“Kam 20 vjet në politikë dhe marr rrogë nga taksat tuaja dhe marr rrogë të mirë, e vetmja që kam arritur të bëj është të kaloj nga një apartament me 83 metra2 që kisha, në një apartament me 125 metra2 . Paratë e mia kaq mjaftonin. Nga i dalin atij këto para. Unë i them atij ndërto pesë vila, por trego paratë nga i merr, kjo është e rëndësishme dhe je i detyruar ti tregosh. Se këtu nuk tregon paratë. Në vendin e madh të lirisë njëri nga personalitetet më të mëdha të kongresit amerikan kërkon hetimin tënd për larje parash, se edhe atje nuk tregon origjinën, por politikanët nuk i fshehin dot paratë, politikanët janë të detyruar ti bëjnë publike”,- deklaroi Berisha.