Statusi, Panariti: Refuzimi çështje e brendshme e BE-së

46

Edmond_PanaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka deklaruar në një intervistë për NEWS 24, paraditen e sotme se, refuzimi i statusit kishte në thelb çështje të brendshme të BE-së, ishte një dimension dhe disa faktorë që ishin jashtë politikës shqiptare. Por, Panariti shprehet optimist se qershori do të jetë momenti duhur për dhënien e statusit Shqipërisë.

“Statusi pati një hezitim dhe u kërkua më shumë kohë nga vende të veçanta të BE-së. Jam i sigurt se politika zyrtare e Holandës është pro zgjerimit. Është bërë një lobim i jashtëzakonshëm. Zoti Meta vetë ka ndërmarrë një tur shumë dinamik në Gjermani dhe Francë, pa llogaritur faktin që ministrja Gjosha dhe ministri Bushati lëvizën kancelari më kancelari për të shpjeguar reformat që Shqipëria ka bërë. Por ne u futëm në një dimension dhe disa faktorë që ishin janë politikës shqiptare. Janë çështje të brendshme të BE-së. Por qershori nuk është larg, jam i bindur se do ta marrim statusin kandidat. Kur ta marrin statusin në qershor, ne me shumë probabilitet do të kemi dhe një datë për hapjen e negociatave”, u shpreh ministri Panariti.