Samaras dhe Merkel diskutojnë ecurinë pozitive të ekonomisë greke

15

Antonis SamarasNë një klimë pozitive, sipas burimeve qeveritare, është zhvilluar takimi i kryeministrit grek, Antonis Samaras me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pak para fillimit të samitit të BE në Bruksel. Burimet qeveritare thanë se takimi zgjati 40 minuta dhe se u zhvillua një diskutim i rëndësishëm dhe në thellësi, nga njera anë për çështjet e samitit, dhe nga ana tjetër, për ekonominë greke. Kryeministri, që shoqërohej në takim nga ministri i financave, Gjikas Harduvelis, e informoi kancelaren për shenjat pozitive të ekonomisë greke, për daljen në tregje dhe rritjen e pritshme të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm pas gjashtë vitesh recesion. Gjithashtu, iu referua zhvillimeve shumë pozitive në fushën e turizmit, si dhe vizitës së kryeministrit dhe presidentit të Kinës në Greqi. Kancelarja Merkel, e cila vizitoi para disa javësh Kinën, shkëmbeu me kryeministrin Samaras mendime për marrëdhëniet ekonomike të Europës me vendin e madh aziatik.