INUK shemb 20 objekte pa leje në Kapshticë

ndertime-pa-leje-009Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Paraditen e sotme aksioni u shtri në pikën kufitare Kapshticë, ku filloi shembja e 20 ndërtimeve pa leje.

“INUK-u ka filluar sot prishjen e 20 objekteve pa leje në Kapshticë. Pas inspektimit të terrenit, verifikimit të dokumentacionit dhe konstatimit të ndërtimeve të paligjshme, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendosi prishjen e tyre. Operacioni filloi rreth orës 10:00 dhe do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Veprimet e grupeve të gatshme, inspektorëve të terrenit dhe mjeteve të rënda drejtohen nga Kryeinspektori i INUK-ut, zoti Zyhdi Dajti”, -thuhet në njoftimin për shtyp të INUK-ut.

Aksioni i INUK-ut është shtrirë edhe në qytetin e Pogradecit, ku ditën e sotme u vendos që të bllokoheshin punimet për një objekt në fshatin Volorek të komunës Buçimas, deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit.

Prej dy ditësh INUK-u vazhdon inspektimin në zonat e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit nga fshati Lin, Tushemisht, Korçës dhe deri në Kapshticë, në bazë të një plani veprimi për verifikimin, dokumentimin dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Më tej INUK-u paralajmëron se do të prishen të gjitha objektet pa leje, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Policia greke sekuestron 215 kg marijuanë

kanabisPolicia greke ka sekuestruar 215 kg marijuanë  në kufirin shqiptaro-grek. Mësohte se droga është sekuestruar në Filat të Igumenicës. Mësohet se droga është gjetur në një furgon që vinte nga Shqipëria përmes kufirit të gjelbër, në tentativë për të hyrë në brendësi të territorit grek.

Në furgon, policia gjeti dhe sekuestroi 194 pako me 215 kg 412 gr marijuanë. Në pranga menjëherë u vu drejtuesi i mjetit, shqiptari Emiliano Stefani, 44 vjeç lindur në Sarandë e banues në Athinë.

Ai dyshohet se është bashkëpunëtor me një grup trafiku në qytetin e Sarandës dhe për këtë policia greke ka nisur hetimet. Gjithashtu është zbuluar se, droga ka kaluar me mushka nga fshati Vërvë i Sarandës dhe më pas është ngarkuar në furgonin që do ta çonte në Athinë.

Shifrat e trafikut të drogës, flasin për një rekord si asnjëherë më parë, ku vetëm në Igumenicë e Prevezë janë sekuestruar që nga fillimi i vitit, plot 2.8 tonë drogë.

Rama-Nishani sherr me dyer të mbyllura

rama-nishani1Burimet brenda takimit saktësuan se mes dy krerëve më të lartë të shtetit, presidentit Nishani dhe kryeministrit Rama u zhvillua një ballafaqim midis qëndrimeve për çështje që janë prezantuar gjatë kohëve të fundit dhe që kanë sjellë me të vërtetë një debat të fortë në ambientin politik shqiptar, bën të ditur “Shqiptarja.com”.

Ambasadorët

Si pikë e parë e diskutimit mes Nishanit dhe Ramës gjatë bisedimet afër një orë ka qenë çështja e mosdekretimit të emrave të disa ambasadorëve dhe kjo në kuadër të ankesës nga ana e kreut të ekzekutivit dhe për dekretet e tjera që kanë mbetur pezull, duke bllokuar ecurinë normale të punës. Bëhet fjalë për mosdekretimin e kandidatit për ambasador në Vatikan, Ardian Ndreca dhe kandidatit për ambasador në Arabinë Saudite, Ermir Gjinishi.

Emrat e këtyre dy ambasadorëve qëndrojnë në Presidencë, ndërkohë që vetë Nishani ka thënë për mediat se s’do të dekretonte kandidatura të kulisave, tekave, interesave apo thjeshtë dëshirave, por vetëm kandidatë që plotësojnë kushtet e përfaqësimit dinjitoz të vendit, individë seriozë dhe të përmbajtur që zotërojnë kapacitetet e duhura intelektuale, profesionale, shoqërore dhe etike. Pikërisht një vendosmëri e tillë për të bllokuar këto dekrete, por dhe të tjera nga ana e Presidentit ka sjellë dhe shqetësimin e kryeministrit.

Shkarkimi i Xhukës

Një pikë tjetër e cila është diskutuar ka qenë dhe çështja e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Zana Xhukës, ish-kryetare e ILDKP nën argumentin e mungesës së zbatimit të ligjit në emërimin e saj një vit më parë, duke votuar kandidaturën tjetër të dekretuar nga Presidenti po një vit më parë. Duke parë se presidenti dhe për shkarkimin e Xhukës ka mbajtur qëndrimin e tij, duke e cilësuar në kundërshtim flagrant me Kushtetutën emërimin në krye të këtij institucioni të Shkëlqim Ganajt, madje e ka cilësuar këtë emërim si një uzurpim të kompetencave të kreut të shtetit, Rama e ka diskutuar në takimin e djeshëm.

Ina Rama

Mësohet se në takim është diskutuar dhe për për anëtarët e KLD dhe qëndrimin që kanë mbajtur ata ditët e fundit. Kreu i qeverisë mësohet të jetë shprehur se ky institucion si dhe një pjesë e gjyqtarëve shfaqin qëndrime të hapura politike, të papranueshme për një vend ku ka demokraci, ndarje pushtetesh dhe që aspiron të hyjë në Evropë. Njëherësh kryeministri Rama mësohet t’i ketë bërë të ditur Presidentit, i cili është dhe kryetar i KLD-së, se është absurde të bllokosh ish-Kryeprokuroren Ina Rama me argumentin si të paaftë për ushtruar funksionin e gjyqtares, ndërkohë që ajo ka drejtuar për 5 vite me radhë një institucion kushtetues e të pavarur kaq të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, që është Prokuroria e Përgjithshme. Aq më tepër që në këtë rast është shkelur dhe ligji e Kushtetuta, që përcaktojnë rikthimin në vendin e punës pas përfundimit të mandatit.

SHISH jashtë bisede

Burimet thonë se mes Nishanit e Ramës s’ka qenë objekt diskutimi në takimin e djeshëm SHISH dhe kreu i tij Visho Ajazi Lika. Do të duket në ditët që vijnë se çfarë qëndrimi do mbajë presidenti Nishani, pas këtij ballafaqimi me kreun e qeverisë.

Nishani: “Xhuka, në Kushtetuese. Drejtësia pa presion”

Kreu i shtetit Nishani e quan emërimin e pasuesit të Zana Xhukës në krye të ILDKP, Shkëlqim Ganaj akt të rëndë, të patolerueshëm të shkeljes së Kushtetutës, dhe parlamenti uzurpoi kompetencat e presidentit. Sipas tij drejtimi në Kushtetuese, është jo vetëm në korrektese të detyrës, por dhe në ndërgjegjen e tij qytetare, shoqërore dhe njerëzore, që nuk e lejojnë të mbetet indiferent. Sipas tij në këtë mënyrë synohet korrektimi i një shkeljeje por dhe frenohet krijimi i një precedenti. Për prokurorët të huaj për 21 janarin, ai thotë që drejtësia duhet të bëjë punën e vet.

  Edi Rama: “21 janari hetim me prokurorë të huaj”

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha në Parlament se qeveria do marrë një prokuror të huaj për të hetuar e zbardhur ngjarjet e 21 janarit, si dhe dosjet e korrupsionit. “Vazhdoni të drejtoni sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë e ju keni marrë garancinë se s’do ju prekni për gjithë ato vite dhe u keni thënë. Meqenëse e keni kaq merak hetimet duke filluar nga 21 janari, një prokuror i pavarur i huaj të vijë e të drejtojë hetimin e çështjes. Nëse ju e keni përzemër luftën ndaj korrupsionit ta hetojmë më tej e ta shikojmë se çfarë rezultatesh do të nxjerrë”, tha Rama.

Shqipëri-Kosovë, 2 kompani në ndërtimin e linjës energjitike

linja energjitikeNisur nga spekulimet e ndryshme të medieve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar sot lidhur me punën e linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas një njoftimi për mediat shpjegohet se ndërtimi i kësaj autostrade energjitike është i ndarë në dy pjesë. Gjithashtu ministria ka shpjeguar se, linja e Shqipërisë do të ndërtohet nga kompania e Bosnje-Hercegovinës “Energoinvest”, ndërsa linja e Kosovës do të ndërtohet nga kompania kroate “Dalekovod”.

“Duke marrë shkas nga disa publikime të fundit në media rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron sa më poshtë:   Projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri, është i ndarë në dy LOT-e. LOT1 përfshin ndërtimin e linjës interkonjeksionit, e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) me një gjatësi totale prej 241.5 km. Ndërsa, LOT2 përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto   nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë–fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të  Shqipërisë (OST)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar hapat që janë ndjekur gjatë perudhës së zvarritjes 2-vjeçare. “Amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e re të tenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt  u krye më 20 mars të vitit 2013. Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit. Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur   vetëm kompania ’Energoinvest’”, thuhet në njoftimin e minstrisë.

Ndërsa më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për LOT 1 me “Energoinvest”.  Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe  konsulentët e bankës kfË, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane, e cila ka certifikuar procesin deri në  firmosje të kontratës më 12 dhjetor 2013.  “Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të  ndikojë në optimizmin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe   ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe  Shqipërisë, dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe  tregut rajonal të energjisë elektrike”.

Balla: Opozita e frikësuar nga çlirimi i ILDKP-së

balla1Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla,  akuzoi sot opozitën se “po përpiqet në çdo mënyrë të bllokojë punën e Kuvendit, i cili vetëm një javë më parë i ktheu legjitimitetin institucionit më të lartë të deklarimit të pasurive të zyrtarëve”.  Akti i një jave më parë i Kuvendit, shkarkimi i Kryeinspektores Xhuka, sipas Ballës, “i ka kthyer pavarësinë ILDKP-së dhe i ka hapur rrugën një transparence të domosdoshme që u duhet bërë politikanëve, zyrtarëve dhe çdo funksionari të lartë në Shqipëri”. Për maxhorancën, kushtet e reja në të cilat ky institucion ka mundësinë të ushtrojë aktivitetin e tij, përbëjnë frikë për ish zyrtarët e lartë, sot opozitarë. “Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe ministrat tetë-vjeçarë të tyre, ngrenë zërin sot, pasi nga çlirimi i institucionit fillon një proces i ri”, theksoi Balla nga foltorja e Kuvendit.

Macja dëmtoi objektin olimpik

macja-d-euml-mtoi-objektin-olimpikEdhe pse janë investuar mbi 30 milionë dollarë për ndërtimin e Arenës Olimpike në Sochi, ky investim nuk e ka bërë atë rezistente ndaj maceve.

Një xhirim i kamerave të sigurisë që daton nga tetori i vitit të kaluar, tregon momentin e rinimit të tavanit në “Adler Arena Skating Center”.

Në video fillimisht tregohet rrëzimi i tavanit, e më pas shihet edhe macja.

Objekti është ndërtuar për Lojërat Olimpike Dimërore, ‘Sochi 2014’

Video

Vizitorë në Kongresin botëror të telefonisë mobile në Barcelonë, SpanjVizitorë në Kongresin botëror të telefonisë mobile në Barcelonë

Vizitorë në Kongresin botëror të telefonisë mobile në Barcelonë, Spanjë. (Albert Gea, Reuters/Contrasto)
Vizitorë në Kongresin botëror të telefonisë mobile në Barcelonë, Spanjë. (Albert Gea, Reuters/Contrasto)
Vizitorë në Kongresin botëror të telefonisë mobile në Barcelonë, Spanjë. (Albert Gea, Reuters/Contrasto)

Gjurmët Islame në Tiranë në një ekspozitë

Ekspozita-fotografike-ne-pedonalen-e-Tiranes-Foto-Agim-DobiBanorët e kryeqytetit, kanë  patur mundësinë sot të shohin   një ekspozitë të  mundësuar nga Komuniteti Mysliman Shqipëtar. Hyrja para selisë së këtij komuniteti, në rrugën George.W Bush dhe  trotuari i saj jane  shndëdruar në një galeri artesh në natyrë gjate dites se enjte.

hNë këtë ekspozitë, paraqiten fotografi të objekteve të kultit, xhamive ndër vite të cilët i dhanë jetë qytetit te Tiranes.

Kryeparlamentari Krasniqi takohet me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi

Kryetari-i-Kuvendit-të-Kosovës-Jakup-Krasniqi-priti-në-një-takim-një-delegacion-nga-Mali-i-Zi-te-kryesuar-nga-Igor-LlukshiqKryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim një delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga Igor Llukshiç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane. Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, kryeparlamentari Krasniqi në fillim theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë mjaft të mira, por ekzistojnë mundësi që këto marrëdhënie të avancohen edhe më tej. “Në këtë frymë ekziston gatishmëri për thellim të vazhdueshëm të bashkëpunimit, që vjen si obligim dhe vullnet, si nga fqinjësia e mirë, ashtu edhe nga fakti që në shtetet tona jetojnë përkatësisht komunitetet shqiptare dhe malazezë”, tha ai. Duke i bërë një vështrim të kaluarës së dy vendeve, Krasniqi theksoi se gjithnjë duhet të reflektojmë nga ajo që na bashkon edhe gjatë historisë, por edhe sot duke u angazhuar për raporte të mira, të ardhme më të mirë, jo vetëm ndërmjet dy shteteve, por edhe në tërë Rajonin. “Në këtë aspekt, komunitetet pakicë asnjëherë nuk shikohen si pengesë, por si mundësi për bashkëpunim”, u shpreh ai. Lidhur me çështjen e njohjes me Kushtetutë të komunitetit malazez dhe të drejtës së tij për të pasur një vend në Kuvendin e Kosovës, të ngritur nga Llukshic, kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo çështje do të zgjidhet me ndryshimet kushtetuese. Në këtë kontekst, Llukshiç tha se shoqëria malazeze ka gatishmëri për realizimin e të drejtave për bashkësinë shqiptare në Mal të Zi, njofton zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, Igor Llukshic, theksoi se kjo vizitë është një kontribut për marrëdhënie edhe më të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. “Me Qeverinë e Kosovës do të bisedohet për projekte konkrete në lëmin ekonomik, kulturor etj.”, theksoi Llukshiç.
Bashkëbiseduesit ishin unikë në vlerësimin se përpjekjet që bëhen nga dy shtetet drejt integrimit evropian dhe ndihma që mund të ofrohet në këtë shteg do të sjellin prosperitet dhe do të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.

Sikorski: Një lojë shumë e rrezikshme po luhet në Krime

sirkoskiMinistri polak i Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski bëri sot një paralajmërim kundrejt një loje shumë të rrezikshme në Krime, ku disa persona të armatosur prorusë kanë marrë nën kontroll godinat zyrtare.
“Po i ndjekim ngjarjet në Krime me një vëmendje dhe preokupim të veçantë. Disa persona të armatosur kanë zënë godinat qeveritare të Simferopolit. Ky është një veprim radikal”, deklaroi ai, i cituar nga agjencia PAP.
“I paralajmëroj autorët e këtyre veprimeve se në këtë mënyrë fillojnë konfliktet rajonale. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme”, këmbënguli shefi i diplomacisë polake.
Sikorski, shumë i angazhuar në ndihmën për zgjidhjen e krizës së Urainës, vlerësoi se “ndarja e Ukrainës mes Lindjes rusofone dhe Perëndimit ukrainofonë do të ishte një skanar krejtësisht katastrofik dhe krejtësisht i padëshiruar”.
Ai përmendi gjithashtu Memorandumin e Budapestit të nënshkruar në vitin 1994, ku Rusia bashkë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, u shpallën garantuese të pavarësisë, sovranitetit dhe ruajtjen e kufijve aktualë të Ukrainës.