Bruksel, Ukraina në axhendën e Partneritetit Lindor

17

ukraine protestMinistrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, takohen sot në Bruksel për të diskutuar situatën aktuale në Ukrainë dhe vendet e tjera partnere në lindje.

Pavarësisht kërkesave të protestuesve anti-qeveritar në Kiev, shefat e diplomacive evropiane kanë hedhur poshtë mundësinë e vendosjes së kufizimit të lëvizjes dhe ngrirjen e aseteve për zyrtarët përgjegjës për shtypjen e protestave në Ukrainë.

Zyrtarë evropian kanë theksuar, se shumica e vendeve anëtare, nuk kanë disponim për këto masa rigoroze.

Sanksionet e tilla, siç besohet, do të komplikonin dialogun që po zhvillohet ndërmjet të opozitës dhe presidentit Viktor Yanukovych.

E ardhmja e politikës së BE-së për partneritet lindor, po ashtu do të jetë në axhendë, përfshirë edhe një dokument i nënshkruar nga 13 vende anëtare me të cilin propozohet përkrahja, veçanërisht për Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

BE-ja shpreson se këto dy shtete do të nënshkruajnë deri në gusht, marrëveshjen e stabilizim asociimit, pavarësisht frikës së të dyja këto vende mund të zmbrapsen për shkak të presionit që do t’ju ushtrojë Moska zyrtare.