Reforma ne drejtësi, Naço prezanton grupin këshillimor

47

Nasip-NacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka prezantuar sot grupin këshillimor me 13 juristë elitarë, që do të ndihmojnë në  reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij, Naço u shpreh e ku grup këshillimor të bëtë të mundur realizimin e angazhimeve për një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm të bazuar në kushtetutë, në ligje dhe në liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Për shkak të rëndësisë së procesit por edhe për faktin se një pjesë e kësaj reforme kërkon ndryshime të karakterit kushtetues në emër të qeverisë kam ftuar ekspertë të komisionit të Venecias por edhe të EURALIUS 4 për të dhënë asistencë. Shpreh bindjen se përmirësimi i legjislacionit në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhen pa reforma për konsolidimin e shtetit të së drejtës bazuar kjo edhe në sygjerimet dhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Me propozim të ministrit të drejtësisë dhe me urdhër të kryeministrit është krijuar grupi këshillimor pranë ministrisë së drejtësisë. Në këtë kuadër është krijuar grupi elitar i cili do të japë kontributin e tij në përgatitjen e strategjive dhe projekt akteve në fushën e drejtësisë dhe një reformë ligjore në përgjithësi” tha Naço.

Sipas Naços ky grup elitar përmes përvojës së tyre të çmuar do të kontribuojnë në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë si gur themeli në garantim të të drejtave dhe lirive temelore të njeriut.

“Një rol të posaçëm ky  grup do të ketë në përafrimin e legjislacionit tonë me strukturat dhe standartet ndërkombëtare, në veçanti me ato në Bashkimit  Europian si dhe prezantimi në publik të reformave legjislative në fushën e drejtësisë” shtoi ai.