Blindohet Beogradi për vizitën e Ramës

Share This
Tags

edi rama-4Tre ditë nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Serbi, mediat serbe raportojnë se Beogradi do të jetë i blinduar të hënën për garantimin e sigurisë.

Gazeta serbe “Kurir” bën me dije se autoritetet serbe të sigurisë do të kenë të njëjtin nivel sigurie si gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, nënpresidentit amerikan Xho Bajden dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“ Kjo është një vizitë e Kryeministrit të një vendi tjetër. Gjithmonë ka një vlerësim të vërtetë të sigurisë, dhe si janë gjërat tani, do të angazhohen disa mijëra policë. Nuk është e specifikuar ende nëse Rama mund të ecë në këmbë në Beograd apo diçka të tillë, e cila do të kërkojë masa shtesë të sigurisë – thotë një burim për “Kurir”.

Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare dhe delegacioni që do ta shoqërojë do të qëndrojnë në Beograd në hotelin me 5 yje “Hyatt”. Një fakt i tillë është konfirmuar nga Ambasada jonë në Beograd.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd ishte parashikuar për në tetor, por incidentet ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri palët ranë dakord për ta shtyrë atë në 10 nëntor.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>