Balla: Opozita e frikësuar nga çlirimi i ILDKP-së

52

balla1Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla,  akuzoi sot opozitën se “po përpiqet në çdo mënyrë të bllokojë punën e Kuvendit, i cili vetëm një javë më parë i ktheu legjitimitetin institucionit më të lartë të deklarimit të pasurive të zyrtarëve”.  Akti i një jave më parë i Kuvendit, shkarkimi i Kryeinspektores Xhuka, sipas Ballës, “i ka kthyer pavarësinë ILDKP-së dhe i ka hapur rrugën një transparence të domosdoshme që u duhet bërë politikanëve, zyrtarëve dhe çdo funksionari të lartë në Shqipëri”. Për maxhorancën, kushtet e reja në të cilat ky institucion ka mundësinë të ushtrojë aktivitetin e tij, përbëjnë frikë për ish zyrtarët e lartë, sot opozitarë. “Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe ministrat tetë-vjeçarë të tyre, ngrenë zërin sot, pasi nga çlirimi i institucionit fillon një proces i ri”, theksoi Balla nga foltorja e Kuvendit.