Duma: Kompania e Veliajt kishte vetëm tre punonjës

Grida dumePartia Demokratike ka akuzuar qeverinë për abuzimin financiar me dekorimin e Tiranes për vizitën e Papës, duke pohuar se kompania fituese e Veliajt ka pasur vetëm 3 punonjës, por sërish i janë dhënë me prokurim të drejtpërdrejtë 394 milionë lekë.

“Rama heshti, nuk dha asnjë shpjegim për skandalin e 394 milionëve, që iu dhanë kompanisë së Veliajt me rastin e vizitës së Papës”, u shpreh koordinatoria në Partinë Demokratike, Grida Duma, gjatë një deklarate për mediat te dielen.

Ajo theksoi se “fakte të reja që dalin në dritë e thellojnë skandalin, edhe pse Edi Rama hesht, edhe pse sulmon opozitën sa herë gjendet para provave të pakontestueshme. Kompania e Veliajt, EAG, që nga dita e krijimit dhe deri sot, e pasuruar me 394 milionë lekë me një dorë, ka pasur vetëm 2 ose 3 punonjës. Ndërsa populli sot eshte gjithnjë e më i papunë, gjithnjë e më shumë i zhytur në halle”.

Kuzhinierët e infiltruar, vrasin 1200 xhihadistë të ISIS-it

isisRreth 1200 xhihadistë kanë gjetur vdekjen nga ushqimi i helmuar nga agjentët e infiltruar, ndërsa 15 të tjerë kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në një prej kampeve të ISIS-it, ku disa agjentë të infiltruar si kuzhinierë, kanë mundur që të helmojnë xhiadistët. Pasi kanë servirur pjatat e tyre të helmuara, agjentët kanë pasur mundësi të largohen nga kampi, duke lënë një bilanc prej 1200 të vdekurish.

Besohet se helmuesit janë ish-ushtarë të ushtrisë së rregullt siriane. Ata kanë lënë gradat e tyre dhe iu janë bashkuar formacionit që lufton ISIS-in.

Zhdukja e xhihadistëve ka kërkuar mijëra mënyra dhe vrasja me anë të helmimit të ushqimit ishte një nga ato. Agjentët ishin të zotët që të krijonin besimin e ISIS-it, për të marrë në dorëzim gatimin.

Të mos vrasësh Sorkadhen

ARTUR zhejiArtur Zheji

Sorkadhja, kur e vrasin kthen kokën nga Lindja dhe qan! – më rrëfeu ca ditë më parë Biku, një fshatar eshtak, punonjës gjithçkabërës në një hotel luksoz në fshatin Dardhë. “Ka nga ata gjuetarë të pashpirt që e vrasin sorkadhen edhe kur është me të vegjël pas, por kur unë ndeshem me këta, u bërtas dhe përleshem”, vijon gjithçkabërësi, që çan dimrave borën e trashë të malësisë së Korçës dhe i ka gati lotët për sorkadhet, me sa duket shoqet e veta të bashkëvuajtjes të botës së gjallorëve. Pavarësisht nëse je sorkadhe apo njeri me gjakësi ujku.

Nëse flet me dardharët e paktë të mbetur, ata të mburren me të drejtë se e kanë mbrojtur si pakkush kurorën e pyllit të tyre. Dhe rrugëve të fshatrave andej, por sigurisht edhe rrugëve të fshatrave gjithandej, në këto javë dhe muaj, ashtu si edhe ndodh çdo vit, masakra e pyjeve pa Zot, loton luginë mbë luginë dhe shkrep më shkrep. Kjo natyrë përrallore për nga magjia dhe pasuria, është pushtuar nga banda njerëzish të egër, që e vrasin, si sorkadhet, apo e shfarosin, si pyjet, zhavorret, mermerët dhe gjithçka që shitet e blihet dhe që mund të grabitet pashpirtësisht.

Dhe Biku, apo një si Biku, si dikur i fundmi i Mohikanëve në Amerikën e largët, është një rojtar i armatosur me një pastërti çarmatosëse ndërmjet dy botëve. Njërës, bota e sorkadheve dhe luadheve të vërteta, të prekshme dhe me aromë, që po vdes dhe tjetrës, prej plastmasi, silici, iluzive dhe virtuale në tërësinë e vet.

Sigurisht një gjuetie të tillë në botën reale që po vdes, nuk i shpëtojnë as edhe shqiponjat. Nuk flas këtu për shqiponjat e stamposura mbi cohë të kuqe, por për ato shpendë që dikur mendohej apo thuhej se kishin me shumicë “malet tona të larta”. Në këtë shkretëtirë që me neps duam të mbjellim në tokë të të parëve, kemi ngritur dhe ngremë çdo ditë pika karburanti, kioska, paloshtëpira, mejhane, qilima betoni që gurgullon nga kokrrat e zhavorrit dhe të rërës së plazheve e lumenjve, një peizazh pra i zhgarravitur si askund rrotull nesh, nga një ndotje e përgjithësuar estetike. Nga një bashkëjetesë me zhulin dhe shëmtinë, që dëshmon antikulturë, dhunë dhe varfëri.

Porse kontrasti është i madh kur sheh krehjen dhe kremosjen e borgjezëve dhe borgjezkave të reja, që nga veturat e tyre të shtrenjta, mbasi hedhin rrugëve mbeturinat e rastit, nisen aeroporteve të Evropës apo të tërë Dynjasë, për të shpenzuar dorëshpenguar milionat e fituara, nga mbitoka, deti, nëntoka dhe njerëzit milingona të këtij vendi. Dhe bëjnë mijëra foto dhe selfie, ku shfaqen në shkëmbimet më së shumti idiote në fb, duke prekur shtylla mermeri, duke ledhatuar skulptura, duke pozuar me kryeveprat e natyrës apo të artit që bota i ka, ndërsa këta, po këta, këtu, në vendin nga u nisën, i dhjesin, i pshurrin, apo i vrasin, mbasi i zhvasin.

Kjo supë e pështirë, gatuar me injorancë, meskinitet, me zgavra kafkash pa tru dhe pa ndjenjë, ky lëng i trashë mediokriteti dhe kotësie derdhet ngado ku mundet, zyrave të larta të vendimmarrjes, vilave të banuara nga fantazma të vetëkënaqura, barakave ku ngjizen, shtohen dhe kultivohen skllevërit e së nesërmes.

E pra, në këtë zvarritje, ecje apo rendje, të një pothuaj bimësie turmash njerëzore që shtriqet horizontalisht, përgjithësisht e pakuptimtë.

Pa Zot, pa Atdhe, pa Qëllim.

Në vend të ndjenjës apo zemrës, një makinë llogaritëse. Me shpinë ndaj njëri-tjetrit. Me thikë në brez dhe me maskë në sy.

Mirëpo ndoshta Biku thatan, i punësuar në Dardhë por jo nga Dardha, Biku që çan borën dymetroshe dhe nuk i trembet ujkut, çfarëdo ujku qoftë ai, me një buzëqeshje të harruar shenjtori, Biku pra, që ndoshta askush apo pakkush e njeh, bart në psherëtimën e tij të vetmuar për vdekjen e Sorkadhes, aq Frymë dhe aq pastërti shpirtërore, saqë do të mjaftonte për të pastruar për ca kohë frymët e rënda të së ashtuquajturës elitë, që krekoset majë koteceve tona nacionale.

Sepse Biku, si edhe ndoshta të tjerë të panjohur si ai, mbrojtës së jetës së mbetur dhe mbrojtës të jetësores së shfarosur, kanë, ndoshta pa e ditur as vetë, një Ideal dhe një qëllim. Që është mrekullisht mënyra e tyre e jetës.

Vetitë e mrekullueshme të limonit

limonePervec se i jep shije mishit dhe sallates si dhe freswkon cajin, limoni ka edhe nje mori efektesh te tjera te dobishme. Ai mbron nga gripi, ul temperaturen, qeteson bajamet e pezmatuara dhe lehteson dhimbjet reumatike, mes shume dobive te tjera.
Vetite sheruese
Limoni vecanerisht vleresohet per vetite dezifektuese dhe kunder hemorragjise. per qellime mjekesore perdoret levorja dhe lengu i limonit. Levoz hgat pasi qerohen nga pjesa e bardhe sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes te stufa, ne temperature te ulet deri ne 40 grade celcius. Ne temperatren e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lageshtia e mjedisit. gjithashtu perdorim praktik kane gjetur edhe farat, gjethet dhe lulet e limonit.
Freskues
Lengu i limonit ka gjetur perdorim si freskues ne prodhimin e limonades, ne pergatitjen e embelsirave dhe te guzhinesshtepiake. Limoni perdoret per pegatitjen e limonatave, sikurse portokallet dhe mandarionat. vaji eterik i levozhges perdoret per prodhimin e ujit te kolonjes. nga lengu i limoneve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetem nga levozhgat e limonit prodhohet recel aromatik i cilesise se mire, por receli mund te pergatitet edhe nga lulet e tij etj. Frutat e limonit permbajne acid askorbinik (vitamine C), vitamina P,B dh karotine, acid citric, sheqer dhe levozhga vaj eterik.
Gripi
Vetite mjekesore te limonit kushtezohen nga prania ne te e nje sasie te madhe vitaminash, kryesisht te vitaminave C dhe P. nga te gjitha agrumet, limoni ka afekt sherues me te theksuar. Ato perdoren kunder semundjeve qe sherohen me ethe, jane freskuese dhe ulin temperaturen.
Efekt te dukshem ato japin ne hipovitaminozat. limonat konsiderhen si ilaci me i mire ntiskorbutik dhe duhet te perdoren nga te gjithe. Ne gjendje gripale dhe me temperature, personat e rritur mund te perdorin keshillen praktike qe vijon
Merret nje kokerr limon dhe shtrydher lengu i tij ne nje gote. Aty shtohet edhe nje filxhan me raki rrushi te ngopur me pare dhe perzien, therrmohet dhe hidhet ne gote 1-2 kokrra aspirine. Lengu i pergatitur pihet njeheresh i ngrohte, 2-3 ore para ose pas buke.
Tretes
Limoni ka veti te mira tretese ne stomak, eshte freskues i kendshem dhe nxit oreksin qe mund te jete prere nga semundje te ndryshme. ne keto raste perdoret lengu i limonit ne trajte limonade ose ne caj apo gjelle.
Ne saje te vetive rrudhese dhe antitoksike, lengu i limonit perdoret me efekt kunder barkutdhe diarrese, me pak ose pa sheqer. Rezultate te mira ka dhene lengu i limonit gjate perdorimitkunder acarimeve te mukozes se gojes dhe te grykes, duke bere larjen dezifektuese ne forme gargaresh.
Bajet
Limoni ka gjetur peredorim te gjere kunder acarimit ose qelbezimit te bajave. ne keto raste keshillohet te pergatitet kjo kure.
Merret nje kokerr limon me madhesi mesatare, pritet ne mes ne drejtim te gjeresise dhe te dyja gjysmat vendosen ne nje pjate mbi zjarr derisa te ngrohet lengu qe permbajne. pastaj nga pjesa e prere te dyja gjysmat, te ngroihta, vihen ne te dyja anet e qafes, ne vendet mbi bajamet, lidhen me garze dhe lihen aty derisa te ftohen. ky veprim perseritet 2-3 here ne dite, ne darke para gjumit.
Melcia
Limoni perdoret edhe per sherimin e semundjeve te melcise. Me teper rezultat ka dhene ky kombinim.
Per 20-30dite rrjesht, cdo dite ne mengjes, nje ore para buke, pihet lengu i nje kokrre limoni se bashku me nje luge gjelle vaj ulliri dhe njeluge gjelle mjalte. Kjo keshille perdoret edhe nga organizmat e dobesuar, ata qe kane kaluar ndonje semundje, per rivendosjen e oreksit dhe te shendetit te tyre. keshilla e permendur jep rezultate te mira kunder semundjes se verdhezes.
Temperatura
Limoni ben mire edhe per uljen e tepmeratures. limonoterapiandikon ne riperteritjen dhe vetepastrimin e pergjkithshem te organizmit nga kriperat e kristalizuara. Ai zgjat jeten dhe gjalleron mendimin.
Limoni ka veti te mira diuretike. Lengu i tij perdoret me efekt ne luftimin e gureve te veshkave dhe fshikezes urinare. Per kete qellim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni cdo dite per nje periudhe prej 1-3 muaj. Edhe levozhga e frutave (lekura) ka gjetur mjaft perdorime. Ajo permban vaji esencial, alkoole te ndryshme, vitamine A, B1 etj. Vaji esencial ka aftesi per te vrare bakteret, si dhe per te ndaluar veprimtarine e tyre.

Blindohet Beogradi për vizitën e Ramës

edi rama-4Tre ditë nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi, mediat serbe raportojnë se Beogradi do të jetë i blinduar të hënën për garantimin e sigurisë.

Gazeta serbe “Kurir” bën me dije se autoritetet serbe të sigurisë do të kenë të njëjtin nivel sigurie si gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, nënpresidentit amerikan Xho Bajden dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“ Kjo është një vizitë e Kryeministrit të një vendi tjetër. Gjithmonë ka një vlerësim të vërtetë të sigurisë, dhe si janë gjërat tani, do të angazhohen disa mijëra policë. Nuk është e specifikuar ende nëse Rama mund të ecë në këmbë në Beograd apo diçka të tillë, e cila do të kërkojë masa shtesë të sigurisë – thotë një burim për “Kurir”.

Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare dhe delegacioni që do ta shoqërojë do të qëndrojnë në Beograd në hotelin me 5 yje “Hyatt”. Një fakt i tillë është konfirmuar nga Ambasada jonë në Beograd.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd ishte parashikuar për në tetor, por incidentet ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri palët ranë dakord për ta shtyrë atë në 10 nëntor.

Xhuvani mbetet në burg, mungojnë familjarët

xhuvani gjyqGjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Kostandin Xhuvanin, i cili akuzohet si i dyshuari kryesor i masakrës së 4 nëntorit në një lokal nate në Tiranë, duke shkaktuar katër viktima. Xhuvani akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Gjatë dhënies së masës së sigurisë nuk ka pasur asnjë familjar të Xhuvanit në sallë, përveç avokatit të tij, i cili pas seancës tha se futja e tij me pranga në duar në kafazin e hekurt nuk ishte e arsyeshme, duke vërejtur shkelje procedurale.

Më pas 26-vjeçarit i janë hequr prangat nga duart, duke qenë i shoqëruar gjithsesi nga dy oficerë të forcave speciale.

I arrestuari i masakrës në lokalin e natës në Tiranë, ka kërkuar si avokat Ardian Lekën, i cili nuk ishte i pranishëm.

Gjyqtare e çështjes ka qenë Enkela Bajo, ndërsa Xhuvanit iu caktua nga gjykata si avokat Violent Coniku. Ky i fundit, ka pohuar pas seancës për mediet, se i ka kërkuar klientit të tij të mos japë shpjegime, përveç pyetjeve të gjyqtares për gjeneralitetet e tij.

Shpërblehen policët që prangosën Konstandin Xhuvanin

kostandin-xhuvaniKreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa dhe nëndrejtori i Sektorit të Krimeve të Rënda në këtë Drejtori, Rebani Jaupi, kanë përgëzuar duke i premtuar edhe një rrogë shtesë efektivëve të Policisë, të cilët realizuan kapjen në kohë të Konstandin Xhuvanit, i dyshuari kryesor për vrasjen e katër personave mëngjesin e të martës.

Burime pranë Policisë së Kryeqytetit bëjnë të ditur se dy zyrtarët e lartë të Policisë janë paraqitur në Komisariatin numër 1 Tiranë, pjesë e të cilit jane dhe dy efektivët që realizuan ndëhyrjen e menjëhershme mëngjesin e 4 nëntorit, duke vënë në pranga Konstandin Xhuvanin.

Reagimi i forcave blu ishte i menjëhershëm dhe brenda 7 minutave është bërë arrestimi i autorit të dyshuar, Konstandin Xhuvanit, si dhe mikut të tij, Erald Sida, ndaj të cilit rëndon akuza e moskallëzimit të krimit.Ngjarja e rëndë që tërhoqi vëmendjen e opionit publik ndodhi dytë ditë më parë në një lokal nate pranë Rrugës së Elbasanit, kur rreth orës 04.00, Konstandin Xhuvani pas një zënke të momentit vrau katër persona, tre të rinj dhe një italian i pranishëm në lokal atë mëngjes, por që nuk kishte lidhje me ngjarje.

Gjatë protestave në Bruksel, kundër reformave për pensionet dhe punën

Gjatë protestave të sotme në Bruksel, kundër reformave të fundit për pensionet dhe punën Yves Herman, Reuters
Gjatë protestave të sotme në Bruksel, kundër reformave të fundit për pensionet dhe punën Yves Herman, Reuters
Gjatë protestave të sotme në Bruksel, kundër reformave të fundit për pensionet dhe punën Yves Herman, Reuters

 

Belgjika rigrumbullon Januzajn

janjanuzaj500Talenti kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, është ftuar në përfaqësuesen e Belgjikës për dy ndeshjet e radhës ndaj. Marc Wilmots, trajneri i Belgjikës, e ka publikuar listën me emrat e futbollistëve që i ka ftuar për ndeshjen miqësore ndaj Islandës, dhe atë kundër Uellsit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Franca 2016”.

Në mesin e futbollistëve të ftuar, figuron edhe emri i futbollistit kosovar që luan për Manchester Unitedin, Adnan Januzaj. Pavarërisht se Januzaj nuk po aktivizohet, Belgjika ka ende besim tek talenti kosovar.

BQE-ja përgatit masa të reja për mbështetjen e eurozonës

EuroscepticismPresidenti i Bankës Qendrore Evropian (BQE), Mario Draghi deklaroi sot se këshilli i guvernatorëve i ka kërkuar shërbimeve të institucionit të trajtojë përgatitjen e masave të reja për të mbështetur ekonominë.

“Këshilli i konfirmoi shërbimeve të BQE-së dhe komiteteve që merren me sistemin euro, përgatitjen në kohë të masave të reja, në rast se ato do të jenë të nevojshme”, tha Draghi gjatë konferencës për shtyp mujore në Frankfurt.

Këto masa të reja mund të marrin trajtën e blerjes së kredive, publike ose të kompnaive sipas modelit amerikan, ky veprim u përshëndet menjëherë nga Bursat evropiane.

Draghi përsëriti se bakierët e bankave qendrore ishin unanimisht dakort në përdorimin e masave të tjera jo konvencionale me ato që janë duke u aplikuar, nëse është e nevojshme, një manovër kjo e përsëritur shpesh herë muajt e fundit. “Por ne do të bëjmë një hap më shumë duke kaluar në përgatitjen kokrete të kësaj”, vazhroi ai.

“Dy janë kriteret kryesore për të vendosur nëse duhen aplikuar, i pari është jo efektshmëria e masave tashmë të marra, dhe i dyti është një degradim i ri i prespektivave për evoluimin e çmimeve”, theksoi Draghi.