Mziu nuk shkon në gjykatë, shtyhet seanca

xhelal mziuGjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për në datën 10 mars gjyqin ndaj kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Gjatë seancës së sotme, të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kryebashkiaku i Kamzës nuk ishte i pranishëm.

Avokati mbrojtësi i Mziut kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së klientit të tij, i cili ishte angazhuar në një aktivitet të planifikuar prej kohësh. Kjo kërkesë u mor parasysh nga trupi gjykues, i cili vendosi datën 10 mars si ditë për seancën e rradhës.

Si të pandehur në këtë dosje janë dhe Atlis Hoti, juristi i Bashkisë Kamëz dhe Bujar Loshi. Këta persona akuzohen për abuzime lidhur me një tender të Bashkisë së Kamzës, për ndërtimin e një rruge, raporton ATA. Mësohet se, 800 milionë lekë të vjetra ka qenë tenderi më të cilin dyshohet se kanë abuzuar zyrtarët, ndërsa hetime ka pasur edhe për mënyrën se si janë vendosur taksat në këtë njësi vendore.

Lippi zgjat me tre vjet kontratën me Guangzhou Evergrande

LIPPITrajneri italian, Marcelo Lippi , ka zgjatur kontraten me 3 vjet me ekipin  Guangzhou Evergrande, beri te ditur te premten klubi kinez disa dite pas zerave lidhur me largimin e teknikut fitues te Kupes se botes ne 2006.
Lippi do te qendroje ne klubin kinez, fitues i Liges kombetare dhe Liges se Kampioneve, deri ne nentor  2017, beri te ditur klubi Evergrande.
Evergrande fitoi nentorin e kaluar titullin kontinental nen drejtimin e Lipit, i cili eshte ne kete post qe nga  2012.

Vitamina E, lufton Alzhaimer-in

VITAMINE EVitamina E, e gjendur në ushqime, si vaji, veza, lajthite etj, mund të jetë një ndihmë për personat e prekur nga Alzhaimer apo forma të tjera të demencës. Sugjerimi vjen nga një kërkim amerikan i publikuar në revistën “Jama”, botuar nga Shoqata Amerikane Mjekësore, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ekipi i kërkuesve, i udhëhequr nga doktor Maurice Dysken,i Qendrës së Kujdesit Shëndetësor në Mineapolis ekzaminoi për rreth 2 vjet 613 persone me Alzheimer, duke zbuluar se grupi të cilëve ju dha çdo ditë 1,300 gramë vitamine E, se bashku me mjekimet përkatëse për këtë sëmundje, shfaqën rreth 19% më pak rënie të proceseve mendore.

Veçanërisht, u vu re se pacientët arritën të kishin më tepër autonomi në veprimtarinë e tyre të përditëshmë, si larja, veshja, etj. Megjithatë, ekspertët e Shoqatës Angleze të Alzhaimerit bëjnë thirrje që rezultatet e këtij studimi të shihen me kujdes, pasi janë ende për t’u verifikuar.efektet e vitaminës. Sipas tyre, doza e përdorur në këtë studim mund të mos jetë e sigurtë. “Është shumë e rëndësishme të konsultohet mjeku përpara marrjes së çfarëdo lloj suplimenti vitaminash” shpjegon doktor Doug Brown i Shoqatës Angleze të Alzhaimerit.

Janukoviç: Do të luftoj për të ardhmen e Ukrainës

YanukovychPresidenti ukrainas i larguar nga pushteti, Viktor Janukoviç u shpreh sot se nuk ishte përmbysur dhe premtoi se do të vazhdonte luftën për të ardhmen e Ukrainës, në daljen e parë publike që prej rrëzimit nga pushteti përpara një jave.

Janukoviç deklaroi se kishte qenë i detyruar të largohej nga Ukraina pas kërcënimeve për jetën duke u shprehur se pushteti ishte marrë nga “nga të rinj të papjekur nacionalistë dhe profashistë”, gjatë një konference shtypi në Rostov-mbi-Don, qytet në jug të Rusisë pranë kufirit ukrainas. Ai theksoi se dhe se Krimeja duhet të ishte pjesë e Ukrainës.

Haxhinasto: Protesta e drejtuesve të furgonave u politizua

haxhinastoMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin, i cili parashikon që furgonat 8+1 të punojnë vetëm si taksi dhe jo si shërbim ndërurban. Gjatë një deklaratë për shtyp, Haxhinasto komentoi edhe praninë e deputetëve të opozitës në protestë. Sipas tij, deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe duhet të jenë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë, vijoi Haxhinasto, se ky ligj nuk qëndron, deputetët duhet të paraqesin amendimet e tyre. “Deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveçse për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre për qëllime polike në gjykimin tonë”, deklaroi Haxhinasto.
Lidhur me protestën e drejtuesve të furgonëve 8+1, Haxhinasto tha se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin. “Ky është një detyrim ndaj qytetarëve dhe atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike”, deklaroi Haxhinasto, duke theksuar se qeveria nuk po fshihet pas problemit.
Detyra jonë, vijoi ai, është të zgjidhim problemin dhe t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve, t’u japim atyre standarde të larta sigurie dhe mirëqënie.
Sipas tij, nëse ata kanë licence për taksi dhe ndërkohë punojnë si transport ndërurban, diskriminohen 5500 pronarë të transportit ndëurban që janë të licencuar. “Nëse ata kërkojnë të punojnë në këtë transport, le të plotësojnë dokumentacionin dhe standardet për të punuar si transportues ndërurban. Drejtues të furgonave 8+1 protestuan sot ndaj vendimit të qeverisë për të eliminuar transportin ndërurban me furgonat 8+1.

Itali, papunësia në nivelin rekord prej 12,9 për qind

euroPapunësia është rritur në janar në Itali, duke arritur një nivel rekord prej 12,9 për qind të popullsisë aktive, njoftoi Instituti kombëtar i statistikave, Istat, në vlerësimet e përkohshme të publikuara sot.

Në bazë vjetore, papunësia është në rritje prej 1,1 për qind. Kuota prej 12,9 për qind është më e larta që prej vitit 1977, njoftojnë mediat italiane.

Sipas të dhënave të korrigjuara të luhatjeve të stinës, numri i personave në kërkim të një vendi pune është rritur në 3,293 milionë në janar në vend, një rritje prej 1,9 për qind në dhjetor dhe 260 000 persona për një vit.

Tek të rinjtë aktivë për punë 15-24 vjeç, papunësia ka arritur gjithashtu në një nivel rekord, në 42,4 për qind, në rritje prej 0,7 për qind për një muaj dhe 4 për qind për një vit.

Numri i të rinjve të papunë arrin në 690 000 persona, ose më tepër se një në dhjetë të rinj ose 11,5 për qind.

Italia doli e dobët nga një periudhë dyvjeçare recesioni në tremujorin e fundit të 2013, por shifrat e papunësisë nuk po përmirësohen.

Komisioni Evropian parashikon një rritje mesatare prej 12,6 për qind të papunësisë në Itali për vitin 2014 dhe 12,4 për qind vitin e ardhshëm, një sfidë e madhe për kryetarin e ri të qeverisë Matteo Renzi i cili e ka bërë krijimin e vendeve të reja të punës një ndër prioritetet e politikës së tij.

Kushtetuesja rrëzon ankesën e PD –së për Zana Xhukën

kushtetuesjaGjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për pezullimin e aktivitetit të grupit të punës së Kuvendit për verifikimin e veprimtarisë në ushtrimin e funksionit të ish- kreut të ILDKP-së Zana Xhukës.

Gjykata ka vlerësuar se nuk është kompetencë e saj të marrë në shqyrtim një ceshtje të tillë dhe se është një marrëdhënie që duhet rregulluar brenda Kuvendit.

Demokratët, me një grup prej 30 deputetësh, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shpallte antikushtetues vendimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një grupi pune për verifikimin e veprimtarisë së Zana Xhukës, ish- kryetare e ILDKP-së, pas një kërkese të bërë nga punonjës të këtij institucioni. Pas shkarkimit të Zana Xhukës dhe zevendësimit të saj me Shkëlqim Ganajn, deputetët e opozitës kërkonin “deklarimin si të pa përputhshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.1, datë 11.11.2013, të Komisionit për Ceshtjes Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës dhe pezullimin e procesit”.

Problematika e konfliktit nisi kur një grup i punonjësve të ILDKP-së iu drejtuan Kryetarit të Kuvedin, që me datë 21.10.2013, me një shkresë ku kërkonin që të verifikoheshin shkeljet nga  e bëra nga Kryeinspektoria e ILDKP-së. Pas kërkesës, kryetari i Komisionit të Ligjeve, me vota të shumicës, vendosi ngritjen e një grupi për të kontrolluar institucionin që drejtonte Zana Xhuka, me objekt: verifikimin e përmbushjes së detyrave funksionale nga ana e institucionit. Ky grup përbëhej nga tre anëtarë të maxhorancës dhe dy të opozitës, e cila refuzoi të marrë pjesë. Grupi i punës, pas konstatimit të shkeljeve në ushtrimin e detyrës nga ana e Xhukës, propozoi shkarkimin e saj nga detyra. Më në fund shprehet dhe Gjykata Kushtetuese, duke rrëzuar pretendimin e demokratëve.

Gripi i derrit, vdes 30-vjeçarja shtatzënë

spitalBurimet zyrtare na bëjnë me dije se, një grua 30-vjeçare në pritje të një fëmije ka humbur jetën paraditen e sotme në Sanatoriumin e Tiranës .

Ky rast shënon viktimën e parë, që humb jetën nga sëmundja vdekjeprurëse AH1N1, ose siç njihet ndryshe me terma popullor, gripi i derrit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja me inicialet I.M. është shtruar në spital më datën 25/02/2014 në pavionin e terapisë intensive të “Shefqet Ndroqit” me diagnozë: Sindromë e Insufiçencës Respiratore Akute (ARDS), Insufiçencë Multiorganore, Anemi dhe Pneumoni Bilaterale.

Sipas ministrisë, pacientja ishte shtatzënë (13-javëshe) dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar.

Situata epidemiologjike e gripit në Shqipëri

Prej javës së tretë, të muajit të tetorit 2013 deri më datën 27 shkurt 2014 janë dërguar në ISHP, 433 mostra nga persona të dyshuar për Grip. Numri i tyre ka ardhur në rritje në muajin shkurt, 245 (57%) e totalit të tyre.

Ekstradohen dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim

Interpol_TiranaGjatë ditës së sotme Interpol Tirana ekstradoi drejt Shqipërisë 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë. Sipas burimeve të Policisë,nga Roma Itali u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Samet Ymer Hoxha,vjeç 25, nga Elbasani. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me vendimin Nr. 199, datë 21.03.2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“ shtetasin Samet Hoxha, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim“ e mbetur në tentativë e parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 25 të Kodit Penal. I ekstraduari Samet Hoxha dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Sokol Sejda kanë tentuar të vrasin shtetasin A.A., më 16.02.2013, në qytetin e Elbasanit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Po sot nga Londra, Angli, Interpol Tirana ekstradoi drejt Shqiperisë shtetasin shqiptar Andi Prençi, vjeç 20, nga Peshkopia. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1439, datë 18.10.2012, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg“, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunë“. I ekstraduari Andi Prençi, më datë 11.08.2011 dhe më datë 24.09.2011 duke përdorur një thikë, kërcenime dhe forcë ka vjedhur me dhunë nga prindërit e tij në të dy rastet një sasi prej 40 mijë lekësh dhe një telefon celular. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andi Prençi. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

DASH: Korrupsioni ka mbytur drejtësinë

AP_HRRbriefing_432_1Departameti amerikan i Shtetit thekson në një raport të botuar sot, se problemet kryesore në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut,  kanë të bëjnë me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Në raportin e tij të përvitshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit thekson se ndër problemet e tjera kryesore në Shqipëri gjatë vitit 2013 kanë qënë bllokimi i reformave, veçanërisht bllokimi i luftës kundër korrupsionit, ndërsa partitë politike e përqëndruan vëmendjen në zgjedhjet e qershorit.

Pandëshkueshmëria, thuhet në raport, është një tjetër problem. Përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar zyrtarë që kanë kryer shkelje kanë qënë sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjykatësit dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh i kanë shpëtuar drejtësisë.

Disa zyrtarë më të vegjël janë ndëshkuar për shkelje. Disa zyrtarë qeveritarë, që ishin përfshirë qartazi në raste abuzimesh, u hoqën nga postet e mëparshme dhe u vendosën në poste të tjera qeveritare, pa asnjë lloj ndëshkimi.  Shkleje të tjera serioze për Shqipërinë në fushën e të drejtave të njeriut,  sipas raportit, janë dhuna në familje dhe diskriminimi i grave. /VOA/