Liderët e BE-së nuk arrijnë marrëveshje për postet kyçe në union

13

komisioni-evropianLiderët e Bashkimit Evropian nuk arritën të emërojnë shefin e ardhshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, që do ta zëvendësonte baroneshën Catherine Ashton si dhe pasardhësin e e kryetarit të Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy. Krerët e qeverive të BE-së janë takuar në Bruksel me shpresën për caktimin e një prej posteve, por disa pjesëmarrës kanë kërkuar një marrëveshje, sipas së cilës dy zyrtarët e lartë të emëroheshin në të njëjtën kohë. Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini ka qenë favorite për postin e Ashtonit, por është konsideruar e re në këtë post, ndprkohë që favoritja për presidencën e Këshillit, kryeministrja daneze, Helle Thorning-Shmid, duket se nuk ka pasur mbështetjen e Francës. Vendimi është shtyrë deri më 30 gusht, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i BE-së./