Vrasja e Aleks Nikës, para Prokurorisë 2 dëshmitarë

aleks nikaProkuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje dy personat që kanë qenë fare pranë Aleks Nika, i cili u vra gjatë protestës së 21 janarit.

Burime pranë organit të akuzës bënë më dije se janë marrë në pyetje dy persona nga Saranda, të cilët kanë qenë pranë protestuesit, ndërkohë që dhe ata mbetën të plagosur në vendngjarje. Të njëjtat burime sqaruan se dy dëshmitarët janë marrë në pyetje, e për më tepër janë dërguar dhe përballë Kryeministrisë, në vendin ku humbi jetën i riu nga Lezha.

Nga aty ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes se ku ishin vendosur, nga erdhën plumbat apo edhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Të rinjtë nuk u morën në pyetje pas protestës së 21 janarit, pasi të dy u larguan nga Shqipëria drejt shtetit helen menjëherë pas demonstratës së dhunshme.

Ndërkohë, në deklarimet e tyre për organin e akuzës pak ditë më pare, ata kanë pohuar se plumbat kanë ardhur nga godina e Kryeministrisë, ndërsa nga të gjitha ekspertimet mjekësore ka rezultuar se nuk kanë qenë rikoshet.

Deklarimet e tyre i shërbyen Prokurorisë për të si indicio të reja për të hetuar mbi vrasjen e Aleks Nikës, për të cilën ende nuk një autor të dyshuar kur kanë kaluar më shumë se tre vjet nga ngjarja tragjike.

Plumbi, i cili i mori jetën të riut nga Lezha u krahasua me rreth 70 armë automatike si dhe me 60 pistoleta të sekuestruara nga Garda, ndërsa pas ekspertimit nuk rezultoi se i përkiste ndonjërës nga armët, kjo për shkak se ishin dëmtuar vjaskat, një ndër elementët kyç në identifikimin e armës së përdorur.

Prokuroria ngriti dyshimet se plumbi mund të jetë dëmtuar nga rikosheti, ose në kockat e 36-vjeçarit, pasi në ekzaminime del se predha i kishte prekur një pjesë të kafkës së kokës.

Nga ana tjetër familjarët e 36-vjeçarit nga Lezha pretendojnë se skaneri tregon se plumbi ka hyrë drejtpërdrejtë, jo me rikoshet ndërsa dëshmia e të rinjve nga Saranda, por edhe verifikimet mjekësore të kryera prej tyre në Greqi pritet të zbardhin më shumë mbi vrasjen e Aleks Nikës.

Berisha: Banda e tritolit është banda e qeverisë

berisha-fbIsh -kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe policisë, duke thënë se ata janë banda e titorlit. Në një postim në “Facebook” ai shkruan se të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. Sipas Berishës qeveria po mbron dhe informon personat e përfshirë në bandën e ‘tritolit’

“Të dashur miq, Vlora dhe Fieri gumëzhijnë këto ditë në çdo kafene, restorant, kazino, bilardo, në çdo tryezë dhe sofër se banda e tritolit është banda e qeverisë dhe këtë nuk e luan as topi dhe kjo jo vetëm se banda erdhi se bashku me tritolin e qeverisë por sepse faktet flasin sa vijon:  Ndriçim Gjokona, ish -komisioner i PS-së, në zgjedhjet e fundit tradhtoi për të shpëtuar kokën, por me qëllim që të eliminohej sipas ligjit të mafies atij nuk iu pranua dëshmia dhe nuk iu dha mbrojtje nga Policia e Partisë për 7 ditë me radhë. Pra u la i lirë në mëshirë të fatit, më falni në mëshirë të vrasësit!

-Porositësi Mitro ishte kumbari i Bashkisë

-Porositësi Karçini ishte kumbari i qeverisë

-Porositësit e tjerë i shpëtoi duke i njoftuar Policia e Partisë

-Avokati i Karçinit u caktua nga kryekreu prokurori i Partisë që të informoj Partinë por dhe të mbroje klientin e tij.

-Të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. Mehillajt morën arratinë. Mitrua, që kishte kryer detyrë partie, nuk besoi në fillim dhe vonoi arratinë ndaj dhe padashje u ndalua ne Rinas”.

“Besnik Dervishi i qeverisë akuzoi për tritolin në të ndenjura e tij Gjikën e Bashkisë. Gjika me gjuhë të koduar nga vet kryekreu iu përgjigj me thirrje kërcënuese në konference shtypi: “Z. Dervishi mos devijo hetimet (se ato i di shefi) përndryshe, – i shkrova në sms, – do tregoj të vërtetën, madje dhe personin qe telefonoi Garden për kallëpin e tritolit në të ndenjurat e tua”. Dhe Dervishi e qepi!  Miq, Vlora the Fieri gumëzhijnë jo vetëm se banda e tritolit është banda e Partisë, por në këto qytete i madh e i vogël betohen se Juliani, Gjokona, Mëhillajt, Mitro, Karçini, janë thjesht skalioni i dytë dhe i tretë i bandës se Tritolit dhe se bosët, ata më të rëndësishmit e saj, nuk janë kapur dhe nuk kapen. Ata informohen dhe mbrohen nonstop nga Policia e Partisë, madje darkojnë e bëjnë orgjira me qeverinë dhe qeveritarët e tyre!!”, përfundon fjalën e tij Berisha.

Engel: Shqipëria dhe Kosova duhet të lëviznin më shpejt

eliot-engelKongresmeni amerikan Eliot Engel deklaroi në një intervistë se, Shqipëria dhe Kosova duhet të lëvizin më shpejt në rrugën e përparimit dhe integrimit. Sipas tij vendit tonë i është hapur një një shteg për anëtarësimin e saj në BE.

“Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur, por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëviznin edhe më shpejt. Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE), në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë. Për Kosovën, ka pasur progres, edhe pse i ngadalshëm. Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj”, theksoi kongresmeni Engel.

Ai është ndaluar edhe në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri dhe dështimin e radhës për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

“Unë jam duke parë se ka një përparim të pabesueshëm që Shqipëria ka bërë në ndërtimin e një demokracie të fortë që nga rënia e komunizmit. Megjithatë, Shqipëria, ende përballet me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend”, tha kongresmeni demokrat Eliot Engel për INA.

Klosi: Qeveria e PD-së, i ktheu rrugët në shtigje aksidentesh

blendi klosiPartia Socialiste fajësoi sot qeverinë e kaluar për situatën infrastrukturore të rrugëve në mbarë vendin. Me anë një deklarate për shtyp, nga selia  e PS-së, deputeti i kësaj partie, Blendi Klosi akuzoi administratën paraardhëse për projekte rrugësh pa standarde dhe shpërdorime fondesh për prerje shiritash të rrugëve, që sipas tij,kështu siç u lanë, mund të quhen vetëm shtigje aksidentesh. Klosi shprehu angazhimin e qeverisë dhe kreut të saj për të ndrequr atë ç’ka është e mundur në infrastrukturën rrugore, aty ku puna është në proces tashmë. “Qeveria dhe Kryeministri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimeve të rënda politike e financiare që janë bërë në kantieret e infrastrukturës. Madje duhet të intesifikojë inspektimet, pasi është një kutlurë e tërë me rrugët që duhet ndryshuar. Duhet ndryshuar sjellje me kompanitë dhe kontratat, tani që qeveria po i respekton e para ato. Duhet imponuar respektimi i afateve dhe duhet ngritur në këmbë sinjalistika rrugore e përmirësuar partneriteti me kompanitë që deri dje janë zhvatur babëzisht në dëm të cilësisë ”, propozoi Klosi si rrugëzgjidhje të problemit.

Si shembull të degradimit të këtij standardi, Klosi solli rrugën e Elbasanit. “Mjafton të shohësh Rrugën e Elbasanit në dalje të Tiranës, kryeqytetit të braktisur nga kryebashkiaku i strehuar tek SHQUP-i, u cili iu përbetua qytetarëve se s’do merrej me politikë po me qytetin dhe jo vetëm nuk e mbajti premtimin e tij madhor asnjë ditë.Amund të pranoje kush të dëgjojë akoma me seriozitet këta njerëz që e lanë atë arterie kryesore të Tiranës gati dy vjet gërmadhe e tani thonë mos e prekni se e kemi bërë ne?”, përfundoi deklaratën e tij deputeti Blendi Klosi.

Bilderberg, grupi mistik që udhëheq botën

bilderbergAurora Allushaj

Grupi Bilderberg (i njohur edhe si konferenca Bilderberg ose Bilderberg Club) është një takim vjetor me ftesa jozyrtare ku marrin pjesë rreth 130 pjesëmarrës, shumica e të cilëve janë me influencë në sektorin bankar, politik dhe ekonomik. Pjesëmarrësit trajtojnë një shumëllojshmëri të gjerë të çështjeve globale, ekonomike, ushtarake dhe politike. Grupi takohet çdo vit në hotele apo vendpushime luksoze në pjesë të ndryshme të botës, normalisht në Europë dhe një herë në katër vjet në Shtetet e Bashkuara apo Kanada. Zyra e këtij grupi është në Leiden në Holandë. Emrat e pjesëmarrësve janë bërë publike përmes shtypit, por Konferenca është gjithmonë e mbyllur për publikun dhe median. Duke pasur parasysh se diskutimet gjatë kësaj konference asnjëherë nuk janë regjistruar apo raportuar jashtë, këto takime kanë qenë subjekt i kritikave dhe teorive të ndryshme konspirative. Organizatorët e konferencës, megjithatë, shpjegojnë se zgjedhja e tyre ka lidhje me nevojën për të siguruar që pjesëmarrësit kanë një liri më të madhe për të shprehur mendimin e tyre pa merak se fjalët e tyre mund të jenë keqinterpretuar nga mediat.

Historia e grupit

Konferenca e parë u mbajt 29 maj 1954 në Bilderberg, një Hotel në Oosterbeek, pranë Arnhem, në Holandë. Nisma e parë e kësaj konference është bërë nga shumë njerëz, duke përfshirë politikanin polak Jozef Retinger, etj. Të shqetësuar nga rritja e antiamerikanizmit në Evropën Perëndimore dhe me qëllim bashkëpunimin midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në aspektin politik dhe ekonomik ata menduan krijimin e këtij grupi. Për konferencën e parë u kontaktuan Prince Bernhard Furgon Lippe-Biesterfeld, kryeministrin belg Paul Van Zeeland, dhe shefi i atëhershëm i Unilever, Paul Rijkens. Princi Bernhard van Lippe-Biesterfeld, nga ana tjetër, u përfshi Ëalter Bedell Smith, kreu i CIA-s. Kjo listë mysafirësh u hartuar nga dy pjesëmarrës të ftuar, një për partinë Liberale dhe tjetri për anën e kundërt konservatore. Pesëdhjetë delegatë nga njëmbëdhjetë vende evropiane dhe njëmbëdhjetë delegatë amerikanë morën pjesë në këtë konferencë të parë.Suksesi i takimit të parë shtyhu organizatorët për të planifikuar konferenca vjetore. U krijua një komitet me Retinger në rolin e Sekretarit të Përhershëm. Brenda grupit ka dy lloje të pjesëmarrësve: anëtarë të përhershëm dhe folësit e rastit apo dëgjuesit. Arsyeja kryesore për dyshimin rreth veprimtarisë grupit është fakti se të gjitha takimet janë jashtëzakonisht private dhe “sekrete”, nuk bëhet publike çfarë diskutohet përveçse anëtarëve të përhershëm. Me vdekjen e Retinger u bë sekretar ekonomisti gjerman Ernst van der Beugel në vitin 1960 dhe më vonë pozicioni u mbuluar nga Joseph E. Johnson, William Bundy dhe të tjerë. Shumë pjesëmarrës të Grupit Bilderberg janë krerë shtetesh, ministra të Thesarit dhe politikanë të tjerë të Bashkimit Evropian. Por kryesisht anëtarët janë anëtarë të shquar të financave evropiane dhe anglo-amerikane.
Takimet sekrete të Bilderberg
As edhe një fjalë rreth asaj që thuhet në takimet e Bilderberg mund të thithet nga jashtë. Gazetarët nuk janë të ftuar atje dhe, ndërsa merren për të folur minutat e rezervuara të mbledhjeve, emrat nuk janë shënuar. Atmosfera e paqartë shtrihet më tej – mesazhi anonim i sekretarisë telefonike, për shembull; fakti se vendet e konferencave janë mbajtur sekret. Grupi, i cili përfshin të iluminuarit si Henry Kissinger dhe ish-kancelarin e Mbretërisë së Bashkuar, Kenneth Clarke, nuk jep të dhëna për mediat. Në zbrazëtinë e krijuar nga një ftohësi e tillë, një teori konspiracioniste e jashtëzakonshme është rritur rreth grupit dhe pretendon se fati i botës është i vendosur kryesisht nga Bilderberg.
Bilderberg vendos për fatet e botës
Në Jugosllavi, liderët kryesorë serb kanë fajësuar Bilderberg se ka shkaktuar luftën që çoi në rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit. Ndërsa e djathta ultranaziste dhe liberalët akuzojnë Bilderberg se është një komplot sionist liberal, të majtët të tillë si aktivisti Toni Gosling janë njëlloj kritik. Një ish-gazetar, Gosling menaxhon një fushatë kundër grupit nga shtëpia e tij në Bristol, Britani e Madhe. “Problemi im kryesor është sekreti. Kur kaq shumë njerëz me kaq pushtet mblidhen së bashku në një vend unë mendoj se na duhet një shpjegim rreth asaj që po ndodh”.
Shpjegimi i Bildeberg për sekretet e tyre
Liderët e “Grupit Bilderberg” theksojnë se ky diskrecion është i nevojshëm për t’ju mundësuar atyre që marrin pjesë në debate që të flasin lirisht, pa u regjistruar apo përcjellë publikisht deklarimet e tyre. Në rast të kundërt, pohojnë anëtarët e Bilderberg, do të ishin të shtrënguar të flisnin me fjalorin e një komunikate për shtyp. Pa dyshim, ky diskrecion i mundësi “Grupit Bilderberg” që të vendosë më lirisht, por në këtë mënyrë nuk i jepet përgjigje pyetjes themelore: për çfarë flasin në këto takime njerëzit më të fuqishëm të botës? Përpara se të hyhet në mbretërinë e këtij klubi ekskluziv, është e rëndësishme të pranohet se as njerëzit, as organizatat nuk janë absolutisht të “këqinj”, ashtu si askush nuk është absolutisht i “mirë”.
Kryetarët e Bilderberg
Bernhard van Lippe-BIESTERFELD në vitin 1942
Bernhard van Lippe-Biesterfeld (1954–1975)
Ëalter Scheel (1975–1977)
Alec Douglas-Home (1977–1980)
Eric Roll (1986–1989)
Peter Carington, VI barone Carrington (1990–1998)
Étienne Davignon (nga 1998)

Angazhim për rritjen e investimeve Shqipëri-Maqedoni

shqiperi maqedoniRritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, është kryefjalë e takimeve që do të organizohen përgjatë dy ditëve nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se “gjatë dy ditëve (9-10 Shkurt 2014), në Shkup të Maqedonisë, nën kujdesin e veçantë të drejtuesit të Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina, Fatos Mustafa do të realizohen takime dypalëshe për të përcaktuar në vijimësi projekte konkrete ku do të mund të shtrihet bashkëpunimi”. Të dy vendet vlerësojnë të rëndësishëm bashkëpunimin e ngushtë për të bërë të mundur jo vetëm rritjen e shifrave në shkëmbimet tregtare dhe investime, por edhe në krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin. Kështu takimet do të realizohen mes përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Agjencisë Shqiptare së Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCI), Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit (CCIDR), Këshillit të AgroBiznestit Shqiptar (KASH), Agjencisë Rajonale të Zhvillimit Durrës, Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë (CFA), Shoqatës së Vajit të Ullirit, Shoqatës Shqiptare së Teknologjisë së Informacionit (AITA), Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare (SHGPAZ), afaristëve Shqiptarë dhe drejtuesve të Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë (Invest Macedonia), Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrialë Teknologjikë (DTIDZ), Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë (UOEM), TIK Dhoma e Tregtisë (MASIT), Federatës së Farmerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM).

Gjatë vizitës përfaqësuesit e institucioneve Shqiptare, ndër të tjerash do të kenë mundësi që të njihen nga afër me një nga modelet e rëndësishme të Qeverisë së Maqedonisë për thithjen e investimeve të huaja, siç janë Zonat e Zhvillimit Industrialë Teknologjikë (TIDZ).

Për të parë nga afër mënyrën se si ato funksionojnë, avantazhet që ofrojnë dhe lehtësitë që kanë krijuar, për këtë qëllim është parashikuar vizita në zonat zhvillimore industriale teknologjike Shkupi 1 dhe Tetovë. Maqedonia ka shtatë zona prioritare për investime ku kanë ngritur aktivitetet e tyre kompani prestigjioze europiane, por edhe amerikane. Përmend k tu s ”Joh so Co t ols”, ”V Hool”, ”P otek G oup”, etj. Avantazhet e zonave zhvillimore industriale teknologjike (TIDZ) janë: sigurojnë në mënyrë të vazhdueshme: energji elektrike, rrjet modern telekomunikacioni, ngrohje qendrore, sistem të lartë të sigurisë dhe monitorimit, avantazh përbën edhe regjimi fiskal, pasi iniciativat për investime në këto zona përjashtohen për një periudhë 10 vjeçare nga taksa 10% e korporatave, të ardhurave personale, nga TVSH-ja dhe detyrimet doganore. Ato ofrojnë akses të shpejtë drejt tregjeve evropiane etj. Zonat të tilla (TIDZ) ndodhen edhe në Bunarxhik dhe Shtip. Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Tirana & Prishtina shpreh bindjen se të tilla nisma që vijnë në bashkëpunim edhe me AIDA-n, në Tiranë do të shërbejnë që të krijohen urat të shumëta bashkëpunimi jo vetëm insitucionale, por edhe mes bizneseve private të dy vendeve.

Ura 6 shekullore e Bratit, aty ku u xhirua filmi “Nëntori i Dytë”

ura e bratitHarrilla Koçi

Ura e Bratit është një objekt i vjetër pothuajse 6 shekullor. Por, pavarësisht kësaj edhe sot u vjen në ndihmë mjaft banorëve të zonës për të kaluar shtratin e lumit Shushicë.Ura e Bratit është një nga objektet ku përmblidhen në një, tradita e hershme, funksionaliteti, si dhe ndikimet e stilit të kohës në ndërtim nga rajoni e më gjerë. Ajo ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, rreth 45 km në juglindje të Vlorës dhe është ndërtuar në fillim të shekullit XVI.Specialisti Gëzim Llojdia, thotë për ATSH-në se, “Ura e Bratit është një urë e tipit venecian dhe është ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut, që ishte mjaft e pranishme në vendin tonë”. Ajo është ndërtuar në përputhje të plotë me karakteristikat natyrore, me ato të lumit, çka pasqyrohet tek lartësia e saj mbi nivelin e pasqyrës së ujit, tek elementët arkitekturorë për të përballuar plotësisht vërshimet e Shushicës, një nga lumenjtë më të rrëmbyer të jugut të vendit. Por, veç kësaj, këndet e urës dhe elementët mbështetës të saj mbi bazamentin e tokës, janë parashikuar të përballojnë edhe forcën e dallgëve të ujrave, kur ato kalojnë mbi urë, sikundër ka ndodhur shpesh në ditët me rreshje intensive të shiut. Në këtë këndvështrim, ky objekt i ka qëndruar kohës dhe madje vazhdon t’i qëndrojë asaj. Ajo ka shërbyer e shërben për të lidhur fshatin e Bratit me fushën që mban të njëjtin emër dhe fshatin Smokthinë e pjesë të tjera të krahinës së Lumit të Vlorës.

-Ura e Bratit, e tipit me dy harqe-

Ura e Bratit, e shpallur monument kulture, është e tipit me dy harqe, më e madhja e të cilave është ajo që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujrave. Ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe lartësi deri në 9 metra. Me këto karakteristika, ajo vlerësohet si një objekt me mjaft vlerë në këndvështrimin arkitekturor dhe atë historik. Ajo lidh rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës, mjaft të njohura në historinë e krahinës së Lumit të Vlorës dhe më gjerë.

-Ura, vendi ku u xhiruan mjaft skena nga filmi “Nëntori i Dytë”-

Ura e Bratit është e njohur shumë pak. Pavarësisht se, ajo vazhdon t’u shërbejë banorëve, për të nuk është shkruar pothuajse fare, ndërkohë që pak specialistë kanë marrë nismën për të shkuar atje dhe për të evidentuar ato vlera që e bëjnë atë një objekt të veçantë.Për këto vlera që mbart, përfshirja e këtij objekti në guidat e zonës, do të jetë me mjaft impakt në funksion të turizmit kulturor dhe historik, krahas resurseve të tjera të mëdha në këtë drejtim.Aq më tepër që ka edhe një element që e bën atë të veçantë. Karakteristikat e saj, bënë që realizuesit e filmit të “Nëntori i Dytë”, produkt i Kinostudios “Shqipëria e Re”, ta përzgjidhnin mes vendeve ku u xhiruan mjaft nga skenat e këtij filmi. Kjo është edhe një arsye më tepër që Ura e Bratit të vlerësohet në dimensionin e plotë të vlerave që mbart.

Reforma territoriale, Basha: Pa konsensus nuk mund të ecim para

bashaDhënia e pëlqimit nga ana e mazhorancës për ngritjen e komisionit hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit shtendosi marrëdhëniet e tensionuara mazhorancë-opozitë, kjo e fundit ende nuk ka garanci që të mund ta shtyjnë ti bashkohet komisionit të posacëm për reformën administrative-territoriale. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kaloi në sitë situatën politike dhe atë të sigurisë përgjatë një jave, shprehu qëndrimin e palëkundur të opozitës për të refuzuar këtë reformë deri në marrjen e konsensusit nga pala tjeter.

“Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s’ka asnjë detyrim Kushtetues por detyrim politik, moral. Rivendosja është parimi nga nuk mund të iket. Bëhet fjalë për një reformë që do prekë thellë realitetin e qytetarëve shqiptarë, realitetin elektoral dhe decentralizimin. Ne nuk i ikim qëndrimit tonë. Kemi një mazhorancë që flet me gojën me arra, thotë njëmijë gjëra, por konsensusin se përmend. Konsensusi nuk është formulë e panjohur, nuk mund të zëvendësohet me asnjë pseudoformulë. Mazhoranca bën mirë që energjitë e saj ti fokusojë tek kërkesa e opozitës. Besimi mes palëve nuk është përmirësuar por është zgjeruar. U kapën në shkelje nga Kushtetutesja, në vend të reflektojnë vazhdojnë me pretendimet absurde për të dhunuar konsensusin e 30 majit.Nëse ka vend për të diskutuar për konsensusin, mazhoranca ka faktuar edhe njëherë se është e vendosur jo vetëm të mos ofrojë konsensus, por ta shkelmojë atë. Qëndrimi ynë është i qartë, vendimi i gjykatës kushtetuese të zbatohet. Vetëm zbatimi i saj mund të japin garancinë se kjo mazhorancë të paktën kur kapet në flagrancë në shkelje të Kushtetutës është në gjendje të reflektojë, e kundërta ëhstë një këmbanë e madhe alarmi” tha Basha.

Marrjen ok nga parlamenti të enjten që lamë pas për komisionin e hetimit, Basha e vlerësoi fitore të betejës parlamentare të opozitës dhe PD. Kreu i demokratëve denjon ta konsiderojë një favor të dhënë nga mazhoranca, por vetëm përmbushje të detyrimit ligjor nga ana e tyre.

“Ngritja e komisionit hetimor për policinë është fitore e një beteje parlamentare të opozitës dhe PD. Ne kemi denoncuar gjatë gjithë këtyre muajve paligjshmëritë, vendimet që bien ndesh me mirëqeverisjen dhe riprezantimin me strukturat e policisë së shtetit të personave me preçedent kriminalë. Opozita dhe PD nuk e nisën betejën as për koka turku dhe as për të bërë demoagogji. Kur mazhoranca që ka përgjegjësi për rendin dhe sigurinë u përgjigjet me demagogji, është roli i opozitës të vërë mekanizmat e duhur në punë për të kthyer ligjshmërinë në policinë e shtetit. Jam i bindur se komisioni do të bëjë pikërisht këtë gjë përmes një hetimi profesional. Në demokraci çdo nocion ka vendin e vet, nuk ka vend në miratimin sipas Kushtetuës, konsensusi duhet bërë, jo përfolur. Në rastin e komisionit hetimor opozita u ndesh pikërisht në konferencën e kryetarëve në refuzimin e mazhorancës. E çoi më tej në parlament në 13 orë diskutime të ashpra për një të drejtë kushtetuese. Përballë fakteve ,qëndrimeve tona dhe qëndrimeve të ndërkombëtarëve, mazhoranca u tërhoq. Presim që puna në komision të nisë menjëherë, situata vazhdon të jetë emergjente si në sigurinë rrugore ashtu dhe në ngjarjet kriminale. Shpresojmë që edhe anëtarët e mazhorancës do ti përvishen me seriozitet punës së madhe që na pret” u shpreh ai.

Gratë qajnë 16 muaj të jetës

grua qe qanNuk çudit fakti se grave iu pëlqen të qajnë, e tezën për gjininë e përlotur e konfirmoi edhe studimi i ri, sipas të cilit një grua mesatare i kalon 1 vit e 4 muaj të jetës duke qarë.

Gjatë tri vjetëve të para të jetës qajnë tri orë në ditë sepse duhet të ndërrohen, ushqehen apo argëtohen. Në moshë prej 1 deri në 3 vjet vajzat qajnë mesatarisht 2 orë dhe 2 minuta në ditë, e arsyet kryesore janë lodhja dhe fjalët e tepërta të prindërve.

Mosha e adoleshencës gjithashtu e ka fazën e famshme të lotëve, e mesatarja në javë është 2 orë e 13 minuta. Për këtë më përgjegjësit janë hormonet, grindjet me mike, dënimet e prindërve dhe ndarjet nga të dashurit.

Patrick Rukaj, modeli shqiptar që po çmend Amerikën

Patrick Rukai2Patrick Rukaj është modeli shqiptar që po zhvillon karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të ka shumë patrick rukajpak informacion. E vetëm një gjë dihet, se Patrick Rukai ka lindur më 23 tetor të vitit 1985 në Shqipëri dhe gjithandej njihet si një model shqiptar. Karrierën e tij e ka filluar në vitin 2008 në agjencinë e modës “Major Models”, e cila edhe e shtyu atë në modelim.

Puna e tij e parë si model ka qenë fushata me fotografi e realizuar për ‘’Male Beauty’’, realizuar nga fotografi Joe Lally, e më pas edhe një fotosesion tjetër nga fotografi Joseph Bleu. Gjatë kohës së pauzës ose për pushime, Rukai parapëlqen notin dhe relaksin në plazh. Ai vazhdon të mbetet në listën e paktë të meshkujve shqiptarë që zhvishen tërësisht…