Belgjika gdhihet me një Mbret të ri, Filipin

59

phil22Filipi bëhet Mbreti i ri i belgjëve dhe Matilda bashkëshortja e tij, Mbretëresha e re e vendit.

Të dielën në darkë, ato janë shfaqur për herë të fundit në ballkonin e Pallatit Mbretëror çka nuk ishte e parashikuar në programin zyrtar. Në total, rreth 500 000 persona kanë asistuar në evenimentet e ndryshme të parashikuara për këtë ditë, e cila është njëkohësisht dhe dita kombëtare e Belgjikës.

Alberti, babi i Mbretit të ri ka nënshkruar aktin e abdikimit, herët në mëngjes. Momenti më i veçantë i kësaj dite, ka qenë akti i betimit të mbretit të ri Filip, përpara dy dhomave të parlamentit. Ai u betua në tre gjuhët kombëtare në flamisht, frëngjisht dhe në gjermanisht, se do të mbajë integritetin e territorit belg, një formulë që ka sensin e saj në një vend të përshkruar nga ndarjet nacionaliste midis Flamandëve dhe Wallonëve.

Ndonëse në temperatura të pazakonshme për vendin, rreth 30° celsius, mijëra persona kanë asistuar gjatë paradës ushtarake të zhvilluar për festën kombëtare përpara Pallatit Mbretëror dhe shumë festimeve të organizuara në tërë vendin.

 

Mbreti Filip dhe Mbreteresha Matilde
Mbreti Filip dhe Mbreteresha Matilde