15 pelegrinë humbin jetën nga zjarri në hotel

14

zjarr 1Të paktën 15 pelegrinë gjetën vdekjen dhe 130 të tjerë u plagosën nga zjarri që ra në një hotel në qytetin e Medinës, në Arabinë Saudite.

Sipas autoriteteve, zjarri nisi në orët e vona të së shtunës dhe shuarja e tij u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se 700 pelegrinë nga vende të ndryshme të botës po qëndronin në hotel, kur ai u përfshi nga zjarri.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave, ndërsa mediat arabe raportojnë se pjesa më e madhe e tyre ishin egjiptianë. Medina është qyteti ku është varrosur profeti Muhamed dhe është qyteti i dytë i shenjtë pas Mekës. Mësohet se besimtarë myslimanë janë mbledhur në Medinë për kryerjen e një pelegrinazhi.