Alarm fals për bombë në Ambasadën amerikane në Tiranë

ambasada-amerikaneeeKa qënë një telefonatë në sallën operative të Drejtorisë së policisë së kryeqytetit, ku është lajmëruar për një objekt të dyshimtë në rrugën “Jani Kukuzeli”.

Një çantë e harruar pranë murit rrethues të Ambasadës amerikanë ka alarmuar policinë e Tiranës dhe stafin e Ambasadës për një bombë të mundshme. Por për fat të mirë alarmi ka rezultuar fals, pasi në çantë pas kontrollit të bërë nga specialistët e antiterrorrit janë gjetur vetëm ushqime.

Mësohet se telefonata nuk është kryer nga shërbimi i sigurisë së Ambasadës, pasi rreziku nuk ishte në territorin e tyre. Bëhet me dije se thirrja është bërë nga një qytetar i zonës, i cili ishte i shqetësuar për praninë e çantës në zonë.

Menjëherë në vendgjarje janë nisur forcat e policisë si dhe specialistët e antiterrorit, ku fillimisht është siguruar zona dhe pas kontrolleve ka rezultuar se kjo çantë nuk përbente rrezik për Ambasadën dhe qytetarët e “Rrugës së Elbasanit”.

Edhe pse kishte përfunduar kontrolli, personi i cili kishte harruar çantën nuk u bë i gjallë për ta marrë, ndoshta edhe shkak të efektit që shkaktoi kjo harresë.

 

Kosova me ushtrinë e saj, Thaçi: Forcat e sigurisë mbyllin misionin e tyre

ushtria e kosovesNë kuadër të manifestimit qendror për gjashtë vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues parakaluan në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kjo do të jetë para e fundit e FSK-së për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, pasi vitin e ardhshëm ky institucion do të njihet me emrin Forcat e Armatosura të Kosovës.

FSK i bëri nderime atdheut duke ngritur flamurin shtetëror dhe intonuar himnin e Republikës së Kosovës, ndërsa përveç krerëve të vendit, të pranishëm ishin edhe shumë qytetarë.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi me këtë rast vunë kurora lulesh pranë shtatorit të heroit Zahir Pajaziti.

Presidentja Jahjaga tha se në këtë gjashtë vjetor të pavarësisë duhet të dëshmojnë se po ruajmë vlerat e gjeneratave të tëra që u sakrifikuan. Ajo tha se Kosova ka shkuar të tashmen me paqe me ndihmën e miqve ndërkombëtar.

“17 shkurti shënon historinë e pakthyeshme dhe të pamohueshme të shtetit të Kosovës”, tha Jahjaga, duke shtuar se periudha e hasmërive në Ballkan ka kaluar dhe tani është koha e integrimit në strukturat evropiane.

Ajo vlerësoi se pavarësia e Kosovës është garantuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Jahjaga tha se ende ka punë t’u bërë në krijimin e shtetit të së drejtës, për rend dhe ligj në secilën pjesë të vendit etj.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi tha se të gjithë ndihen krenar që Forca e Sigurisë së Kosovës është një storie e suksesshme.

Duke elaboruar proceset e dertanishme, Thaçi tha se është koha të vazhdohet më tutje me një kapitulli të ri, të merren përgjegjësitë e plota për shtetin tonë edhe në lëmin e sigurisë.
Kjo sipas tij, nënkupton edhe në emër të ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Kjo është parada e fundit ku ne e shohim parakalimin e FSK-së me këtë emër”, u shpreh Thaçi duke shtuar se na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai tha se Forcat e Armatosura do të kenë mandat të ri, do të kenë kapacitete mbrojtëse.
Sipas tij, Forcat e Armatosura do të jenë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kryeministri i ri i Italisë, Renzi merr mandatin nga Presidenti Napolitano

2592515-renzi-napolitanoPresidenti italian Giorgio Napolitano pritet të caktojë sot liderin e qendrës së majtë, Matteo Renzi, si kryeministër të ri të shtetit.

Renzi ka premtuar që do të përshpejtojë reformën ekonomike dhe politike, pasi largoi bashkëpartiakun Enrico Letta nga kryeministria.

Në moshën 39 vjeçe, ai do të bëhet italiani më i ri ndonjëherë që drejton qeverinë, duke e mundur për pak javë diktatorin fashist Benito Mussolini, kur kishte marrë asokohe pushtetin.

Renzi ka nisur takimin me presidentin Napolitano në pallatin presidencial në Romë, ndërsa pas takimit pritet të bëhet publik emërimi i tij në krye të qeverisë italiane.

Renzi është sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratikë, dhe kryebashkiak i Florence.

Ai ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të caktojë kabinetin e ri, ndërsa për këtë gjë ka nisur negociatat edhe me partnerin e koalicionit, nga krahu konservativ.

Mediet italiane sugjerojnë se i tërë procesi i kompletimit të qeverisë do të mbarojë deri në fund të javës, kurse Renzi më pas do të paraqesë veten dhe kabinetin e tij për votim në parlament.

Basha: Qeveria i vuri flakën ligjit për “Nëpunësin civil”

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë Rama-Meta se po tenton të zhbëjë administratën publike. Kreu i PD-së Lulzim Basha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar tha se qeveria me vendimin e fundit për ligjin e nëpunësit civil hoqi maskat dhe po i vënë flakën ligjit për “Nëpunësin civil”

“Mazhoranca tani po mundohet të djegë ligjet që janë kthyer pas nga Gjykata Kushtetuese. Tani që hoqën maskat, shqiptarët po e kuptojnë qartë të gjithë se, e kanë pasur me hile dhe prandaj po bëhen gati që ti vënë flakën ligjit për “Nëpunësin civil” që bënë. Duan të bëjnë administratën klienteliste partiake.Ata duan të heqin profesionistët, kategoritë e zyrtarëve jo politikë, pasi përfunduar shkolla dhe kualifikime të larta. Shembujt që po jep Rama është rikthimi në luftën e klasave. Kjo do të thotë se, ata nuk kanë kuptuar asgjë nga demokracia, por e godasin ballazi, si dhe duke hedhur gurin e duke fshehur dorën”- tha Basha.

Basha u është përgjigjur edhe deklaratave nga mazhoranca se i disponojnë numrat për reformën territoriale, ku u shpreh se një reformë e tillë jo vetëm që kërkon konsensusin e opozitës, por të mbarë qyetarëve shqiptarë.

“Të vjetra dhe bajate janë thirrjet nëpërmjet ministres kushërirë. Të vjetra thirrjet se, mund të bëjnë reformën territoriale sepse i kanë numrat. Por ata duhet të dinë se, nuk i kanë votat e shqiptarëve për të bërë reformën territoriale. Kjo është një reformë që jo vetëm kërkon numrat dhe konsensusin në Kuvend por konsensusin në të gjithë vendin”, deklaroi kreu i PD-së para deputetëve.

Por përballë kësaj panorame, shefi i demokratëve ka ndarë me grupin e deputetëve të PD lajmin e mirë të interesit të të rinjve për tu anëtarësuar në këtë parti. Sipas Bashës, rinia dhe gjithë njerëzit e lirë po vijnë dhe do të vijnë të enjten në shesh për ti bërë barrikadë vendimtare kursit të gabuar të politikës.

“Nuk është vetëm thirrja, por është shembulli ynë që po kthen rininë me zemër drejt PD. Të rinj e të reja po vijnë në opozitë, për ti dalë ballë me ne betejën që kjo qeveri i ka shpallur ligjit opozitës, sipërmarrjes, kollonave identitare të shtetit ligjor. Kemi besim të plotë se 23 vjet më parë, rinia do të veprojë, do të jetë shumica kundër dështimit të qeverisë Rama-Meta. Demokracia më e madhe e botës, SHBA aletati dhe miku më i madh. Shqipëria foli nëpërmjet sekretarit Kerri, për kthimin e demokracinë nëpërmjet oligarkut. Na adreson në qeverinë e oligarkëve. Rinia dhe gjithë njerëzit e lirë po vijnë dhe do të vijnë të enjten. Një barrikadë vendimtare kundër kursit të gabuar të politikës, kur vjen rinia fiton e ardhmja. Nuk kemi hequr dorë dhe nuk do të heqim dorë , deri sa në këtë Parlament të zhvillojmë vlerat tona. Është e qartë se kursi i kundërshtarëve tanë Rama-Meta na kanë diktuar jo vetëm në një përpjekje për ekzistencën e demokracisë sipas standarteve ndërkombëtare”, theksoi Basha.

Ndërkaq Basha ka vlerësuar dhe progresin e Kosovës në kuadër të përvjetorit të saj të 6-të si shtet. Ai garantoi mbështjen dhe kontributin e PD për realizimin e aspiratave të qytetarëve kosovarë për zhvillim dhe integrim.

“Në këto 6 vite Kosova ka pësuar transformime të mëdha dhe ka shtruar rrugën për të përparuar në çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës, që kanë të bëjnë me mundësi më të mëdha për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për punësim dhe mirëqënie dhe me një prespektivë sa më të mirë për rininë e Kosovës që është krenaria dhe integrimi europian i saj. Jam i bindur se udhëtimi i mëtejshëm do vazhdojë të rrezatojë shpresë dhe besim për mbarë qytetarët, përshëndesim avancimin e pandërprerë për njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera. Jam i bindur se shqiptarët kudo që ndodhen do vazhdojnë të krenohen me këtë vepër të lirisë, Kosovën e pavarur që është dhe garancia më e mirë për stabilitetin në rajon. PD do japë gjithë mbështetjen dhe kontributin e saj për realizimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për zhvillim dhe integrim” përfudoi Basha.

Zbulohet origjina e ikonave të Thimos

Ikonat-e-vjedhura-2Ekspertët kanë zbuluar origjinën e veprave ikonografike që iu sekuestruan muaj më parë koleksionistit Gjergji Thimo. Një raport i kryer nga 11 ekspertë nxjerr në dritë fakte tronditëse.

Në raport thuhet se këto ikona janë grabitur dhe i përkasin fondit tonë të trashëgimisë kulturore. Sipas raportit, veprat ikonografike i përkasin katër kishave shqiptare, përkatësisht Kishës së Shën Thanasit, në Voskopojë, Kishës së Shën Thanasit të Karavastasë, Kishës së Shën Marisë në Lushnjë dhe Kishës së Manastirit, në Spille. Përpos këtij fakti, ekspertët konstatojnë se 21 vepra të tjera ikonografike janë grabitur në kishat e Maqedonisë.

Kjo e fundit dërgoi edhe një grup ekspertësh pak muaj më parë, të cilët pretenduan të njëjtën gjë. Tashmë, pritet që shteti maqedonas të bëjë një kërkesë zyrtare për rikthimin e veprave ikonografike të vjedhura atje.

Më tej raporti saktëson se 22 vepra të këtij koleksioni, nuk janë pjesë e trashëgimisë kulturore, edhe pse disa prej tyre rezultojnë të vjetra dhe mbi 100 vjeçare , si edhe të certifikuara nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurisë Kulturore.

Pjesa tjetër, prej 454 veprash, janë pjesë e trashëgimisë kulturore, në pronësi të shteti shqiptar. Nga ekspertët konstatohet gjithashtu se 15 baldakinët e ikonografëve të shekullit XVI dhe XVII janë sharruar dhe gjymtuar në një mënyrë të pariparueshme. Ikonat e sipërpërmendura u sekuestruan në tetor të vitit 2013 gjatë një operacioni të policisë.

Ato u gjetën në banesat e koleksionistëve, Gjergji Thimos dhe Arben Spahos. Në banesat e dy koleksionistëve u gjendën 476 vepra arti. Gjergji Thimo dhe Arben Spaho u arrestuan nga policia në tetor të vitit 2013 për vjedhje të trashëgimisë kulturore.

Ndërkohë, proceset gjyqësore ndaj tyre janë ende në vazhdim. Ndërsa familja Thimo i kundërshton akuzat ndaj koleksionistit, Gjergji Thimos, duke pretenduar se veprat e artit nuk i ka vjedhur.

Meta-Makino:Forcim të marrëdhënieve ekonomike me Japoninë

ilirmetaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi me zv/ministrin e Jashtëm parlamentar të Japonisë, Takao Makino, i vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy vendeve si shumë të mira dhe shprehu besim se vizita e zyrtarit japonez do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe marrëdhënieve ekonomike.
Gjithashtu z. Meta shprehu mirënjohjen për asistencën e vyer japoneze, veçanërisht përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (JICA), duke vënë në dukje se Shqipëria e konsideron Japoninë si një partner shumë të rëndësishëm për zhvillimin e saj ekonomik.
Zv/ministri i Jashtëm, Makino tha se projektet e përbashkëta ekonomike të nisura me Shqipërinë i sheh si një bazë solide e intensifikimit të shkëmbimeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Zv/ministri japonez bëri një vlerësim të veçantë për rolin konstruktiv që Shqipëria luan në rajon, dhe shprehu mbështetjen e Japonisë përmes projekteve të ndryshme ekonomike në rajon, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal.
Kryetari Meta dhe Zv. Ministri Makiko diskutuan gjithashtu mbi rritjen e numrit të turistëve japonezë që vizitojnë Shqipërinë çdo vit dhe mbi intensifikimin e shkëmbimeve studentore, të cilat do të shërbejnë si ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes dy popujve.
Në përfundim, z. Meta dhe z. Makino biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes grupeve të miqësisë, dhe ndanë bindjen e përbashkët se intensifikimi i këtij bashkëpunimi, do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Trishtimi i zonjës Kodheli

fatos baxhakuFatos Baxhaku

Ndonjë e priste që të ndodhte, dikush me dëshirë e ndokush tjetër me frikë. Kishte edhe të tjerë që tundnin kokën me mosbesim: Ushtria të pastrojë vendin? Po ç’ne kjo punë kështu? Kur është parë kjo ndonjëherë? Aksioni i së shtunës i ushtrisë për pastrimin e mbi 80 kilometrave rrugë pati një anë të trishtë, fort të trishtë. Mbi të gjitha ishte portreti i trishtë i ministres Kodheli, iniciatores dhe drejtueses së këtij aksioni antiplehrë. Ndonëse e rrethuar nga plot njerëz ajo dje u shfaq e vetmuar, e zhgënjyer, e fyer. Asnjë nga njerëzit e atyre anëve nuk i doli në krah, as bashkitë e komunat, as shkollat, as njerëzit vetë. Në një paradite plot diell njerëzia kalonin indiferentë në krah të makinave ushtarake të stërmbushura me plehrat që ata i kishin hedhur vetë lart e poshtë në anët e rrugëve, ndër rrëpirat e përrenjve, ndër rrëzat e kodrave dhe maleve, nga pak kudo.

Trishtimi i zonjës Kodheli nuk duhet marrë assesi si një gjë e saj personale, apo më keq akoma e qeverisë, apo e partisë së saj. Duhet marrë në radhë të parë si dështim i qytetarisë shqiptare, i asaj pjese të mbarë që ende besonim se gjallonte brenda nesh. E shtuna, që porsa lamë pas, flet shumë për disa nga tiparet e popullit tonë “supereuropian” që po i bikan më kot më qafë atje larg në Bruksel. Kjo e shtunë na bëri edhe një herë me dije se terma të tilla si “së bashku”, “solidaritet”, “vullnetarizëm”, “respekt reciprok” e të tjera si këto janë një gjë që ne, nëse i njohim, në rastin më të mirë i lidhim me kohën e komunizmit kur këto përdoreshin të sforcuara, të imponuara dhe vend e pa vend deri në neveri. Mirëpo, harrojmë se ndërkohë Europa, ku përgjërohemi të shkojmë, është ndërtuar pikërisht mbi bazën e këtyre parimeve.

E shtuna e trishtë e zonjës Kodheli na kujtoi edhe një tjetër gjë. Na kujtoi se sa fort na ka ndarë deri më tani politika. Shumë njerëz ndër ato anë, kryesisht drejtues të bashkive e komunave që i përkasin opozitës, duhet ta kenë vrarë mendjen: Kodheli është me Edi Ramën. Ç’ne me lazëm të dalim ne në krah të aksionit që ajo drejton! Të njëjtët njerëz, që pranojnë të bashkëjetojnë me plehrat si në një jetë të zakonshme, do të brofnin sakaq në këmbë me një okë qejf për ndonjë miting apo ndonjë grumbullim tjetër. Në vërtet sot mund të jemi të ndarë ndër parti apo bindje politike, porse Shqipëria jo. Edhe sikur të duam ne kjo është e pamundur. Përndryshe i bie që edhe qiellin ta ndajmë më dysh a më tresh.

Kjo sa u takon njerëzve të opozitës. Po, po ashtu na takon të pyesim edhe për militantët e vetë PS. Ku ishin ata të shtunën teksa ushtria e komanduar nga Kodheli pastronte rrëmujën e pistë në të cilën edhe ata kishin kontribuar po aq sa edhe të tjerët? Apo edhe këtë herë nuk i la Saliu që të hidhnin ndonjë lopatë në krah e t’u ndihnin ushtarëve? Nëse nuk ua kanë thënë ende dikush, duhet të kujtohet e t’ua thotë se ndër vende normale demokratike të marrësh pjesë në një parti nuk do të thotë vetëm të bësh militantin me fytyrë të ndërsyer me shpresën se pas zgjedhjeve do gjesh ndonjë vend të mirë pune. Të militosh në një parti do të thotë para së gjithash të përkrahësh idetë që ti vetë i mendon si më progresivet e më të dobishmet për vendin, për ty vetë, për fëmijët e tu.

Dje pamë edhe një gjë tjetër. Rinia dhe ushtria jetë e mot janë nga forcat më aktive të vendit. Për shumë arsye, për shkak të energjive, për shkak të ideve të reja, për shkak të mospajtimit me realitetin, për shkak… të tilla janë shumë. Dje ushtarë e të rinj i pamë të çonin dy jetë të ndara. Pamë ushtarë me lopatë e me mëngë të përveshura t’u pastronin vendin të vetëm bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët ndërkohë silleshin vërdallë ndër bilardo apo Internet-Caffe, apo thjesht duke përtypur fara kungulli. Asnjë shkollë, asnjë grupim rinor, asnjë ndër anëtarët e rinj që – kështu thonë të paktën – po vërshojnë të mbushin radhët e partive – nuk u gjend në krah të njerëzve të Kodhelit.

Këtë të shtunë munguan në aksion edhe dhjetëra apo qindra shoqata ambientaliste, të cilat herë të tjera i kemi parë shumë aktive. Si është puna? Të jesh shoqatë e pavarur nuk do të thotë të mos shfrytëzosh, apo thjesht të mos u bashkohesh të gjitha nismave të mundshme, qofshin këto edhe nga qeveria, që i shërbejnë qëllimit tënd. Në këtë rast mbrojtjes së mjedisit. Të jesh shoqatë nuk do të thotë të jesh vetëm dhe vetëm altoparlant protestues, do të thotë në radhë të parë të përveshësh mëngët vetë. Kjo gjë nuk ndodhi dhe kjo e kalon një pjesë të mirë të trishtimit të zonjës Kodheli edhe gjetkë.

Pikërisht në kohën kur ushtarët pastronin me durim rrugë të Shqipërisë, para piramidës zhvillonte protestën e radhës “Shoqata për Mbrojtjen e Radikës”. Bënte mirë, bënte shumë mirë. Politika duhet të dëgjojë zërin e njerëzve përndryshe bën zullume të pariparueshme jetë e mot. Vetëm se ndonjë pyetje edhe mund të bëhet. Këtu le t’i hapim ca udhë fantazisë. A nuk do të ishte më mirë, më bukur, më domethënëse, më frytdhënëse, nëse protesta të bëhej menjëherë sapo vullnetarët e Radikës të ktheheshin nga puna ku kishin punuar së bashku për pastrimin e vendit? Ndonjë prej tyre mbase është ca jo në moshë të përshtatshme për lopatë, por sidoqoftë një shenjë e vogël solidariteti me nismën e ushtrisë e nuk do ta forconte edhe më bindjen se ata e kanë fort seriozisht atë punën e shpëtimit të lumit? Por mbase kjo është fantazi ca e tepruar, qoftë edhe në një të diel të ngrohtë.

Në të njëjtën ditë bashkë me trishtimin e zonjës Kodheli u raportua edhe lajmi i grabitjes së dy varrezave. Një në Plan të Pukës dhe një tjetër në Patos, me një fjalë në një gjeografi gati gjithëpërfshirëse Veri-Jug. Pyetje mbas pyetjesh mund të arrijmë edhe në këtë: A kanë vërtet kuptim termat idealistë “vullnetarizëm”, “solidaritet”, “bashkëpunim”, “ndihmë reciproke” brenda një populli që plaçkit vetë vdekjen e tij? Pyetje e sikletshme, vërtet e sikletshme.

* Gazeta “Shqip”

Renzi has pengesat e para në formimin e qeverisë

Matteo-Renzi1Matteo Renzi, kreu i Partisë Demokrate (PD) i cili mendohet të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë, po harton programin dhe po përgatit ekipin e tij qeveritar, por ka hasur tashmë në pengesat e para në pritje të marrjes së emërimit zyrtar.
Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano pritet, sipas shumicës së mediave, ta ngarkojë atë zyrtarisht nesër me formimin e ekzekutivit të ri.
Kryetari i ri i Bashkisë së Firences, 39 vjeç, i cili u shfaq në publik vetëm për të ndjekur ndeshjen e Fiorentinës, vazhdon bisedimet, më të vështira nga sa parashikoheshin për shkak të ngurrimeve si nga aleatët e djathtë dhe nga miqtë e tij të majtë.
Goditja e parë e fortë i erdhi me “jo”-në e njoftuar dje në mbrëmje nga miku i tij, shkrimtari Alessandro Baricco, autor i librit të famshëm ”Soie” i botuar në 1996-n, të cilin Matteo Renzi kishte menduar ta emëronte në krye të Ministrisë së Kulturës.
“Jo”-ja e dytë ishte ajo e Andrea Guerra, kreu i kompanisë së madhe ndërkombëtare Luxottica dhe të cilit mendonte t’i besonte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Développement économique.
Ministria kyçe e Ekonomisë, ndërkohë që gadishulli, ekonomia e tretë më e madhe e zonës euro, po del me vështirësi nga recesioni me një rritje të dobët ekonomike prej 0,1 për qind të shënuar në tremujorin e fundit të 2013-s, përbën një problem tjetër për Mateo Rencin, i cili duhet të vendosë atje një lider politik me peshë, por edhe “kompentent dhe që të ketë autoritet dhe besueshmëri pranë Brukselit dhe BQE-së”, siç shprehet ”Corriere della Sera”.
“Pengesat e para për Rencin, bisedime të vështira me Alfano Anxhelinon, zëvendëskryeministër i deritanishëm dhe kryetar i Qendrës së Re të Djathtë (NCD) i cili paraqiti dje kushtet e tij për të hyrë në qeverinë e re dhe mbështetja e të cilit është vendimtare”, shkruan “Corriere”.
“Ekip dhe aleatë, lidhjet e Rencit”, ishte titulli kryesor i “La Stampa”-s, ndërsa “Il Fatto quotidiano” hedh një ironi “”Aj, aj, aj, Renzi, çështja po komplikohet”.
Kryetari i ri i PD-së mendohet të vijë në pushtet pasi ia ka arritur të votojë të enjten nga kryesia e partisë një mocion mosbesimi ndaj pararendësit të tij dhe anëtar i të njëjtës parti Enrico Letta.
Ai ishte i bindur se do ta merrte mandatin për formimin e qeverisë nga duart e Napolitanos që dje në mbrëmje, pas konsultimeve politike që ky i fundit ndërmori vrullshëm me liderët kryesorë të vendit.
Por, shumë prej tyre, të matur ndaj Renzi-t i cili përpara më pak se një jave i premtonte mbështetetje qeverisë Letta, u përpoqën t’i tregonin se tashmë ai duhej të mos ishte shumë kërkues, për shkak të mungesës së mazhorancës në të dy dhomat e parlamentit.

“Lungo Mare” shpallen 5 projektet e përzgjedhura për fazën e parë

lungomare vloreMinistria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, përmes një konference për shtyp shpalli të dielën 5 projektetet e përzgjedhura për fazën e parë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të  qytetit të Vlorës.
Projektet që kalojnë në fazën e dytë të këtij konkurimi janë realizuar nga autorë dhe studio nga vende të ndryshme të botës si: L’AUC Paris, Djamel Klouche, Francë; DOGMA Martino Tattara, Belgjikë – Itali; HFF Simon Hartmann, Zvicër; MBAS Matthias Bauer, Gjermani; XDGA Xaveer de Geyter, Belgjikë.
Sipas burimeve të kësaj ministrie , 5 propozimet më të mira u përzgjodhën nga një Juri Ndërkombëtare, mes 45 studiove  që aplikuan. Juria ishte e përbërë nga Rainer Hehl, Andreas Ruby, Anne Charlotte Malterre Barthes, Johan Anrys dhe Daniel Gjoni.
Në përfundim të fazës së parë të konkursit, studiot që kanë përgatitur 5 propozimet e përzgjedhura do të ftohen në Vlorë, më datë 21 Shkurt për të prezantuar projektet e tyre drejtpërsëdrejti përpara Jurisë Ndërkombëtare  dhe qytetarëve të Vlorës. Aty do të përzgjidhet edhe fituesi i konkursit dhe do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase.
Në datën 21 Shkurt, në ceremoninë që do të zhvillohet në Teatrin “Petro Marko”,  përvec 5 prezantimeve të propozimeve të përzgjedhura, do të ekspozohen dhe 45 propozimet që kanë marrë pjesë në konkurs.
Ndërkohë që Juria Finale në datë 21 Shkurt do të ketë 9 anëtarë, mes tyre edhe arkitektin e mirënjohur dhe me një eksperiencë mjaft të spikatur praktike dhe akademike, Milanezin Stefano Boeri, shumë i njohur edhe për profesionistët shqiptarë.
Konkursi është organizuar për të mbledhur idetë më të mira të projektimit urban për një vijë bregdetare me gjatësi afërsisht 5 km dhe shtrirje nga Pylli i Sodës deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë.
Konkursi u publikua në një faqe të dedikuar interneti www.vlorawaterfront.al, por njoftimi i çeljes së tij u publikua edhe në disa faqe ndërkombëtare konkursesh shumë të frekuentuara nga mjaft arkitektë dhe urbanistë.

Sekuestrohen armë dhe drogë në Durrës, 5 në pranga

kanabisSekuestrohen 50 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa si dhe 5 armë në qytetin bregdetar të Durrësit. Droga ka pasur si destinacion tregun e brendshëm të qytetit, ku do të shitej e dozuar ndërkohë që mësohet se është blerë po në Durrës, në fashtin Shetel.

Ndërkohë që kanë përfunduar në pranga 5 persona të cilët po transportonin lëndën narkotike.Arrestimi i tyre ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit policor te koduar “Wekeend”. Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Rozart Biba, 24 vjec, banues në fshatin Shetel Shijak.
2-Avni Tuda, 32 vjec, banues në Shetel, me precedente te meparshem penale.
3-Arjan Lika, 29 vjec, banues ne Likesh Shijak.
4-Ramazan Gjoni, 47 vjec, banues ne Rromanat Durres.
5-Denis Dulaj, 25 vjec, banues ne Shkoder.

Droga e sekuestruar po transportohej me një automjet tip Ford Galaxy . Lënda narkotike është gjetur e vendosur ne thasë, ndërsa u sekuestruan dhe tre armë zjarri:

1-Dy pistoleta se bashku me kreherat me fisheke
2-Nje arme automatik model 56 se bashku me kreherin me 130 cope fisheke si dhe dy arme gjahu Shotgan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, armet e gjetura si dhe automjeti me te cilin kryhej transporti. Hetimi po vijon ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te perfshire ne kete veprimtari te paligjshme.