Ai shprehu keqardhjen e tij për humbjen e kreut të Kishës, duke e cilësuar si një “dhimbje të thellë kombëtare”.
“Kisha Katolike ka humbur princin e saj shqiptar, ndërsa kombi një nga burrat më të shquar, më mendjendritur, një atdhetar të flaktë,” tha Berisha.
Deputeti i PD-së tha se Imzot Rrok Mirdita ishten njeriu që rindërtoi infrastrukturën e besimit në Shqipëri pas regjimit komunist.
“U rikthyer për të ngjallur infrastrukturën e besimit në Shqipëri. Ai ja doli të ndërtojë gur pas guri, vlerë pas vlere Kishën Katolike shqiptare. E bëri Tiranën qendër të veprimtarive të tjera të rëndësishme si dhe përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të madh në arenën europiane e botërore”
Ish-kryeministri tha se kreu i Kishës po largohet duke lënë pas frytet e punës së tij të pavdekshme dhe se lutej që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
Ora News