestua në qershor të vitit të kaluar si i dyshuar për plagosjen e Kasandër Nogës në Belgjikë dhe prej asaj kohe, mediat italiane sqarojnë se ai drejtonte nga burgu një bandë të shfrytëzimit të prostitucionit

Superoperacioni i policisë në vendin tonë

Strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Tempesta” të zhvilluar në bashkëpunim me autoritet Policore italiane, greke dhe rumune, bënë të mundur kapjen e 7 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizate kriminale, e cila merrej me shfrytëzim e femrave për prostitucion, si dhe me trafikimin e narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar prej ditës së djeshme deri mesditën e sotme, nga sektori për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Vlorë, Fier dhe Tiranë u bë i mundur arrestimi i shtetasve: Igli Metushi, 21 vjeç , nga Vlora, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike; Gazmir Shkurtaj, 27 vjeç , nga Vlora, i cili akuzohet pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim i lëndëve narkotike;  Daniel Lika, 28 vjeç, nga Fieri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim lëndësh narkotike; Eduarto Hoxha, 37 vjeç, nga Fieri, i cili akuzohet për trafikim i lëndëve narkotike; Kreshnik Bendo, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni; Eugen Çaushi (vëllai i kreut të Bashkisë së Roskovecit), 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni; Edër Dorzi, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Sipas policisë,  në kuadër të këtij operacioni, i cili është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Rumani u bë i mundur ekzekutimi i urdhër-arresteve për 30 persona, pjesë e 2 organizatave kriminale të lidhura me njëra-tjetrën, ajo e Milanos, e cila drejtonte prostitucionin e grave të reja nga Europa Lindore dhe ajo e Firences, e cila merrej me shpërndarjen e narkotikëve me origjinë nga Shqipëria në qendra të ndryshme të Italisë. Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Milanos.

Në kuadër të këtyre hetimeve u mundësua zbardhja e mekanizmit të veprimtarisë kriminale të zhvilluar nga këto dy grupe kriminale në kontrollin e aktivitetit të prostitucionit dhe në ripërdorimin e të ardhurave të përftuara në blerjen e narkotikëve, si dhe u identifikuan në Greqi dhe Shqipëri, përgjegjësit e dërgesave të narkotikëve. Shtetasit e sipërcituar janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, ku do të përballen me akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Amaneti, më varrosni me motoçikletën

motociclettaFamilja ia plotësoi amanetin e fundit motoçiklistit, Billy Standley, duke e varrosur mbi motoçikletën e tij Harley Davidson.

Standley nga Ohio në SHBA ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Udhëtimi i tij i fundit me motor ishte për në varreza, duke kaluar nëpër qytet. 18 vjet më parë, ai kishte filluar të planifikojë varrimin përskaj dashurisë dhe pasionit, mbi një Harley Davidson të vitit 1967.

Anëtarët e familjes kanë thënë se me vite e kanë përgatitur arkivolin e tij transparent, në të cilin ai u varros të premten së bashku me moto¬çikletën e tij.

Miqtë e motoristit kanë thënë se i ndjeri ishte lidhur emocionalisht me të, pasi kur kishte vendosur që të krijojë familje, ky motor e kishte mbajtur gjallë shpirtin dhe karakterin e tij avanturistik.

Dëshirën e tij ai kishte vite që e ndante me miqtë dhe familjarët dhe për këtë kishte bërë edhe përgatitjet e nevojshme duke blerë tokën e mjaftueshme për t’u varrosur në krah të bashkëshortes së tij, si dhe materialet e duhura për ndërtimin e arkëmortit që do ta nxinte së bashku me motorin e tij.