BE investon 272.75 milion euro, për të promovuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

23
Komisioni Europian/foto Albaniaplus
Komisioni Europian/foto Albaniaplus

Bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor, është simuluar në një logjikë koherente nga Bashkimi Europian. Vendet, që duan të aderojnë në BE, kanë tërhequr vëmendjen e shteteve anëtare të BE-së që nga viti 2007. Financimi, vjen si logjikë e mekanizmave të BE-së, në kuadrin e instrumenteve të asistencës së para-anëtarësimit. Totali i financimit për periudhën 2007-2013, arrin në 11.5 bilion euro.

Komisioni Europian ka përfunduar një seri masash për të nxitur bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, që arrin në shumën 272.75 milion euro, për periudhën 2012-2013. Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar: “Këto fonde janë një lajm i mirë, duke marrë parasysh se bashkëpunimi rajonal është një element qendror i përpjekjeve të BE-së, për të sjellë përpara procesin e reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të ndihmuar rajonin të arrijë prosperitetin ekonomik dhe stabilitetin politik“.

Fondet, do të mbështesin bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare për të mobilizuar mbështetjen financiare, të ndihmojnë zhvillimin e shoqërisë civile, skemën mbështetëse të arsimit, si programet e mobilitetit të studentëve, dhe për të ndihmuar përfituesit, të përmbushin kërkesat për anëtarësim në BE dhe standardet e tyre lidhur me BE-në. Kjo do të plotësojë financimin e programeve të veçanta kombëtare, duke u fokusuar në aspektet rajonale dhe ndihmuar vendet për të mësuar nga përvoja e njëri-tjetrit.

Financimi, ka ardhur si rrjedhojë e programeve multipërfituese dhe ndërkufitare të instrumenteve të BE-së, për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA) për vitet 2012-2013.

Që nga viti 2007, vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, kanë tërhequr fokusin e fondeve të BE-së, dhe përkrahje, përmes një kanali të vetëm – Instrumenti për Asistencën e Paraanëtarësimit. Financimi i përgjithshëm paraaderimit për periudhën 2007-2013 është 11.5 bilion euro.

IPA përbëhet nga pesë komponentë, të cilët janë: Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve; Bashkëpunimi Ndërkufitar; Zhvillimi Rajonal; Zhvillimi i Burimeve Njerëzore; si dhe Zhvillimi Rural.

Ekzekutimi i ndihmës së para-anëtarësimit të BE-së, në kuadër të programit IPA, fillon me përcaktimin e qëllimeve të Komisionit në lidhje me ndihmat financiare sugjeruese. Kjo është pasuar me miratimin e strategjive, bazuar në nevojat e veçanta të vendeve, të cilat janë miratuar gjatë disa javëve të fundit, duke përcaktuar prioritetet për asistencën financiare të BE për periudhën 2011-2013. Hapi tjetër, është përgatitja e programeve, së bashku me përfituesit, për të vendosur kornizën për ndihmën vjetore financiare. Së fundmi, programet zbatohen përmes projekteve të veçanta në vend, ose në nivel rajonal.

Imelda Tasho