BE, 178.7 milion Euro Serbisë për mbështetje të reformave kyçe

62

serbia-eu-Sot, Komisioni Europian ka adoptuar programin kombëtar 2013, për Serbinë nën instrumentet e IPA (Ndihmës së Para-Anëtarësimit). Programi prej 178.7 milion euro do të ndihmojë Serbinë të zbatojë reformat në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike, përfshirja sociale, zhvillimi i sektorit privat, transporti, mjedisi, energjia dhe agrikultura. Këto reforma janë elementë të rëndësishëm të procesit të integrimit europian të vendit dhe do të përmirësojnë direkt jetën e përditshme të qytetarëve serbë. Me Marrëveshjen e sotme, ndihma e Para-Anëtarësimit e BE-së për Serbinë, ka arritur në 2.6 bilion euro. 

“Ky ishte një vit historik për marrëdhëniet e Serbisë me BE-në, me vendimin për hapjen e negociatave dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizm Asocimit. Është e rëndësishme që Serbia të mbajë ritmin dhe të vazhdojë në mënyrë dinamike përmbushjen e reformave kyçe. Fondet e Para-Anëtarësimit të BE-së, që tashmë llogariten në 2.6 bilion euro që prej 2001, do të ndihmojnë në zbatimin e këtyre reformave, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët serbë”,- ka deklaruar Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fyle. 

Ky program do të ndihmojë Serbinë në fushën e sundimit të ligjit duke mbështetur zbatimin e strategjive kombëtare për luftën ndaj korrupsionit, duke përmirësuar sistemin e burgjeve dhe duke fuqizuar pavarësinë dhe kompetencën e sistemit juridik. Fondet do të përdoren gjithashtu, për të fuqizuar efikasitetin e administratës doganore serbe dhe shërbimeve të kontrollit kufitar. 

Fondet do të shkojnë po ashtu edhe për përmirësimin e kapacitetit të administratës publike në nivel qendror dhe lokal, duke zhvilluar menaxhimin financiar publik të vendit dhe prokurimet publike. 34 Komuna në Jug dhe në Jug Perëndim të Serbisë, janë në fokus për zhvillim të kapaciteteve lokale të qeverisjes, zhvillim të kushteve për biznesin, zhvillimi infrastrukturor dhe mbështetje për implementimin e përfshirjes sociale dhe politikave të punësimit.

Zhvillimi i sektorit privat do të mbështetet nëpërmjet masave, që do të përmirësojnë mjedisin për bërjen e biznesit në Serbi, rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve serbe dhe mbështetje të investimeve në kërkim dhe inovim.

Në krye të programit kombëtar IPA të adoptuar sot, fondet e BE-së për Serbinë do të jenë të të disponueshme nëpërmjet  fondeve për Shoqërinë Civile (2.5 milion Euro), programin TEMPUS (4 milion euro) dhe fondet për refugjatët nën Programin Rajonal për Strehim (12 milion Euro).

Instrumentet e Ndihmës së Para- Anëtarësimit, IPA, i ofrojnë një asistencë, vendeve të angazhuara në një proces aderimi në Bashkimin Europian. IPA, synon përmirësimin e efikasitetit dhe koherencën e ndihmës, nëpërmjet një kuadri unik për përforcimin e kapacitetit institucional, të bashkëpunimit ndërkufitar, të zhvillimit ekonomik dhe social si edhe të zhvillimit rural. Ndihmat e Para-Anëtarësimit mbështesin procesin e stabilizim asocimit të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate, në përputhje me specifikat konkrete të tyre./i.t/