Gjykata e Tiranës, “arrest me burg” kreut të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu

58

shamikuqjaGjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kreut të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura Mziu shoqërohej nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Gjykata ka plotësuar kërkesën e prokurorisë, për lenie në burg pa afat të Xhelal Mziut deri në fund të kryerjes së hetimeve.

Mziu u arrestua me akuzën për shpërdorim detyre. Kreu i Bashkisë së Kamzës akuzohet për abuzimin në tender në ndërtimin e rrugës Valias i ri – Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.

Xhelal Mziu është zgjedhur në krye të Bashkisë Kamëz më 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë si përfaqësues i Partisë Demokratike .