Lorik Cana: Nuk mund të ktheheshim në lojë, ishim të lënduar

canaKapiteni i Kombëtares Shqiptare ka folur pas incidenteve në Beograd duke sqaruar situatës se si ka ndodhur. Cana deklaroi për Supersport se ai dhe lojtarët mbrojtën flamurin dhe nuk bënë gjë tjetër.

“U afrova për ta qetësuar situatën, por e pashë tifozin duke e goditur Balajn në kokë dhe është normale për mua që të shkoj dhe ta mbroj”.

Besoj që e keni parë pak a shumë atë që ndodhi. Ata e përdhosën flamurin. Lojtarët tonë shkuan për ta marrë flamurin dhe aty ja filloi të nxehet situata.

Gjithçka kishte qenë brenda kontrollit nëse sigurimi do të mbante tifozët jashtë. Por, mandej u futën tifozët në fushë dhe mandej situata doli jashtë kontrollit. Lojtarët tonë u goditën me karrige dhe kjo nuk është normale. Xhaka u gjakos në hundë dhe shumë tjerë u lënduan. Ne folëm me Ivanovic dhe ai shpehu keqardhje për situatën”, u shpreh Cana.

Serbi-Shqiperi, tifozet serbe godasin lojtaret shqiptare

serbia-kosovo-6401Skandal ne ndeshjen Serbi-Shqiperi! Ne minuten e 42 te ndeshjes, tifozet serbe kane hyre ne fushe duke detyruar arbitrin e takimit te nderprese ndeshjen dhe te therrase te gjithe lojtaret ne dhomat e zhveshjes.

Situata u tensionua jashte mase kur nje flamur shqiptar “œfluturoi” mbi stadiumin e Partizanit te Beogradit. Menjehere tifozet serbe u irrituan duke hedhur shashka ne fushe dhe duke detyruar arbitrin te nderprese takimin ne pritje te qetesimit te situates.

Por, kur Mitrovic e kapi flamurin per ta hequr nga fusha, nderhyri Xhaka dhe Lila dhe aty nisi nje sherr masiv ne te cilin u perfshine te gjithe lojtaret ne fushe dhe ata te stolit.

Tentivat e futbollisteve te Serbise per te dhunuar flamurin shqiptar dhe hyrja e tifozeve ne fushe per te sulmuar lojtaret kuqezi sigurisht qe nuk doli ashtu sic e prisnin mijera serbe.

Xhaka dhe Lila mbrojten flamurin shqiptar, nderkohe qe Cana, Balaj, Agolli, Hysaj dhe Lila jane vetembrojtur nga sulmet e tifozeve serbe te cilet kaluan gardhin, u futen ne fushe dhe tentuan te merrnin nga duart e lojtareve tane flamurin shqiptar.

UEFA do te marre nje vendim per fatin e ketij takimi ne ditet ne vazhdim.

Mediat serbe: Po na pushton Shqipëria

Kombetarja-para-miqesores-me-LituanineMediat serbe kanë alarmuar situatën në Beograd duke thënë se gjithçka mund të ndodhë aty sepse shumë kosovarë kanë arritur atje.

Fotografitë e publikuara të disa shqiptarëve në Beograd kanë shtyer serbët edhe të frikësohen nga ngjarje te mundshme që mund të shkaktojnë shqiptarët.

“Shqiptarët kanë arritur në mënyra të fshehta. Disa kanë ardhur nga Presheva, ka të tillë që kanë ardhur nga Shqipëria, por plot edhe nga Kosova. Situata mund të eskaloi nga ta sepse janë të njohur për dhunë. Kjo nuk është e tëra sepse edhe tre autobusa mund të nisen para ndeshjes dhe kjo gjë është shqetësuese” thuhet në mediat serbe

UJI NË TOKË ËSHTË MË I VJETËR SE DIELLI

sole e terraMeqënëse uji është një nga ingredientët kryesorë të jetës në Tokë, shkencëtarët duan ta dinë si arriti aty. Një teori ishte që uji në sistemin tonë diellor u krijua në fillimet e lindjes kimike të Diellit. Ky rast, do të sugjeronte që uji do të gjendej vetëm nëpër yje të veçantë që formohen në mënyra të veçanta. Por një studim i ri, i publikuar sot nga revista Science, sugjeron që uji në planetin Tokë, ka ekzistuar kohë para se Dielli ynë të kish lindur. Dyshimet jane që ka ardhur nga hapësira ndëryjore. Kjo është sigurisht diçka që ka per të të kaluar në mendje, herën tjetër kur të pish një gotë ujë. Por është edhe diçka e hatashme, sepse me këtë kuptojmë që uji ynë, ndoshta dhe vet jeta në këtë planet, ka ardhur nga përtej galaksisë. “Nëse uji në fillimet e Sistemit Diellor është trashëguar fillimisht si akull nga hapësira ndëryjore, atëhere ka mundësi që akuj të ngjashëm, bashkë me njësitë organike që përmbajnë, janë të gjindshme nëpër shumë apo të gjitha disqet proplanetare rreth yjeve që formohen” shpjegon autori i studimit Konel Aleksandër. Studiuesit nxorrën si përfundim që një pjesë e konsiderueshme e ujit në Tokë ka ardhur nga hapësira ndëryjore, duke parë në bollshmërinë e hidrogjenit dhe deuteriumit.

Rama tifozëve: Mbështesni Shqipërinë

Rama-ne-kompjuterKryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje tifozëve dhe popullit shqiptar të mbështesin kombëtaren tonë në sfidën e sotme përballë Danimarkës në “Elbasan Arena”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Kryeministri fton tifozët kuqezi të përcjellin sa më tepër energji pozitive për Kombëtaren, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale. “Forca Shqipëria sonte në ‘Elbasan Arena’ dhe t’u përcjellim kuqezinjve sa më shumë energji pozitive edhe nga rrjetet sociale” shkruan Rama.

E ndërsa pritet që në orën 20:45, në stadiumin e ri të “Elbasan Arena” të luhet ndeshja Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit “France 2016”, Rama ka postuar në rrjetet sociale edhe disa foto nga stadiumi i  Elbasanit.

PBS, emision për bregdetin dhe trashëgiminë kulturore

vlorePër herë të parë në Shqipëri televizioni publik amerikan PBS, Public Broadcasting Corporations në një emision për bregdetin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore.

Me ftesë të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrinti, ka mbërritur në bregdetin tonë, një grup xhirimi  amerikan i PBS-së.që realizon një  emision  të ndjekur nga mbi 20 milion amerikanë, është fokusuar në xhirimet e  potencialit turistik të bregdetit shqiptar, planet për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vecanti fshatrat e bregdetit.

Por në veçanti, ekipi amerikan u fokusua në prezantimin e modelit të sukseshëm të Butrintit si një prej modeleve funksional për ruajtjen e trashegimisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Drejtori i Agjensise Kombëtare të Bregdetit ka prezantuar për ekipin amerikan të PBS histroinë e krijimit të Parkut Kombëtarë të Butrintit si dhe sfidat për ruajtjen e tij nga zhvillimet e pa planifikuara. Butrinti ka qenë stacioni i qëndrimit  të ekipit amerikan dhe fokusi i emisionit ”Wscape Seeker” i cili në fundin e nëntorit do të prezantohet për publikun amerikan.

Ekipi i Televizioni Publik Amerikan mberriti në  Bordin e anijes së famshme “Windstar” anije e cila për herë të parë shkelte brigjet shqiptare.

Mbritja e kësaj anije në Shqipëri  është  një lajm i mirë për turizmin shqiptar pasi “Windstar”  është një prej anijeve më të famshme në botë e cila në saj të teknologjisë së saj të sofistikuar perdor për lundrim një kombinim  të velave dhe motorëve të saj.

Ekspertët holandezë dhe australianë anullojnë punimet

avion rusiPolicët e paarmatosur holandezë dhe australianë të pranishëm në lindje të Ukrainës anulluan sot zhvendosjen e tyre drejt vendit të rrëzimit të avionit MH17 për shkak të luftimeve, njoftoi një përgjegjës i misionit të OSBE-së në rajon.
“Luftimet vazhdojnë. Ne nuk mund të marrim rreziqe për sipër. Situata në çështje sigurie në rrugën për në vendin e rrëzimit të avionit si dhe vetë në zonë është e papranueshme për një mision vëzhgues të paarmatosur”, theksoi ai.
“Goditje artilerie u dëgjuan sot rreth një kilometër larg zonës së rrëzimit të avionit malajzian në lindje të Ukrainës, në një zonë nën kontrollin e separatistëve prorusë”, sipas raportimeve të gazetarëve në terren.

“Kishte tym të zi në zonën pranë vendngjarjes dhe njerëz që aratiseshin, madje edhe një pikë kontrolli e rebelëve që ndodhej aty pranë ishte braktisur”, sipas të njëjtave raportime./

Kolumbiani Falcao do të luajë javën e ardhshme ne Emirates Cup

2301-Falcao-futbollisti-i-MonakosSulmuesi i mirenjohur i Monaco, kolumbiani Radamel Falcao, i demtuar rende ne gjurin e djathte ne fund e janarit 2014, do te luaje ne Emirates Cup, qe Monaco do te diskutoje ne Londer javen e ardhshme, beri te ditur trajneri i tij, Leonardo Jardim, te dielen gjate nje konference shtypi.
“Ai eshte ne periudhen perfundimtare te rikuperimit”, theksoi Leonardo Jardim. “Pritet qe brenda javes ai te rikuperohet plotesisht e te jete i gatshem per te luajtur ne Emirates Cup ne Angli”, deklaroi ai.
Monaco do te luaje me 2 e 3 gusht ne Emirates Cup ne “Emirates Stadium” te Londres e do te ndeshet me Valencian (2 gusht) dhe me Arsenalin.

Pse 4 vjet për të zbuluar vjedhjen në BSH?!

Leket_shqiptareFatos Mahmutaj

Vjedhja e rreth 4.3 milion eurove në Bankën e Shqipërisë nga ana e punonjësve të saj nuk është skandali i vetëm në këtë institucion. Prej vitesh, ose me saktë që në fillim te viteve ’90 janë publikuar herë pas here fragmente lajmesh për vjedhje dhe abuzime me thesarin e shtetit shqiptar, direkt në kasafortë. Padyshim, që njëra pas tjetrës shumat e përfunduara në xhepat e hajdutëve kanë njohur vetëm rritje. Nuk po flasim këtu për vjedhjet ‘me letra’, por vetëm ato ordineret, njëlloj si rasti i këtij tipit të fundit që mbushte xhepat me kartëmonedha dhe dilte i qetë. Një tjetër vjedhje, në përmasa më të mëdha por që u mbyll paq nga drejtësia shqiptare ishte vjedhja e thesarit në Kërrabë. Themi paq, pasi mbi 350 kg monedha ari, shekullore, me vlerë të numizmatike u llogaritën sikur të ishin kallëp metali. Pra, llogaritur sipas bursës së arit në vitin 2001, ato u vlerësuan në vetëm 2.7 milionë euro. Në bazë të kësaj shifre procedoi më tej edhe drejtësia shqiptare, kur dënoi një ish-ushtarak për ‘shpërdorim detyre’ dhe tre hamejtë që u tërhoqën zvarrë me qeset e floririt nëpër labirintet e malit të Kërrabës. Përfundimisht drejtësia në verdiktin për këtë çështje arsyetoi se ushtaraku që u dënua me 20 muaj burg, nuk kishte përfituar asgjë nga shuma e vjedhur, por kishte shpërdoruar detyrën duke mos i bërë verifikimin floririt në tunel. Ndërsa ky nga ana e vet, duke pretenduar pafajësinë argumentoi se ishte vetëm një prej katër përgjegjësve dhe se zotëronte veç një nga katër çelësat që nevojiteshin për të hapur derën e tunelit ku ruhej thesari. Qëllimisht kjo derë ishte lënë pa hapur për më tepër se katër vite, me pretekstin se brava ishte ndryshkur. Vetëm pak kohë pas përfundimit të gjyqit, dhe vuajtjes së dënimit, ky vdiq në mënyrë misterioze, (u fol për kancer), ndërsa nuk arriti dot të shpjegohej para shkallëve të larta të gjyqësorit apo edhe komisioneve parlamentare të ngritura për këtë punë. Kjo për faktin e thjeshtë se askush nuk pati interes ta dëgjonte. Vendimi i togave të zeza ishte një garniturë perfekte për të justifikuar politikanët përpara shqiptarëve me shprehjen: ‘Kur flet drejtësia, të tjerët heshtin’. Kurse tre barinjtë nga Kërraba e Vogël, që u përdorën thjesht si hamej dhe u shpërblyen me dy qese të plota floriri dhe një tjetër përgjysmë (kjo e fundit u gris gjatë rrugës nëpër zgavrat midis malit dhe pjesës së betonuar), nuk folën kurrë, as para hetuesve, as para gjykatës, as gjatë vuajtjes së dënimit dhe afërmendsh, për më tepër, as tani që jetojnë me familjet e tyre në Pezë dhe Kërrabë.

Tani, 15 vjet më vonë, përsëritet e njëjta histori. Gjendet një hajdut i rëndomtë që për rreth 4 vjet paska vjedhur thesarin e shtetit dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Shefja e vet, mjaftohej që kg në kasafortë nuk kishin ndryshuar, edhe pse ishin letra dhe jo para. Instinktivisht me lindin pyetjet: Pse të mos hapej kasaforta dhe përgjegjësit të numëronin tufat e parave?! Fundja, a nuk ishte kjo detyra e tyre, të paktën për të justifikuar super pagat që firmosin çdo muaj?! Katër vjet ka vazhduar vjedhja, pra d.m.th inventari i fundit duhet të jetë bërë më parë se kaq, ose ndoshta nuk është bërë kurrë?! Ajo që nuk arrij të kuptoj janë këto katër vite: Pse u dashkan çdo herë katër vjet për të zbuluar vjedhjen në kasafortat e Bankës së Shqipërisë?! Mos vallë për të fshehur hajdutët e vërtetë dhe për t’ua lënë fajin ordinerëve me vese? Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim të shohim se cili do të jetë naivi torollak që do të vdesë ‘nga kanceri’ në këtë dosje…

Asgjësohen 5941 rrënjë kanabis sativa

kanabis25941 rrënjë kanabis sativa u sekuestruan ditën e sotme në Shkodër, në sajë të një operacioni të ndjekur nga policia e qytetit për asgjësimin e bimëve narkotike.

Policia e Shkodrës ka evidentuar 25 parcela me lëndë narkotike në katër fshatra të qytetit verior. Konkretisht:

3440 bimë kanabis sativa, në fshatin Vasiaj, komuna Shllak

370 bimë kanabis sativa në fshatin Mazrrek, të komunës së Gurit të Zi

666 bimë kanabis sativa në Vaun e Dejës, dhe

1465 bimë kanabis sativa në Vig Mnelë.

Aktualisht policia po punon për të gjetur autorët përkatës.