Misteri i Jetimores në Ohio

61

Lost-Hearts600x600Në pyjet e Vermillon në Ohio, SHBA, një histori rrëqethëse qarkullon mbi jetimoren gjakatare, e cila ka marrë jetë fëmijësh. Sipas banorëve vendas, ende vazhdojnë të dëgjohen ulërimat e fantazmave të fëmijëve të djegur në këtë jetimore. Sipas legjendës, kjo jetimore ishte pritëse e qindra fëmijëve. Një natë ndoshta për shkak të ndonjë aksidenti, apo ndonjë akti të qëllimshëm jetimorja u dogj tërësisht. Shumica e fëmijëve pësuan fat tragjik.

Historia duket të jetë e besueshme për vendasit të cilët vazhdimisht i rikthehen kësaj historie duke angazhuar hetime të vazhdueshme dhe kërkojnë për dëshmitarë nëmënyrë që të vërtetojnë atë çka ato besojnë.

Shumë prej tyre kanë deklaruar, se kanë filmuar fantazma fëmijësh në këtë jetimore dhe shumica e këtyre rrëfimeve janë shndërruar dhe në subjekt filmi.

Por, hetuesia gjithashtu është angazhuar duke marrë pjesë në kërkime. Grupe hetuesish fantazmash i kanë publikuar online konkludimet e tyre. Një ndër ato ka qenë dhe një autor libri Horodyski, i cili rrëfen se i ishin dukur të dyshimta këto histori të treguara nga banorët vendas, deri sa një natë, teksa ishte duke regjistruar me kamerën e tij, kishte kapur një objekt të çuditshëm, të shndritshëm. Ajo që pa, e bëri të besojë, se atje padyshim kishte diçka, dhe ne jemi të paaftë të kuptojmë gjera, që nuk kane lidhje me natyrën e Tokës.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të zbulojmë nëse historitë e këtyre fantazmave janë të vërteta. A ka qenë vërtet një jetimore e tillë? A është djegur vërtet deri ne themele së bashku me fëmijët që strehonte? Ndonjë mund te mendoje se një histori e tille ka një magnitude shume të lartë tragjedie kështu që fantazmat e saj, duhen varrosur prej nga nuk mund të rishfaqen më.

Meqë historia ndodhi në vendin e quajtur ‘Lorian County’, filluan kërkimet prej Shoqërisë Historike të këtij vendi. Një arkivist i informuar mbi ngjarjet historike të vendit, thotë se nuk ka pasur asnjë zjarr në jetimore, pasi ajo nuk ka ekzistuar aspak.

Por, nga erdhi atëherë ideja e një jetimoreje te tille? Ne fakt, ne një zgjatim rruge të këtij vendi, ka ekzistuar Jetimorja ‘Light and Hope’. Ajo drejtohej nga John Sprunger dhe gruaja e tij. Ajo u mbyll mbas 14 vitesh, por nuk ka prova të ndonjë zjarri, që kishte përfshirë banesën e këtyre fëmijëve.

Aspekti për të cilin i janë venë pas kësaj historie është thjesht ajo çka u ka ngjarë fëmijëve dhe aspektet mbinatyrore, që e kane shoqëruar këtë, si shfaqje fantazmash dhe zërash ulëritës. Pjesa e pare e kësaj historie zbulohet për shkak të ekzistencës atje të nëe vile te ‘Swift Mansion’, qe ka ekzistuar në atë kohë. Joseph Swift, pronari, e shiti atë pasi kishte falimentuar. Pronari i ri, Nicholas Wilber, ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë. Të katërt kishin vdekur nga sëmundja e difterisë në një kohë shumë të shkurtër. Familja gjithashtu kishte marre pjesë në seanca për të komunikuar me shpirtrat e vdekur të fëmijëve të tyre. Kjo mund te shpjegoje deri në njëfarë pike, aspektin e shfaqjes së fantazmave të fëmijëve.

Për sa i përket djegies, ka pasur një tragjedi të tille në shkollën e quajtur Lake View në Cleveland, e cila mori zjarr dhe ku humbën jetën shumë fëmijë. Nuk ka asnjë dokument që vërteton se kësaj shkolle i referoheshin me ndonjë emër të ngjashëm me jetimoren në fjalë. Por shkolla është djegur vërtet, duke u marre jetën shume fëmijëve dhe disa të rriturve./Skeptical Inquirer/