BE, 10 milionë euro për fermerët

68

fermeret-590x350Fermerët shqiptarë do të përfitojnë 10 milionë euro financim nga Bashkimi Europian, në kuadër të asistencës së paraaderimit, nëpërmjet programit IPA. 15 fermerë kanë përfituar nga granti, 3 milionë euro, në fazën e parë, duke u zgjedhur si projekte konkurruese. Skema Grant “IPARDLike” është bashkëfinancim i BE-së 75% dhe i qeverisë shqiptare, ajo zbatohet nga organizata gjermane GIZ. Ministria e Bujqësisë synon të përfitojnë edhe fonde nga IPA-s për vitet në vijim. “Fermerët dhe agropërpunuesit tanë kanë aktualisht mundësinë të rrisin ndjeshëm investimet e tyre. Ministria e Bujqësisë po negocion me BE-në në lidhje me financimet e ardhshme në kuadër të IPA 2013”- tha Edmond Panariti.

Përfaqësuesi i BE-së u shpreh se rritja e kapaciteteve teknologjike do të ndikojë në prodhim. “Dua të nënvizoj se ky është një projekt 10 milionë euro, kontribut nga paratë e taksapaguesve e BE-së dhe do të zbatohet nga GIZ. Roli që kryen ky financim është ai i rritjes së kapaciteteve të sipërmarrjes në fushën e bujqësisë. Biznesi duhet të riskojë, të konkurrojë për tu bërë pjesë e këtyre fondeve. Nga ana tjetër qeveria të përmirësojë me tej klimën e biznesit, pasi kjo do të sjellë punësim, çka përkthehet në rritje të prodhimit dhe zhvillim ekonomik”- tha Clive Rumbold, kreu i Seksionit Politik, Misioni i BEsë.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë u shpreh se fermerët të mbështetur nga BE-ja duhet të çlirojnë potencialin që ka sektori i bujqësisë në Shqipëri. “Sektori i Bujqësisë në Shqipëri ka potencial të madh dhe ajo që duhet bërë, është çlirimi i këtij potenciali nëpërmjet projekteve konkurruese të fermerëve. Ne në BE dhe Gjermani, duam të jemi partner me ju dhe shohim këtë potencial të çlirohet”- tha Helmut Hoffmann, Ambasadori Gjerman. Në fazën e financimit të projekteve morën pjesë më shumë se 80 fermerë me projektet e tyre, nga ku u përzgjodhën 15 prej tyre. Lezha, Lushnja, Gjirokastra, Shkodra janë disa nga qytetet që kanë thithur fondet e BE-së.