PD: Rama hakmerret ndaj Tiranës

Gerti Bogdani_1Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Gerti Bogdani, denoncoi planet e kryeministrit Edi Ramës për qendrat e qyteteve dhe akuzon për bllokimin e gjithë projekteve zhvilluese të kryeqytetit.

Bogdani u shpreh se “pas 300 dite dështime, pa asnje bilanc pozitiv, pa asnjë investim, pa asnjë vend të ri pune, Edi Rama u rikthye tek fasadat kësaj here tek ato të Korçës. Si ish- kryebashkiak i dështuar, Edi Rama në këto 300 ditë është kujdesur vetëm të bllokojë çdo investim për qytetarët e Tiranës”.

“Në 300 ditë Rama ka bllokuar strehimin dhe banesat sociale, kopshte të reja, çerdhe të reja, shkolla të reja dhe çdo investim për qytetarët e Tiranës, bllokoi varrezat e qytetit të cilat për më tepër i kishte lënë në mëshirë të fatit për 11 vite me radhë kur ishte kryebashkiak”, tha Bogdani.

Në këto 300 ditë Edi Rama bllokoi zgjatimin e Bulevardit, tha Bogdani, duke vijuar se “fakti është se në 300 ditë nuk i akordoi asnjë lek për investime për qytetin dhe qytetarët e  Tiranës”.

Edi Rama në këto 300 dite tha Bogdani, “nuk po sillet dhe nuk po di të punojë si kryeministër i vendit, por sillet si kryebashkiak i dështuar duke iu rikthyer edhe njëherë fasadave me shpresën për të mashtruar qytetarët me fasada  por duke harruar se shqiptaret duan më shumë punë, më shumë rritje ekonomike, shqiptarët duan më shumë siguri për jetën e tyre”.

Bledi Taska: Ka Vlorë edhe në Boston

BLEDI TASKA*Flora Nikolli\ATSH

Bledi Taska është sot doktor i shkencave në ekonomi dhe punon si konsulent pranë Analys Group në SHBA. Në Amerikë mësoi të thotë se nuk e di diçka dhe duhet ta mendojë, ose ta studjojë, para se të përgjigjet. Pozicionin si konsulent ekonomik dhe litigim pranë Analysis Group në Boston ia dedikon punës së tij, fatit dhe dy prindërve të mrekullueshëm. “Pa përkrahjen dhe shembullin e tyre nuk do kisha arritur aq sa kam arritur sot”, rrëfen Bledi Taska në këtë intervistë. Për të cilësia më e rëndësishme për të qënë i suksesshëm është të këmbëngulësh dhe të ngrihesh kur jeta nuk t’i sjell gjërat ashtu si mendon. Ka pasur plot herë që ka menduar se ka dështuar dhe se nuk do t’ia dalë mbanë, por pas një dështimi është perpjekur të ulë kokën, të mendojë se çfarë nuk ka bërë mirë! Kështu është përpjekur sërish derisa ka realizuar synimet… Kolegët e tij e kanë mësuar të jetë modest nga ana profesionale dhe të përpiqet gjithmonë sa më shumë. Për Bledin është e vërtetë shprehja, “amerikanët jetojnë për të punuar, ndërsa europianët punojnë për të jetuar”. Por, ne popujt ballkanas, thotë ai, jemi akoma më ndryshe, kemi pasion të madh për jetën që nuk e shikon midis amerikanëve. Ndër projektet e tij të ardhme është krijimi i një familjeje të lumtur, me fëmijë që të jenë krenarë për prindërit e tyre. Ka mall dhe dashuri të madhe për Vlorën dhe gjithmonë përpiqet të gjejë vlonjatë në Amerikë. Tregon se në qendër të Bostonit, pranë vendit të tij punës, ka një restorant me emrin “Vlora”. Si çdo vlonjat ëndrra e tij është të kthehet një ditë në vendlindje dhe të ketë një shtëpi pranë detit.

Ishit vetëm 12 vjeç kur me familjen emigruat nga Vlora në Athinë. Fëmijëria është pjesë e rëndësishme për të gjithë…Si ka qënë fëmijëria juaj në Vlorë dhe çfarë kujtoni nga ajo pjesë e jetës?
E kujtoj gjithmonë me shumë mall. Kujtoj kur prisnim me padurim të vinte stina e verës dhe të pushonim në plazhin e vjetër, ose te hidheshim në det nga kalaja. Deti është një pjesë e jetës së çdo vlonjati! Kujtoj kur afronte Viti i Ri dhe në oborr nxirrnim kaposhat e detit për t’u ndeshur me njëri-tjetrin. Më kujtohet pranvera kur, së bashku me shokët e klasës, dilnim të kapnim pilivesa. Janë kujtime të thjeshta, të një fëmijërie shumë të lumtur. Tani koha ka ndryshuar dhe vetëm këto kujtime më lidhin me atë periudhë. Fillimi i jetës në Athinë ishte një kombinim vështirësish me entuziasmin. Më kujtohet gjithmonë momentin kur mbërritëm në Athinë. U entuziasmova nga qyteti plot drita, por u gabova! Në atë kohë na iknin dritat vazhdimisht!

Në kryeqytetin helen përfunduat studimet universitare, studime që do t’i vijonit më pas në SHBA…Si do ta përkufizonit integrimin në Greqi?

Jeta në Greqi ishte e vështirë. Prindërit nga inxhinierë duhet të bënin çdo punë që të mbijetonim. Shumë shpejt, pasi mbërrita në Athinë, kuptova se racizmi filloi të rritej dhe shqiptarët trajtoheshin si persona të kategorisë së tretë. Nuk mendoj se grekët nuk janë njerëz të mire, apo të dashur. Në fillim u sollën shumë mirë me ne. Kujtoj se kur shkova në shkollë për herë të parë, mësuesi më prezantoi para klasës, dhe ditën tjetër shokët më sollën mjete mësimore. Por, në atë kohë mediat dhe politikanët filluan ta përdornin emigracionin për interesat e tyre politike. Megjithatë, ishin këto vështirësi dhe përpjekjet e prindërve që më bënë ai që jam sot. Greqia ishte vendi që më dha mundësinë të studioja në Amerikë. Kështu që nuk do t’i ndërroja këto vështirësi, edhe po të kisha mundësi.

E veçoni Nju Jork University si student i doktoraturës, por edhe për eksperiencat tuaja të para si pedagog. Cilat janë përjetimet tuaja kur punonit me profesorë të njohur, mes tyre edhe nobelistë?

Nuk është e lehtë! Këta njerëz janë aq të veçantë, në shumë aspekte, sa vetëm mund t’i adhurosh. Por, gjithmonë, kur jam afër tyre e kuptoj sesa shumë duhet të përpiqem të arrij një të dhjetën e tyre. Mund të përmend Thomas Sargent, i cili fitoi çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2011. Ai është 70 vjeç. Është një profesor me një karrierë më shumë se 45 vjeçare. I ka arritur të gjitha dhe ka mundësi të ketë një jetë luksoze, pa punuar (vetëm çmimi monetar i Nobelit është 1 milionë dollarë). Por, edhe sot vazhdon të japë mësim dhe punon bashkë me shumë studentë të tij. Në fund të një semestri na ftoi në shtëpinë e tij. Ishte një shtëpi e thjeshtë! Profesor Sargent prezanton shumicën e intelektualëve në Amerikë, njerëz të thjeshtë dhe të dedikuar pas shkencave.

Të qënit sot konsulent ekonomik dhe litigim pranë Analysis Group në Boston, ishte fat apo përzgjedhje e merituar?

Këtë pozicion e arrita falë punës së vazhdueshme, pak fat, dhe dy prindërve të mrekullueshëm. Pa përkrahjen dhe shembullin e tyre nuk do kisha arritur aq sa kam arritur sot.

Doktor i shkencave në ekonomi, konsulent ekonomik pranë Analys Group në SHBA…një karrierë e suksesshme në pak vite. Cili është sekreti i këtij suksesi?

Cilësia më e rëndësishme për sukses është të këmbëngulësh dhe të ngrihesh kur jeta nuk t’i sjell gjërat ashtu si ti mendon. Ka pasur plot herë që kam menduar se kam dështuar dhe nuk do t’ia dalë mbanë. Por, pas një dështimi jam përpjekur të ulë kokën, të mendoj se çfarë nuk kam bërë mirë dhe të përpiqem sërish derisa të realizoj synimet e mia.

Në të njëjtën kohë jeni i angazhuar rregullisht me seminare, konferenca e kërkime shkencore…

Konferencat dhe seminaret janë një pjesë e punës shkencore. Në këto konferenca kam prezantuar kërkimet e mia dhe jam përpjekur të marrë opinione nga njerëz me eksperiencë, për të përmirësuar kësisoj projektet e mia. Në kërkimet shkencore janë shumë të pakët njerëzit që bëjnë hapa të mëdha dhe e çojnë shkencën përpara. Ne njerëzit e thjeshë bëjmë hapa të vegjël dhe anësore! Kjo është e vërteta e hidhur e kërkimeve shkencore.
Jeni tërhequr ndonjëherë përpara vështirësive në arritjen e objektivave profesionale?
Po, vetëm kur objektivat profesionale ishin në kundërshtim me objektivat personale. Atëherë jam tërhequr dhe i kam dhënë prioritet jetës personale dhe familjes sime.

Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet me kolegët në vendin tuaj të punës, apo edhe me atë pjesë të komunitetit amerikan me të cilët keni kontakte?

Shumica e kolegëve të mi janë inteligjentë dhe me ambicie. Në Amerikë mësova të them se nuk e di diçka dhe duhet ta mendojë, ose ta studiojë para se të përgjigjem. Ne ballkanasit për çdo gjë kemi gjithmonë një përgjigje, nga një herë më shumë se një! Kolegët e mi më kanë mësuar të jem modest nga ana profesionale dhe të përpiqem gjithmonë sa më shumë. Është e vërtetë shprehja se “amerikanët jetojnë për të punuar, ndërsa europianët punojnë për të jetuar”. Për më tepër, ne popujt ballkanas jemi akoma më ndryshe, kemi pasion të madh për jetën, që nuk e shikon midis amerikanëve.

Keni menduar se një ditë mund të kontribuoni në sistemin ekonomiko-financiar shqiptar?

Shqipëria është një vend i ri nga ana e edukimit politik. Duhet të maturohemi nga kjo anë dhe atëherë të flasim për aplikime të koncepteve ekonomike. Besoj se, tani për tani, problemi më i rëndësishëm i Shqipërisë është edukimi shkollor i mesëm dhe i lartë. Ngurroj të them se pas 10-15 vitesh Shqipëria do gjendet në të njëjtin pozicion si Greqia, pasi vendit tonë i mungojnë themelet ekonomike dhe financiare. Megjithëse janë bëre shumë përpjekje dhe hapa në drejtimin e duhur, kërkohet ende shumë kohë, shumë punë.

Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?

Të kem një familje të lumtur dhe fëmijë që të jenë krenarë për prindërit e tyre.

Ç’lidhje keni sot me Vlorën, vendlindjen tuaj?

Në zemrën dhe në mendjen time lidhja me vendlindjen është shumë e madhe. Por, në realitet është pak! Kjo ka të bëjë me faktin se jetoj shumë larg. Kam mall dhe dashuri të madhe për Vlorën dhe gjithmonë përpiqem të gjejë vlonjatë këtu në Amerikë. Madje në qendër të Bostonin, afër punës sime, ka një restorant me emrin “Vlora”. Një nga miqtë e mi në Amerikë është Ergys Islamaj, ekonomist dhe profesor në Universitetin Vassar. Me Ergysin u njohëm në një konferencë ekonomike, dhe pas disa minutash bashkëbisedim mësuam se ishim nga i njëjti qytet. Sigurisht, si çdo vlonjat, ëndrra ime është të kthehem një ditë në vendlindje dhe të kem një shtëpi afër detit.

Si e konsideroni iniciativën e Albanian Excellence për prezantimin e historive të suksesit të qytetarëve vlonjatë jashtë Shqipërisë?

Besoj se është një iniciativë e adhurueshme që duhet të vazhdojë. Në botë ka shumë shumë shqiptarë që kanë arritur sukses si emigrantë dhe që mund të jenë një shembull i mirë për brezin e ri. Besoj se, të gjithë e kuptojmë se një pjesë e madhe e suksesit tonë lidhet me themelet dhe bazat që kemi marrë në Shqipëri. Së fundi dua të them se projekti i Albanian Excellence bashkë me shijen e ëmbël të lë dhe një shije pak të hidhur në fund. Pse këta intelektualë shqiptarë të mos e kishin njohur këtë sukses në vendin e tyre?

Obama: Stop dhunës mes Izraelit dhe Hamasit

ObamaPresidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se SHBA-ja do të shfrytëzojë marrëdhëniet e saj diplomatike që të sigurojë një marrëveshje për ndërprerjen e zjarrit dhe dhunës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. ”SHBA-ja i mbështet angazhimet e Egjiptit për ndërprerjen e zjarrit dhe ne jemi duke punuar pa ndërprerje me partnerët në rajon për këtë çështje”, deklaroi presidenti amerikan. Sipas Obamës, Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet me raketa. ”Ne duhet të shmangim përshkallëzimin e situatës”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Liderët e BE-së nuk arrijnë marrëveshje për postet kyçe në union

komisioni-evropianLiderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të emërojnë shefin e ardhshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, që do ta zëvendësonte baroneshën Catherine Ashton si dhe pasardhësin e e kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy. Krerët e qeverive të BE-së janë takuar në Bruksel me shpresën për caktimin e një prej posteve, por disa pjesëmarrës kanë kërkuar një marrëveshje, sipas së cilës dy zyrtarët e lartë të emëroheshin në të njëjtën kohë. Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini ka qenë favorite për postin e Ashtonit, por është konsideruar e re në këtë post, ndprkohë që favoritja për presidencën e Këshillit, kryeministrja daneze, Helle Thorning-Shmid, duket se nuk ka pasur mbështetjen e Francës. Vendimi është shtyrë deri më 30 gusht, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i BE-së./

Ja vendet që flasin më mirë anglisht në europë

wpid-img_20140715_194935Se italianët nuk flasin anglisht shumë  mirë është e njohur.  Shqipëria në renditjen e mëposhtëme është gjithashtu e vendosur keq. Por kush janë më të mirët dhe më të keqët në Evropë?

Kjo është renditja nga 9gag.com

Përveç Irlandës dhe Britanisë së Madhe (e cila, megjithatë, nuk e arrinë 100%),  në vendin e parë është Holanda me më shumë se 90% të njerëzve që mund të mbajë një bisedë në anglisht. E ndjekur nga Danimarka dhe Suedia me 86%.

Pas, por me shkëputje,  Austria (73%), Finlanda (70%) dhe Gjermania (vetëm 56% me Luksemburgun). Pas tyre vjen Belgjika, Greqia, Estonia, Letonia dhe Franca.

Italia? Numërohen rreth 37% anglisht folës. Më keq se Italia llogaritet Spanja, Portugalia, Shqipëria dhe disa vende sllave.

*9gag.com

Samaras dhe Merkel diskutojnë ecurinë pozitive të ekonomisë greke

Antonis SamarasNë një klimë pozitive, sipas burimeve qeveritare, është zhvilluar takimi i kryeministrit grek, Antonis Samaras me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pak para fillimit të samitit të BE në Bruksel. Burimet qeveritare thanë se takimi zgjati 40 minuta dhe se u zhvillua një diskutim i rëndësishëm dhe në thellësi, nga njera anë për çështjet e samitit, dhe nga ana tjetër, për ekonominë greke. Kryeministri, që shoqërohej në takim nga ministri i financave, Gjikas Harduvelis, e informoi kancelaren për shenjat pozitive të ekonomisë greke, për daljen në tregje dhe rritjen e pritshme të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm pas gjashtë vitesh recesion. Gjithashtu, iu referua zhvillimeve shumë pozitive në fushën e turizmit, si dhe vizitës së kryeministrit dhe presidentit të Kinës në Greqi. Kancelarja Merkel, e cila vizitoi para disa javësh Kinën, shkëmbeu me kryeministrin Samaras mendime për marrëdhëniet ekonomike të Europës me vendin e madh aziatik.

Fule: Ka ardhur koha që BE-ja të pranojë Ballkanin Perëndimor

Stefan-Fyle-2Eurokomisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule kërkoi në Forumin e Kroacisë vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së dhe theksoi se ka ardhur koha që unioni ta pranojë Ballkanin Perëndimor. “Procesi i zgjerimit të BE-së është mekanizmi më i suksesshëm transformues. Është koha ta pranojmë Ballkanin Perëndimor”, tha Fule në fjalimin në panelin me temë “BE – Integrimi i Ballkanit Perëndimor -Ngjashmëritë dhe dallimet” në kuadër të Forumit të Kroacisë. Fule theksoi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet parë si “pjesë e vendimit dhe jo si pjesë e problemit”. Ai pranoi se në BE gjithnjë e më shpesh flitet për lodhje nga procesi i zgjerimit, për të cilën, sipas tij, një prej shkaqeve është edhe ajo se BE-ja prej disa vitesh po ballafaqohet me krizë ekonomike dhe financiare. ”Për këtë shkak procesi i zgjerimit të politikave ra në plan të dytë”, theksoi Fyle.

Një besimtar musliman duke u lutur në Kathmandu, Nepal

Një besimtar musliman duke u lutur në Kathmandu, Nepal. (Navesh Chitrakar, Reuters/Contrasto)
Një besimtar musliman duke u lutur në Kathmandu, Nepal. (Navesh Chitrakar, Reuters/Contrasto)
Një besimtar musliman duke u lutur në Kathmandu, Nepal. (Navesh Chitrakar, Reuters/Contrasto)

Shoferi që është kundër homoseksualitetit

homoseksualNjë shofer në Francë është ndalur pranë një shkolle ndërkohë që ka marrë dy adoleshente pranë shkollës. Adoleshentet pasi janë ulur pranë njëra tjetrës kanë shkëmbyer një puthje.

Raportohet se shoferi hapi një shishe uji që e kishte me vete dhe i lagu te dyja vajzat që ishin puthur.

Reagimi i adoleshenteve ka qënë i egër ndërkohë që shoferi përsëriste se nuk ishte pro homoseksulaitetit.

Vajza në raportoi incidentin dhe shoferi u shkarkua pas pranimit të akuzave. Kompania autobusave kërkoi të falur menjëherë.

“Ky akt nuk mund të tolerohet dhe shoferi u shkarkua menjëherë përfshirë këtë si një masë mbrojtëse,” kompania shkroi në Twitter.

Arrin në 128 numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite

foto euronews

les-rues-de-cizre-ce-samediNumri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga mbrëmja e së hënës është rritur në 128, ndërkohë që janë plagosur më shumë se 924 të tjerë. ”Të paktën 128 persona janë vrarë dhe mbi 924 të tjerë kanë mbetur të plagosur që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashraf al-Qodra, sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve, Anadolu. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mes të vrarëve janë edhe 28 fëmijë dhe 14 gra. Ministria tha se ”vetëm shtatë ushtarë janë vranë, ndërkohë që shumica e viktimave janë civilë”. Izraeli ka nisur një ofensivë ushtarake për dhënien fund të sulmeve me raketa të palestinezëve. Nga Rripi i Gazës vazhdon lëshimi i raketave në drejtim të Izraelit, në kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore. Në drejtim të Izraelit janë lëshuar 600 raketa që nga dita e hënë.