Opozita bojkoton komisionin parlamentar për reformën administrative-territoriale

konf kryetareveEshtë mbledhur pa praninë e opozitës komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale.

Në fjalën e tij, kreu i Kuvendit Ilir  Meta ka theksuar rëndësinë e kësaj reforme dhe këmbënguljen e maxhorancës për të siguruar bashkëpunim me opozitën për realizimin e saj.

“Kjo reformë është me ndikim strategjik për zhvillimin e komunës, për të mos folur për mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe natyrisht për keqmenaxhimin e shumë resurseve financiare. Unë dua të theksoj vullnetin e mazhorancës që ta bëjë këtë reform sëbashku me opozitën e cila është shprehur në të kaluarën për realizimin e kësaj reforme pavarësisht se nuk I ka pasur votat për ta bërë ëktë gjë. Ndryshimi është që mazhoranca e sotme edhe pse  i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës se ka nevojë për mendimet e saj, idetë e saj dhe sepse kjo është në interesin e gjithë shqiptarëve.  Mjafton të përmend vetëm një fakt të thjeshtë që vetëm nga kostoja administrative që do të kursehet nga realizimi i kësaj reforme buxheti i shtetit do të fitojë 80 milionë dollarë përgjatë një mandati të pushtetit vendor, përveç shumë resurseve dhe mundësive të tjera që do të vihen  në dobi të komunitetit nëpërmjet politikave afatgjata, më strategjike dhe më të mirëmenduara ”tha Meta.

Më herët, opozita është shprehur se kjo reformë ka qëllime tërësisht elektorale dhe nuk do të bëhet pjesë e saj pasi mazhoranca ka shkelur konsensusin.

Komisioni bipartizan për  reformën administrative-territoriale do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga mazhoranca dhe një nga opozita dhe kjo e fundit do të ketë  edhe të drejtë vetoje.

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor mbi shkarkimet në polici

tabela kuvendiNjë tërheqje e papritur e mazhorancës, i ka hapur rrugë konsensusit të parë PD-PS. Palët ranë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit.

Një propozim i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u përkthye ne nisjen e negociatave mes kampeve politike në Kuvend, të përfaqësuara nga Fatmir Xhafaj nga PS dhe Oerd Bylykbashi në PD që u finalizuan në Kuvend me miratimin e kërkesës së demokratëve që do të hetojë lëvizjet në polici nga data 15 shtator deri në 31 janar.

Kërkesa mori 106 vota pro 3 kundër dhe 4 abstenim.

Komisioni do të ketë 2 muaj kohë për hetim. Ai do të përbëhet nga 15 anëtarë, 8 nga radhët e mazhorancës dhe 7 nga opozita, e cila do të ketë edhe kryetarin e komisionit hetimor.

Kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar përplasi ashpër palët politike në Kuvend për situatën e rendit.

Demokratet këmbëngulën se hetimi parlamentar është një e drejtë kushtetuese e pakicës, e domosdoshme përballë rënies së policisë së shtetit.

Por qeveria dha një tjetër panoramë, luftë pa krompromis ndaj krimit, që sipas Kryeministrit Rama po frymëzohet nga opozita.

Në Kuvend zbriti edhe aksioni i fundit i policisë, kapja e bandës së tritolit. Edhe këtë të enjte, Kuvendi zhvilloi një seancë maratone, prej afro 11 ore diskutime.

 

Raporti i OKB-së, reagon Vatikani: S’keni marrë parasysh masat e reja

vatikaniSelia e Shenjtë ka reaguar ndaj raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi pedofilinë duke thënë se nuk janë marrë parasysh masat e reja të marra nga Vatikani.

Raporti sipas Selisë së Shenjtë reflekton një qëndrim më shumë ideologjik se sa faktik.

Në një deklaratë nga Vatikani thekosohet se  selia e shenjtë si përgjegjëse e qytetit të Vatikanit ka ndryshuar ligje, ka ndërmarrë masa që janë aplikuar menjëherë për parandalimin e abuzimeve seksuale tek fëmijët.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Fëmijës  një ditë më parë i ka bërë thirrje Vatikanit që të “largojë menjëherë ” të gjithë klerikët e akuzuar për abuzim të fëmijëve dhe t’i dorëzojë ata tek autoritetet civile.

Komisioni i kërkoi Vatikanit të pranojë abuzimin seksual të dhjetëra mijëra fëmijëve dhe të dorëzojë arkivat që zotëron mbi këtë çështje.  Është hera e parë që Selia e Shenjtë vihet përballë pyetjeve në një seancë ndërkombëtare kushtuar kësaj çështjeje.

Seanca e muajit të kaluar në Gjenevë ishte hera e parë që Vatikanit i duhej t’i përgjigjej pyetjeve të një paneli ndërkombëtar rreth priftërinjve pedofilë. Por Vatikani ka refuzuar të dorëzojë informacion për më shumë se 4 mijë raste, për të cilat është vënë në dijeni.

Papa Françesku ka krijuar një komision për mbrojtjen e fëmijëve. Por kritikët thonë se kjo është një përgjigje zhgënjyese nga një Papë që po bën shumë për të ndryshuar imazhin e kishës.

Berisha-Ballës: Ke përdhunuar një vajzë me AIDS, je trafikant prostitutash dhe droge

Sali-Berisha-parlament-me-doreSeanca e sotme parlamentare u zhvillua nën replika, midis palëve, në lidhje me diskutimet mbi energjinë. Deputeti Taulant Balla duke folur për tatimet, i drejtohet deputetit Sali Berisha duke i thënë:

“Si nuk të vjen turp që nuk jep përgjigje për vjedhjet në tatime i ke nisur në arrati zyrtarët e tatimeve. Hetimet do të shkojnë deri tek ai drejtori yt i Tatimeve dhe të jesh i bindur që ajo skema e mashtrimit me tatimet do të vijë deri tek ti”.

Por, pas reagimit të Ballës ka ardhur edhe përgjigja e Berishës, i cili në replikën e tij nuk i kurseu sharjet, fyerjet e akuzat në drejtim të maxhorancës, kryeministrit Rama dhe veçanërisht ndaj deputetit Balla.

“Është në ndjekje se ka përdhunuar një vajzë me AIDS, se është ndaluar në kufi për trafik prostitucioni dhe favorizim trafiku droge. Sharës profesionist, shërbëtor i kryehorrit që po ndërton vilën në Dajt 57 metra pa paguar asnjë qindarkë. Kryehorri i vendit është pa të ardhme. Unë i them atij dil vetë këtu në shesh, të të them sa vlen. Shërbehet me njerëz të keqpërdorur. I them kryehorrit ta dijë mirë se me sharës të paguar nuk nxjerr dot asgjë. Ti je i sëmurë psikik dhe paguan psikiatër që e mban në kryeministri”.

Fjalën në vijim e mori deputeti socialist, Besnik Bare, i cili tha se një fjalor i tillë është i padenjë për një ish-kryeministër.

“Ky njeri është i pire dhe do ti drejtohem medies kur të transmetojnë kuvendin të vënë pullën e kuqe. Ky njeri është i degraduar,të keni turp për të këtë fjalor dhe veprim që kryeni para shqiptarëve”, tha ai.

U2, tre milonë dollarë për luftën kundër sëmundjeve infektive

U2Me këngën e re “Invisible”, rok grupi irlandez “U2” ka grumbulluar tre milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër AIDS-it dhe sëmundjeve tjera infektive. Kënga ka qenë në dispozicion për t’u shkarkuar pa para në iTunes, ndërsa për secilin shkarkim, “Bank of America” ka dhuruar një dollar.

Oferta ka qenë e hapur për 36 orë (deri të hënë në mbrëmje), ndërsa tani e tutje fansat e grupit duhet të paguajnë 1.29 dollarë për ta shkarkuar këngën. Për një ditë e gjysmë, kënga është shkarkuar tre milionë herë aq sa është edhe shuma në dollarë e dhuruar nga “Bank of America”.

Tre milionë dollarët i ka marrë organizata “RED”, themelues i të cilës është Bono, ndërsa do t’i shpërndahen Fondit Global për luftën kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries.   Ndërkaq që sot “U2” janë ndër grupet më të njohur në botë, shumë të suksesshëm në muzikë, por dhe ndër grupe me albumet më të shitur. I gjithë ky sukses si tyre pa diskutim që ka qenë në favor të këtij aktiviteti për bamirësi. –

Ban Ki-moon: Duhen dënuar sulmet kundër homoseksualëve

ban-ki-moon-2011-2-4-7-10-11Në fjalimin e tij në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka dënuar sulmet dhe diskriminimet kundër homoseksualëve. Komentet e tij në qytetin rus Soçi, u bënë para fillimit zyrtar të Lojërave Olimpike Dimërore, që fillojnë nesër.

Ban Ki-moon tha se ne të gjithë duhet ta ngrinim zërin tonë kundër sulmeve ndaj lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transseksualëve, e të tjerëve, dhe shtoi se, ne duhet t’i kundërshtojmë arrestimet, burgosjet dhe kufizimet diskriminuese, me të cilat ata ballafaqohen.

Fjalimi i tij u bë në periudhën kur ka kritika ndërkombëtare në adresë të një ligji të Rusisë me të cilin ndalohet “propaganda” homoseksuale. Kritikët thonë se ky legjislacion e ndalon çdo shprehje publike të mbështetjes për të drejtat e homoseksualëve.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka siguruar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se nuk do të ketë diskriminim në gara. Ban Ki-moon, ka kërkuar nga palët e ndryshme në gjithë botën, që t’i ndalin luftimet gjatë Olimpiadës.

 

Prokuroria 24 vjet burg për të afërmit e Frrokut, vëllezërit Ndue e Jak Jaku

prokuroriaProkuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 12 vjet burg për Jak Jakun dhe 12 vjet heqje lirie për vëllain e tij Ndue Jaku, djemtë e dajës së biznesmenit Arben Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Vëllezërit Jaku akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. Jak Jaku bashkë me të vëllanë, Ndue Jaku u vunë nën akuzë, pasi në shtëpinë e tyre u gjet një sasi municionesh dhe disa gramë lëndë narkotike.

Kontrolli në shtëpinë e Jakëve u krye mbrëmjen kur u qëllua për vdekje Dritan Lamaj dhe policia “zbarkoi” në shtëpitë e të afërmve të biznesmenit Arben Frroku.

Biznesmeni Arben Frroku ndodhet prapa hekurave që prej fundshkurtit të 2013, pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë, Dritan Lamaj. Ai u arrestua në Selanik dhe afro dhjetë muaj, zgjatën procedurat për ekstradimin e tij. Sa i përket motivit të krimit, sipas prokurorisë janë konfliktet publike, që Frroku ka patur me ish-drejtuesit e Komisariatit të Kombinatit.

Dritan Lamaj u qëllua për vdekje në makinën e tij vetëm 200 metra larg pallatit ku banonte. Autorët e vrasjes lëviznin me një makinë tip ‘BMW’, e cila u zbulua pak ditë pas ngjarjes dhe rezultoi të ishte e vjedhur në Durrës.

Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit

gjermeni- kosovaU nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.  Delegacioni kosovar kryesohej nga Ministri Bernard Nikaj dhe për palën shqiptare marrëveshja u firmos nga Ministrja Eglantina Gjermeni. Kjo marrëveshje është shprehje e vullnetit të përbashkët mes dy qeverive asaj shqiptare dhe asaj Kosovare pas deklaratës për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik nënshkruar në Prizren, më 11 janar të këtij viti.

Të dy palët vlersuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një sektor potencial për zhvillimin e ekonomisë në të dy vendet.  “Synimi ynë kryesor është krijimi dhe zhvillimi i paketave të përbashkëta turistike, si e vetmja mundësi për të qenë konkurrues në tregun rajonal dhe më gjerë, deklaroi gjatë konferencës për shtyp Ministrja Gjermeni. Ne kërkojmë të zgjerojmë veprimtarinë e operatorëve turistikë të të 2 vendeve dhe të shtojmë numrin e turistëve, duke ju siguruar kushte dhe standarte më të mira”, u shpreh Gjermeni.

Për Ministrin Nikaj kjo i hap rrugën vizitave të përbashkëta në destinacione turistike të të dyja shteteve ku do të prezantohen së bashku me publikime dhe materiale promovuese të dy vendeve. “Kjo marëveshje do të vendosë në një kornizë institucionale bashkëpunimin mes institucioneve tona, i cili shumë shpejt do të konkretizohet me projekte të përbashkëta. Së bashku jemi më të fortë”,  deklaroi Ministri Nikaj.

Palët ranë dakord të punojnë bashkarisht për rritur numrin e turistëve mes dy vendeve duke siguruar praktika të thjeshta ndërkufitare përgjatë gjatë vitit si dhe lëvizjen e vizitorëve, nga njëri shtet në tjetrin, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.  Një tjetër pikë me rëndësi për zbatimin me sukses të kësaj marrëveshjeje është trajnimi i stafeve të turizmit, shkëmbimi i të dhënave statistikore turistike si dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira profesionale.  vendeve që do të sjellë rritjen e investime në sektorin e turizmit. Diskutimet mes dy delegacioneve vazhduan në nivel teknik mes ekspertëve të dy Ministrive.

Berisha në Kuvend: Qeveria gjoba politike afrofe

berishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot në Kuvend të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse”, Berisha reagoi edhe ndaj Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, duke e akuzuar për rikthimin e faturave aforfe të energjisë elektrike, pasi qeveria e kaluar kishte bërë të pamundurën për të mos pasur më fatura të tilla.

“Sapo dëgjuat një mashtrim disa herë më të madh sesa zëdhënësi dhe kryekreu marrë së bashku. I bëri peshqesh shqiptarëve gjobën politike, aforfenë. Ky njeri del këtu dhe me dëshmitarë të rremë kërkojnë t`u mashtrojnë dhe ju, por dëshmitarët e rremë i kanë këmbët e shkurtra sa vetë rrena”, tha Berisha, duke iu drejtuar ministrit Arben Ahmetaj.

Ndërkohë ish- kryeministri Berisha replikoi edhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili i ndërpreu fjalën pasi kaluan dy minutat. “Bëtë një akt të shëmtuar, duke më ndërprerë fjalën”, tha Berisha.

Ndërkohë, Kuvendi pritet të vendosë sot në seancë plenare për kërkesën e opozitës ”Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë lëvizjeve në Policinë e Shtetit”.

Kërkesa e diskutuar më parë në Konferencën e Kryetarëve, u refuzua nga maxhoranca, ndërsa opozita pretendon se argumentet e përdorur prej saj janë antiligjorë dhe të pajustifikueshëm. Hetimi parlamentar i kërkuar nga opozita lidhet me situatën e rendit në Shqipëri, ku sidomos në dy muajt e fundit, është konstatuar një rëndim i kriminalitetit.

Opozita pretendon se kjo gjendje është pasojë e largimit nga detyra të specialistëve dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të paaftë. Gjithashtu, parlamenti pritet të miratojë sot dhe pr/vendimin “Për shqyrtimin me procedure të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe KFW FRANKFURT AM MAIN, për financimin e projektit Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë.

Sinanaj kalon “testet” në polici, qitje perfekte në distanca te ndryshme

julian-sinanajI penduari i bandës së bombave C4, Julian Sinanaj, ka shënjestër shumë të saktë dhe është i pagabueshëm në qitjet e tij. Këtë konkluzion grupi hetimor e ka nxjerrë këtë javë, teksa paraditen e së hënës, 31-vjeçari nga Vlora është çuar në poligonin e qitjes për të vërtetuar se cilat ishin aftësitë që kishte i dyshuari si vrasës me pagesë. Burime nga policia bëjnë me dije se Sinanaj është dërguar në poligon për të parë nëse deklaratat e tij se mund të qëllojë me të dyja duart me snajper janë të vërteta apo jo dhe ka rezultuar se ai është shumë i mirë për këto goditje. Sipas ekspertëve, Sinanaj jo vetëm që e përdor shumë mirë snajperin me të dyja duart, por u vërtetua se ai di që të zbërthejë armë të ndryshme, si dhe t’i përdorë ato.

Qitjet

Në orët e para të ditës së hënë, i dyshuari si vrasës me pagesë është vënë në provë nga ekspertët. Julian Sinanaj është vënë në provë për të qëlluar në tri largësi të ndryshme, për të parë saktësinë e qitjes dhe mënyrën se si ai vepronte. Në fazën e parë, Sinanaj është provuar që të qëllojë me armë zjarri të modeleve të ndryshme, duke nisur që nga arma “Beretë”, “Ma-karov”, dhe në distanca të ndryshme. Fillimisht Sinanaj ka qëlluar me pistoletë në largësinë 1 metër (shërben për të matur reagimin psikologjik, më pas në largësinë 6.5 metra dhe herën e fundit në largësinë 12 metra. Në të tria rastet, është vënë re se 31-vjeçari ka shënjestër shumë të saktë dhe nuk gabon në goditje. Sipas ekspertëve, u konstatua se në momentin që Sinanaj merrte armën në dorë, ai ishte shumë i qetë, nuk ngurtësohej, godiste pa pësuar dridhje ose lëkundje të trupit. Sipas ekspertëve, gjatë goditjeve, i dyshuari si vrasës me pagesë është i shpejtë dhe nuk ka shenja frike.

Sipas grupit hetimor, arsyeja se pse Sinanaj u vu në provë në këto distanca është fakti se ai shumë herë i ka ekzekutuar viktimat e tij në këto lloj largësish. Burime të sigurta sqarojnë se në fazën e dytë, 31-vjeçari nga Vlora u provua që të qëllonte edhe në distanca më të mëdha, por me armë zjarri të tipit automatik, kallashnikov. I dyshuari si vrasës me pagesë, është provuar në distancat 20 metra, 40 metra dhe 55 metra, ku ka qëlluar me kallashnikov. Pas goditjeve, është konstatuar se në të gjitha distancat, Julian Sinanaj është i saktë dhe i pagabueshëm. Kjo tregon edhe faktin se përse nuk ka gabuar asnjëherë në planet e tij, apo edhe faktin tjetër, se pse paguhej aq shumë për ekzekutimet që do të kryente.