Zbulimi shkencor, sauna dëmton spermatozoidet

24-Homme dans sauna-Man in saunaZbulimet shkencore kanë arritur ne perfundimin se  përdorimi i saunës ka efekte negative për meshkujt, kryesisht në dëmtimin e spermatozoideve.

Është zbuluar që meshkujt e shëndetshëm të cilët shkojnë në sauna kanë numër më të vogël të spermatozoideve, ndërsa dëmi i krijuar mund të zgjasë disa muaj.

Ne hulumtim janë testuar finlandezet në të tridhjetat te cilët kane pasur numër normal të spermatozoidëve. Meshkujt kane shkuar në sauna dy herë në jave nga 15 minuta gjatë tre muajve, dhe më pas është testuar sperma e tyre.

Hulumtuesit kane zbuluar që numri i spermatozoideve në fund të hulumtimit ka qenë më i vogël sesa në fillim, ndërsa në nivel normal është kthyer vetëm pas gjashtë muajve.

Gjatë qëndrimit në saunë temperatura e skrotumit mashkullor rritet për tri shkallë, që dëmton prodhimin e spermës, ndërsa mund të cojë edhe deri te steriliteti. Po ashtu, është shënuar edhe ndryshim në ADN-në e spermës.

Studimi i kryer ne kohen e fundit ne Spanje ka treguar se si përqendrimi i spermës bie mesatarisht 2 për qind në vit edhe tek meshkujt e rinj. Studimi ka përcjellë 200 meshkuj gjate dhjete viteve dhe është zbuluar qe koncentrimi prej 72 milione spermatozoidesh për mililitër ne vitin 2001 ka rënë ne 52 milionë spermatozoide për mililitër në vitin 2011.

 

Misteri i frikshëm i Morrow Road

morrow roadE vendosur në Clay Township, Michigan, rruga e vjetër Morrow Road është e famshme për një arsye shumë të frikshme. Sipas historisë, thuhet që një mama me fëmijën e saj janë zhdukur nga shtëpia e tyre në këtë rrugë. Ngjarja ka ndodhur në fund të viteve 1800.  Djali u zhduk papritur dhe shumë shpejt edhe mamaja e tij u zhduk gjithashtu.

Shumë mendojnë që ajo ka vdekur nga një vdekje e tmerrshme ndërkohë që kërkonte për djalin e saj. Ka shumë njerëz që pretendojnë që fantazma e saj mund të shihet edhe sot e kësaj dite.

Rruga rurale është e gjatë 2.5 milje dhe deri në kohët e fundit ajo ishte shumë e pisët dhe e papërdorur deri sa zona u popullua sërish me njerëz.

Në 200 vitet e fundit në të cilat kjo legjendë për gruan dhe djalin e saj ka vazhduar, ngjarja është treguar ne disa variante të kësaj historie. Çdo variant në fakt nuk ndryshon shume:

– Ndodhi një rrëmbim, qe ia mori fëmijën mamasë nga duart

– Një shpërqendrim i momentit i mamasë dhe me pas ajo kupton që djali i saj është mbytur dhe pasi gjen trupin e tij, ajo hidhërohet dhe vret veten

– Një vjedhje në shtëpi dhe ata ishin të vetmet viktima

– Një zjarr që i mori jetën djalit dhe e ëma u hodh ne zjarr për ta shpëtuar

– Një natë e ftohtë dhe me stuhi mund ta ketë kapur djalin jashtë shtëpisë dhe e njëjta gjë edhe me të ëmën ndërkohe që kërkonte për të

– Një vrasës i lirë e vret djalin dhe të ëmën që kërkonte për të

– Mamaja e kishte lindur djalin pa qenë e martuar dhe nga turpi që ajo ndiente për këtë, ajo e braktis fëmijën jashtë shtëpisë. Megjithatë ndjenja e fajit e prek atë dhe kur ajo kthehet për te marre djalin, ai është zhdukur dhe kërkimet për të fillojnë.

Nuk dihet se kush është varianti i sakte i historisë pasi asnjë nuk ka vërtet të dhëna apo dokumente për atë kohë.

Megjithatë, ndërkohe që banoret e zonës dhe turistët ecin përgjatë rrugës së vjetër, janë bërë shumë raportime që kane dëgjuar një zë gruaje që bërtet duke kërkuar ndihmë në gjetjen e djalit të saj.

Shumë prej njerëzve që kane bërë raportimet edhe e kane parë atë. Edhe pse njerëzit nuk njihen me njeri tjetrin, sipas raportimeve të çdo personi; gruaja ka veshur një këmishe nate ngjyre blu. Kjo do te ishte thuajse e pamundur dhe e pabesueshme. Është një rastësi që të gjithë raportojnë që ajo ka veshur këmishë nate ngjyre blu?

Duket se kjo legjendë do të jete e njohur edhe për shume kohë te tjera, sikur diçka dëshiron që ajo të vazhdojë e duket se nuk do të zbehet me kalimin e kohës. Mund të jetë arsyeja e kësaj, shikimet e gruas apo të qarat e mamasë fantazme? Si ka mundësi që njerëz totalisht të panjohur me njëri tjetrin kanë bërë të njëjtat raportime?

 

 

Shpërthen një automjet pranë Liqenit Artificial

makina-rruga-kavajesNjë automjet ka shpërthyer ditën e sotme në orët e mbrëmjes, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz. Shpërthimi ndodhi pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Mësohet se një automjet “FIAT Punto” shpërtheu papritur, por brenda tij nuk kishte njeri. Policia tha se automjeti është me targa italiane.

Deri më tani, policia dyshon se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti të mjetit, por megjithatë hetimet do të përqendrohen edhe në pistën e eksplozivit.

Venezuela dëbon zyrtarët amerikanë

venezuela debon 3 amerikanePresidenti i Venezuelës, Nicolasd Maduro ka vendosur të dëbojë tri zyrtarë të konsullatës amerikane, duke i akuzuar ata se kanë organizuar takime me studentë që janë të përfshirë në protestat antiqeveritare. Venezuela po përballet me tensione politike javët e fundit, ku tri protestues mbetën të vdekur nga protestat e dhunshme javën që shkoi.

Ndërkohë, një mandat arresti është lëshuar për liderin e opozitës, Leopoldo Lopez-in, i cili ditën e nesërme kishte planifikuar të mbante një fjalim gjatë protestës në kryeqytetin Karakas. Nga ana tjetër, SHBA-të kanë shprehur shqetësim për arrestimin e protestuesve opozitarë.

Tiranë, kapet i kërkuari për vrasje në Itali

policiaPolicia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar pasditen e së hënës një të ri 32-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerje të veprës penale të vrasjes.

Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë shtetasi Arlind Aliasufi, i cili është ndaluar në lagjen Komuna e Parisit.

Policia saktëson se 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar në mungesë me 17 vjet burg për vrasjen e një personi.

Di Caprio pa çmim në “Bafta”

di-caprio-BAFTAMegjithëse i nominuar për filmin “The Wolf of Wall Street” si aktori më i mirë protagonist për çmimin “Bafta”Leonardo DiCaprio nuk e fitoi këtë çmim.

Gjithsesi, në mimikën e tij nuk u pa për asnjë moment zhgënjimi, madje ai buzëqeshi dhe dha një puthje për kamerën në momentin kur u shpall fitues aktori Chiwetel Ejiofor.

 

 

 

di-caprio-BAFTA2

Konflikti për pronën, vrasin bashkëfshatarin

prangaLakmia për të shfrytëzuar tokën e shtetit i mori jetën një 33 vjeçari në Zhamë të Lushnjës. Policia arreston katër persona të përfshirë në krim.
Ishte duke hapur gropa për ullinj në tokën e shtetit, por mbeti i vrarë nga bashkëfshatari i tij që sunonte të njëjtën gjë.
33 vjeçari nga Zhama i Lushnjës, Besnik Dingozi u qëllua me çifte në kodër tek po punonte me eskavator. Policia akuzoi dhe arrestoi për ngjarjen katër kushërinjtë, Haxhi, Skënder, Xhevair e Kudret Meta.

Midis fisit të viktimës dhe të autorëve prej kohësh ka pasur konflikt për këtë pronë, që nuk i përket askujt. Por meqë të dy palët e shfrytëzonin kanë nisur dhe pretendimet për pronësi, lakmi që i shtyu deri në vrasje. Për kontradiktat e dy fiseve ka pasur edhe denoncime, por që në asnje rast nuk u gjet zgjidhja.

Turqi, protestë kundër censurës në media

turqi_4Media nuk duhet prekur, ka qenë ky mesazhi i qartë me të cilin gazetarët në Turqi i janë drejtuar kryeministrit të vendit Erdogan në një manifestim të organizuar në Stamboll.

Resep Taip Erdogan akuzohet se ndërhyn në mënyrën se si shtypi turk duhet të trajtojë lajmet politike. Kreu i qeverisë shpesh herë telefonon personalisht kryeredaktorët e mediave të ndryshme duke i thënë se si duhen trajtuar ngjarjet politike.
Protesta e gazetarëve vjen menjëherë pas asaj së qeverisë civile kundër miratimit të një ligji që vendos gjykatën nën kontrollin e ministrisë së drejtësisë dhe që sipas opozitës bëhet vetëm për të penguar hetimet për skandalin e korrupsionit ku janë përfshirë personalitete të ekzekutivit të Erdogan.

Meta uron Krasniqin: Së bashku drejt rrugës europiane

meta-krasniqi_14.2.2014Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nëpërmjet një letre urimi ka uruar Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, me rastin e gjashtë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Kryetari i Kuvendit shprehet se: “Kam kënaqësinë e thellë t’ju përcjell Juve dhe nëpërmjet Jush, gjithë qytetarëve të Kosovës, urimet më të nxehta për Përvjetorin e Gjashtë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë Ditë të shënuar Ju dhe të gjithë ne shqiptarët, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë Martirët e Lirisë dhe gjithë ata punëtorë të mendjes dhe të armës që mundësuan Shpalljen e Pavarësisë.  Kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, luftëtarin Adem Jashari, epopenë e heronjve të UÇK-së dhe gjithë ato vuajtje dhe sakrifica sublime të të gjithë qytetarëve të Kosovës në rrugëtimin e mundimshëm drejt Lirisë dhe Pavarësisë”.

Meta nuk lë pa përmendur aktorët e mëdhenj të skenës politike të Kosovës, duke thënë se: “Një mirënjohje e veçantë për aktorët e mëdhenj të skenës politike botërore, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, pa të cilët, projekti evropian i Kosovës të lirë dhe evropiane nuk do të ishte i mundur”.

“Kosova ishte djepi i dhembjes së madhe, ishte vendi që u përball me krimet më të egra të pas Luftës së Dytë Botërore, por kjo është një arsye më shumë, që ajo sot dhe nesër të jetë një shtet evropian, ku shenjtërimi i të drejtave njerëzore, demokracia, sundimi i ligjit dhe bashkëjetesa mes etnive të ndryshme, të jenë në shkallën më të lartë. Shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të jenë intensive, në interes reciprok dhe të paqes dhe sigurisë së të gjithë rajonit. Tirana dhe Prishtina, por dhe gjithë rajoni ynë, janë përcaktuar qartë dhe me vendosmëri për rrugën evropiane, të bindura se ajo është e nesërmja e tyre. Gëzuar, zoti Kryetar këtë Ditë të Bekuar, gëzuar Pavarësinë e Republikës së Kosovës!”, përfundon letrën Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Jolie dhe Pitt me një kostum në “Bafta 2014”

pitt-jolieTë veshur thuajse njëlloj, me kostumë të zinj dhe këmisha të bardha, këpucë të zeza, ndërkohë që vetëm lidhja e kollares bënte diferencën, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në tapetin e kuq të “BAFTA 2014”.

Ata dukeshin mjaft të lutmur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që Jolie ishte atje për të mbështetur partnerin për nominimin në filmin “12 Years a Sleve”.